• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

12 shkurt – 26 shkurt 2024, traditat arumune në ekpozitën me punë artizanale

editor by editor
February 15, 2024
in Uncategorized
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Është hapur në Tiranë mbrëmjen e së hënës së 12 shkurtit 2024 ekspozita me titull “Ri-vitalizimi i materies”. Kjo ekspozitë ndodhet në Galerinë pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare dhe paraqet punët artizanale të Ilir Kaçanit. Për të gjithë të interesuarit ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data  12 shkurt – 26 shkurt  dhe në të paraqiten punime artizanale në dru, materiale të riciklueshme, rërë, guacka, tel, metal, litar etj.

Tezgjahu, tradita e zierjes së rakisë, e rrahjes së bylmetit në dybek, kisha dhe besimi fetar etj. janë disa elementë që të sjellin në vëmendje trashëgiminë kulturore dhe nevojën për ta ruajtur atë të gjallë. Autori përmes punëve të tij të krijuara në 5 vitet e fundit, përqendrohet ne tri dimensione kryesore: dashurinë për Shqipërinë, respektin për traditat e pakicës kombëtare arumune dhe pasionin për të krijuarin. Ajo që disa vite më parë nisi për Ilirin si një pasion i çastit u shndërrua me kalimin e kohës në një punë këmbëngulëse dhe të vullnetshme. Autori vjen nga një prej familjeve të respektuara arumune të fshatit Skrofotinë të Vlorës dhe në mjaft prej punimeve të tij elementë të traditave të kësaj pakice kombëtare. Kjo ekspozitë nisur nga situata specifike e autorit vjen edhe nën moton: ‘Çdo aftësi është një mundësi” dhe synon t´i njohë të pranishmit jo vetëm me pasionin për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, me dashurinë për vendin, për origjinën, por mbi të gjitha synon të ngjallë respekt për vullnetin për të punuar dhe për të ndjekur pasionin. Respektimi i traditave, dokeve dhe zakoneve të pakicave kombëtare por edhe sigurimi i kushteve për ruajtjen dhe trashëgiminë e tyre është i një rëndësie të madhe për proceset integruese të vendit në BE. Në përputhje me rekomandimet e BE-së dhe në bazë të ligjit 96\2017 “Per Mbrojten e Pakicave Kombetare në Republikën e Shqipërisë” të gjitha pakicat duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe kushtet për gjuhën amtare, paraqitjen e identitetit te tyre kulturor për ruajtjen e traditave dhe të zakoneve.

You might also like

Gëzuar Pashkët!

Lexo, mendo, shkruaj!

Përfaqësuesja e Fondacionit HM merr pjesë në takimin ndërgjegjësues organizuar nga KKIE dhe (CDI)

Previous Post

Traditat artizanale arumune prezantohen për artdashësit kryeqytetas

Next Post

Fondacioni “H. Martineau mori pjese ne takimin konsultues me OShC-të për përcaktimin e prioriteteve Reload 2024

editor

editor

Related Posts

Gëzuar Pashkët!

Gëzuar Pashkët!

by editor
April 13, 2026
0

Fondacioni "H.Martineau"- Tiranë uron: Gëzuar Pashkët! Krishti u Ngjall!Vërtetë u Ngjall!

Lexo, mendo, shkruaj!

Lexo, mendo, shkruaj!

by editor
April 9, 2026
0

Lexo, mendo, shkruaj!Fondacioni "Harriet Martineau" me seli në Tiranë, zhvilloi sot 8 prill 2026 në mjediset e Bibliotekës "Moikom Zeqo"...

Përfaqësuesja e Fondacionit HM merr pjesë në takimin ndërgjegjësues organizuar nga KKIE dhe (CDI)

Përfaqësuesja e Fondacionit HM merr pjesë në takimin ndërgjegjësues organizuar nga KKIE dhe (CDI)

by editor
December 18, 2025
0

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) organizoi te merkuren e dates 17 dhjetor një takim ndërgjegjësues në bashkëpunim me Institutin...

Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70

Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70

by editor
November 30, 2025
0

Doamna Entela Binjaku, director executiv al Asociatiei " Fondacioni Harriet Martineau" a primit a Diplomă de apreciere pentru participarea la...

Next Post
Fondacioni “H. Martineau mori pjese ne takimin konsultues me OShC-të për përcaktimin e prioriteteve Reload 2024

Fondacioni “H. Martineau mori pjese ne takimin konsultues me OShC-të për përcaktimin e prioriteteve Reload 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar
  • Përfaqësues nga Fondacioni HM marrin pjesë në takimin për shqyrtimin e draft-Raportit Vjetor të Monitorimit të SNRAP 2025-2030 për vitin 2025 

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.