• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Nga Ligji nr. 96/2017 “Për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republikën e Shqipërisë

editor by editor
May 15, 2024
in Uncategorized
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

A keni njohuri për ligjin e Pakicave Kombëtare në Shqipëri ? Informohuni për mbrojtjen e të drejtave që burojnë nga ligji për pakicat kombëtare në Shqipëri! Shqipëria ka një ligj shumë të mirë për pakicat kombëtare, por edhe pse kanë kaluar 7 vjet nga miratimi i tij, një pjesë e legjislacionit dytësor ka mbetur ende pa u zbatuar. Angazhimi i Shqiperise buron kryesisht nga përkatësia që ka në instanca ndërkombëtare, nga anëtarësia në Këshillin e Evropës, nga aderimi i Shqipërisë në Konventën Kuadër për minoritetet e Këshillit të Evropës.

Neni 1

You might also like

Gëzuar Pashkët!

Lexo, mendo, shkruaj!

Përfaqësuesja e Fondacionit HM merr pjesë në takimin ndërgjegjësues organizuar nga KKIE dhe (CDI)

Ky ligj rregullon ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Kuadër të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr. 8496, datë 3.6.1999, dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut ku Republika e Shqipërisë është palë.

Neni 2.

Ky ligj ka për qëllim të sigurojë ushtrimin e të drejtave specifike të personave që u  përkasin një pakice kombëtare, të cilat janë të nevojshme për mbrojtjen e identitetit dallues të pakicave kombëtare, si një përbërës thelbësor i një shoqërie të integruar dhe që garantojnë mosdiskriminimin dhe barazinë e plotë para ligjit

Neni 11.

Pjesëmarrja në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike

1. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë për pjesëmarrje të barabartë dhe efektive në jetën publike, ekonomike, sociale e kulturore të vendit, në veçanti, në çështjet lidhur me ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, traditave dhe identitetit të pakicës së cilës ata i përkasin.

 2. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare dhe organizatat që përfaqësojnë pakicat kombëtare gëzojnë të drejtën e aplikimit dhe mbështetjen financiare nga institucionet e kulturës, me qëllim promovimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave të tyre, pa dallim identiteti kulturor, etnik, gjuhësor ose tradicional, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kulturën.

Neni 14.

Liria e shprehjes, e mendimit, dhe e drejta e informimit

 1.   Personave, që u përkasin pakicave kombëtare, u garantohet dhe gëzojnë të drejtën të shprehin mendime dhe opinione, si dhe të marrin e të shpërndajnë informacione në gjuhën e pakicave, pa diskriminim dhe pa ndërhyrjen e autoriteteve publike.

 4.   Personat, që u përkasin pakicavekombëtare, gëzojnë të drejtën e informimit në gjuhën e tyre amtare. Radioja dhe televizioni publik qendror transmeton në njërin prej stacioneve të tij programe informative dhe kulturore në gjuhën e pakicave kombëtare.

Previous Post

Folklori arumun në Kavajë në Ditën Ndërkombëtare të Familjes!

Next Post

Fondacioni “Harriet Martineau merr pjesë në takimin ndërgjegjësues të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian

editor

editor

Related Posts

Gëzuar Pashkët!

Gëzuar Pashkët!

by editor
April 13, 2026
0

Fondacioni "H.Martineau"- Tiranë uron: Gëzuar Pashkët! Krishti u Ngjall!Vërtetë u Ngjall!

Lexo, mendo, shkruaj!

Lexo, mendo, shkruaj!

by editor
April 9, 2026
0

Lexo, mendo, shkruaj!Fondacioni "Harriet Martineau" me seli në Tiranë, zhvilloi sot 8 prill 2026 në mjediset e Bibliotekës "Moikom Zeqo"...

Përfaqësuesja e Fondacionit HM merr pjesë në takimin ndërgjegjësues organizuar nga KKIE dhe (CDI)

Përfaqësuesja e Fondacionit HM merr pjesë në takimin ndërgjegjësues organizuar nga KKIE dhe (CDI)

by editor
December 18, 2025
0

Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) organizoi te merkuren e dates 17 dhjetor një takim ndërgjegjësues në bashkëpunim me Institutin...

Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70

Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70

by editor
November 30, 2025
0

Doamna Entela Binjaku, director executiv al Asociatiei " Fondacioni Harriet Martineau" a primit a Diplomă de apreciere pentru participarea la...

Next Post
Fondacioni “Harriet Martineau merr pjesë në takimin ndërgjegjësues të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian

Fondacioni “Harriet Martineau merr pjesë në takimin ndërgjegjësues të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar
  • Përfaqësues nga Fondacioni HM marrin pjesë në takimin për shqyrtimin e draft-Raportit Vjetor të Monitorimit të SNRAP 2025-2030 për vitin 2025 

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.