• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Traditat artizanale arumune prezantohen për artdashësit kryeqytetas

editor by editor
February 14, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Respektimi i traditave, dokeve dhe zakoneve te pakicave kombetare por edhe sigurimi i kushteve për vlerësimin e tyre është i një rëndësie të lartë në proceset integruese. Parë në këtë kontekst shoqëror  vjen edhe ekspozita “Ri-Vitalizimi i materies”e artizanit Ilir Kaçani ne “Parking Art Gallery” pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Shqipëri. Autori është mbështetur dhe përcjell përmes punëve të tij artizanale tri dimensione kryesore: dashurinë për Shqipërinë, respektin për përkatësinë e tij etnike dhe pasionin për lirinë e të krijuarit. Pakica kombëtare arumune gjithmonë ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimet e shoqërisë shqiptare: falë punës, pasionit, këmbënguljes dhe virtyteve të tjera nga kjo pakicë kanë dalë figura që kanë spikatur në arsim, kulturë, sporte etj.

Në Shqipërinë evropiane dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së,  dhe ligjit 96\2017 “Per Mbrojten e Pakicave Kombetare në Republikën e Shqipërisë” të gjitha pakicat duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe kushtet për gjuhën amtare, paraqitjen e identitetit te tyre kulturor për ruajtjen e traditave dhe të zakoneve. Ekspozita e Ilir Kaçanit është e para ekspozitë e punimeve të tij artizanale në kryeqytet dhe vjen edhe si një dëshirë e madhe e autorit për të paraqitur aftësitë e tij edhe në Tiranë për një publik më të gjerë. Në këtë ekspozitë prezantohen punimet artizanale në dru, materiale të riciklueshme, rërë, guacka, tel, metal, litar etj., të realizuara gjatë 5 viteve të fundit. Puna e tij e parë ka qenë një shportë me tela e nga ajo punë e deri më sot me shumë punë, mund e sakrificë ai ka realizuar stema, korniza, vazo etj. Ajo që disa vite më parë nisi si një pasion i çastit u shndërrua me kalimin e kohës në një punë këmbëngulëse dhe sfiduese. Iliri vjen nga një prej familjeve të respektuara arumune të fshatit Skrofotinë të Vlorës dhe në mjaft prej punimeve të tij përcillet atmosfera e jetës rurale e ndërthurur me elementë të traditave të kësaj pakice kombëtare. Tezgjahu, tradita e zierjes së rakisë, e rrahjes së bylmetit në dybek, besimi fetar etj.janë disa nga këto elementë që të sjellin në vëmendje trashëgiminë ndërbrezore dhe nevojën për ta ruajtur atë të gjallë.

