veprimtari

Folklori arumun në Kavajë në Ditën Ndërkombëtare të Familjes!

Kisha “Shën Nikolla” në Kavajë organizoi një veprimtari kulturore me në qendër familjen. Të ftuar ishin ish presidenti Meta, deputetë dhe qytetarë të shumtë. Kjo veprimtari u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes!

I pranishëm në takim ishte edhe kryetari i Bashkisë së Kavajës z. Fisnik Qosja. “Dëshiroj të falënderoj sinqerisht nismëtarët e këtij aktiviteti si dhe të gjithë të pranishmit! Bashkia Kavajë patjetër do të marr përgjegjësitë e saja dhe do të jetë gjithmonë në mbështetje të çdo nisme që pasuron dhe rrit ndërgjegjësimin për mbështetjen e familjes! Le të përqafojmë dhe mbrojmë këtë institucion të shenjtë si e vetmja rrugë për të ndërtuar një shoqëri më të fortë dhe më të qëndrueshme”,  u shpreh kryetari Qosja.

Në këtë veprimtari mori pjesë dhe u ngjit në skenë grupi folklorik arumun i Kavajës i drejtuar nga z. Todi Buli. Grupi interpretoi një këngë në arumanisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *