Projekte

Fondacioni HM permbylli projektin me titull: “Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”

Fondacioni HM permbylli projektin me titull: “Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”. Ky projekt nisi me 15 qershor dhe u realizua “Me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare” në kuadër të Thirrjes 2026 “Trashëgimia si urë bashkëjetese”. Veprimtaria e 2- te e ketij projekti ishte: Prezantimi i librit: “Receta të traditës arumune” me gatime tradicionale të përgatitura nga zonja Lefteri Gjoshe. Veprimtaria u mbajt pranë sallës kulturore Kisha e Shën Sotirit në Korçë më 27 shtator 2026 dhe synonte të promovonte edhe më tej trashëgiminë kulturore të komunitetit arumun në Shqipër, diversitetin dhe pasurinë e kulinarisë arumune.

Ne programin e ketij aktiviteti e moren fjalen:

• – Znj Entela Binjaku, Fondacioni H.M.

• – z. Hasimin Keçi, Nenkryetar i Komitetit për Pakicat Kombëtare

• – Znj. Mirela Veriga, Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë”- Filiali Korçë

• – znj. Lefteri Gjoshe, autore e librit “Receta të traditës arumune”

Libri synon të kontribuojë në promovimin e mëtejshëm, dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore arumune, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat e kësaj trashëgimie në shoqërinë shqiptare.

Libri i ri “RECETA TË TRADITËS ARUMUNE”, u botua nga Shtëpia Botuese “Botonjësja voskopojare”.