You might also like

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

Vendlindja, bregdeti, atmosfera e çdokohshme e Vlorës janë të pandashme në punët e tij të karakterizuara nga durimi, këmbëngulja dhe vullneti. Ekspozita vjen edhe nën moton: ‘Çdo aftësi është një mundësi” dhe synon t´i njohë të pranishmit me pasionin për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Sot në fillimin e vitit 2024 përmes nismave të tilla kulturore dhe gjithëpërfshirëse është koha të kujtojmë edhe njëherëse e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja evropiane e shoqërisë shqiptare përherë do të bashkohen rreth dashurisë për vendin, për origjinën, me respektin për sakrificën e  brezave për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të të gjitha pakicave kombëtare.Respektimi i traditave, dokeve dhe zakoneve te pakicave kombetare por edhe sigurimi i kushteve për vlerësimin e tyre është i një rëndësie të lartë në proceset integruese. Parë në këtë kontekst shoqëror  vjen edhe ekspozita “Ri-Vitalizimi i materies”e artizanit Ilir Kaçani ne “Parking Art Gallery” pranë Komitetit për Pakicat Kombëtare në Shqipëri. Autori është mbështetur dhe përcjell përmes punëve të tij artizanale tri dimensione kryesore: dashurinë për Shqipërinë, respektin për përkatësinë e tij etnike dhe pasionin për lirinë e të krijuarit. Pakica kombëtare arumune gjithmonë ka dhënë një kontribut të shquar në zhvillimet e shoqërisë shqiptare: falë punës, pasionit, këmbënguljes dhe virtyteve të tjera nga kjo pakicë kanë dalë figura që kanë spikatur në arsim, kulturë, sporte etj. Në Shqipërinë evropiane dhe në përputhje me rekomandimet e BE-së,  dhe ligjit 96\2017 “Per Mbrojten e Pakicave Kombetare në Republikën e Shqipërisë” të gjitha pakicat duhet të kenë të garantuara të drejtat dhe kushtet për gjuhën amtare, paraqitjen e identitetit te tyre kulturor për ruajtjen e traditave dhe të zakoneve. Ekspozita e Ilir Kaçanit është e para ekspozitë e punimeve të tij artizanale në kryeqytet dhe vjen edhe si një dëshirë e madhe e autorit për të paraqitur aftësitë e tij edhe në Tiranë për një publik më të gjerë. Në këtë ekspozitë prezantohen punimet artizanale në dru, materiale të riciklueshme, rërë, guacka, tel, metal, litar etj., të realizuara gjatë 5 viteve të fundit. Puna e tij e parë ka qenë një shportë me tela e nga ajo punë e deri më sot me shumë punë, mund e sakrificë ai ka realizuar stema, korniza, vazo etj. Ajo që disa vite më parë nisi si një pasion i çastit u shndërrua me kalimin e kohës në një punë këmbëngulëse dhe sfiduese. Iliri vjen nga një prej familjeve të respektuara arumune të fshatit Skrofotinë të Vlorës dhe në mjaft prej punimeve të tij përcillet atmosfera e jetës rurale e ndërthurur me elementë të traditave të kësaj pakice kombëtare. Tezgjahu, tradita e zierjes së rakisë, e rrahjes së bylmetit në dybek, besimi fetar etj.janë disa nga këto elementë që të sjellin në vëmendje trashëgiminë ndërbrezore dhe nevojën për ta ruajtur atë të gjallë. Vendlindja, bregdeti, atmosfera e çdokohshme e Vlorës janë të pandashme në punët e tij të karakterizuara nga durimi, këmbëngulja dhe vullneti. Ekspozita vjen edhe nën moton: ‘Çdo aftësi është një mundësi” dhe synon t´i njohë të pranishmit me pasionin për trashëgiminë kulturore materiale dhe jomateriale. Sot në fillimin e vitit 2024 përmes nismave të tilla kulturore dhe gjithëpërfshirëse është koha të kujtojmë edhe njëherëse e kaluara, e sotmja dhe e nesërmja evropiane e shoqërisë shqiptare përherë do të bashkohen rreth dashurisë për vendin, për origjinën, me respektin për sakrificën e  brezave për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe zakoneve të të gjitha pakicave kombëtare.

Sead Kazanxhiu

Entela Binjaku

Previous Post

“Pajisja e shkollës dhe vazhdimi i orëve të arumanishtes dhe të rumanishtes në Mekat të Vlorës”

Next Post

12 shkurt – 26 shkurt 2024, traditat arumune në ekpozitën me punë artizanale

editor

editor

Related Posts

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

by editor
June 12, 2026
0

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvilloi dje Takimin Vjetor të Asamblesë, një ngjarje e rëndësishme që shërbeu si një moment...

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

by editor
June 6, 2026
0

Entela Binjaku joins Regional Discussion The 29th Seminar of the Working Group of Slavic Minorities (AGSM) brought together representatives of...

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

by editor
June 6, 2026
0

The 29th Seminar of the FUEN Working Group of Slavic Minorities (AGSM) is taking place from 4 to 7 June...

Studentët nga Shqipëria marrin pjesë në POLI InternationalFEST

by editor
May 26, 2026
0

Për dy ditë, kampusi POLITEHNICA në Bukuresht u bë një qendër e teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, duke bashkuar studentë...

Next Post
12 shkurt – 26 shkurt 2024, traditat arumune në ekpozitën me punë artizanale

12 shkurt - 26 shkurt 2024, traditat arumune në ekpozitën me punë artizanale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit
  • Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.