Fondacioni HM i prezanton projektet çdo vit me 31 gusht. Zgjedhja e datës 31 gusht nuk eshte e rastësishme: Kjo date lidhet me 31 gushtin e vitit 2018 kur u nda nga jeta frymezuesi i projekteve te Fondacionit, z. Thoma Binjaku “Mesues i Merituar” si dhe perkon edhe me Diten e Gjuhes Rumune nga viti 2013! Cdo vit Fondacioni HM i mban veprimtarite prezantuese te projekteve ose ne Tirane ose ne qytetin e Fierit. Ky eshte i treti vit qe projektet prezantohen ne sallen e Konferencave te Hotelit “Fieri” ne Fier. Kete vit po zhvillon projektin me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë” me mbeshtetjen e Departamentit për Rumunët e Kudogjendur.

Ky projekt por edhe te tjere te realizuar ne vitet e meparshme lindi nga një nevojë konkrete: fëmijët dhe të rinjtë nuk kanë mundësi të përfitojnë nga një formë e institucionalizuar e arsimit në idiomën e tyre amtare. Organizimi i oreve falas të arumanishtes përbën një mundësi për familjet që dëshirojnë të ruajnë gjuhën dhe kulturën e trashëguar nga paraardhësit. Në kuadër të projektit u realizua një kalendar, një koleksion kartolinash si dhe disa veshje tradicionale per vajza. Kalendari dhe kartolinat e printuara u ilustruan me elemente të frymëzuara nga traditat arumune, gastronomia, festat dhe trashëgimia kulturore e komunitetit. Veshjet tradicionale të vajzave, të siguruara në kuadër të mbështetjes së projektit u mbeshteten ne punen kerkimore te realizuar ne burime zyrtare. Këtyre elementeve të trashëgimisë materiale qe u bënë pjesë e prezantimit kulturor, ju shtua edhe lansimi i numrit te pare te revistes “STAMANA” duke sjellë në vëmendje bukurinë dhe veçantinë e traditave arumune. Promovimi i projektit u realizua edhe përmes mediave dhe platformave të dedikuara.
Informacionet, artikujt dhe intervistat u promovuan përmes radios online ARUMUN, platformës arumun.com, si dhe përmes partnerëve të medias lokale, ndër të cilët: Radio dhe TV 4+ Media Group në Lushnje, TV Apollon në Fier dhe EDEN 3 në Vlorë. Fondacioni „Harriet Martineau”, një organizatë apolitike vullnetarësh, synon promovimin e kulturës dhe të pakicës arumune, ruajtjen e identitetit kulturor dhe gjuhësor, promovimin e gjuhës përmes medias dhe forcimin e njohurive gjuhësore te të rinjtë. Që nga viti 2023, fondacioni është anëtar i Këshillit për Integrimin Evropian pranë Parlamentit të Shqipërisë dhe është i regjistruar zyrtarisht në Regjistrin e Shoqatave në Shqipëri. Mesazhi i përcjellë të pranishmëve ishte i thjeshtë: Gjuha ruhet kur flitet e shkruhet. Kultura ruhet kur transmetohet. Identiteti forcohet kur brezat lidhen me rrënjët e tyre.





