Projekte

Fondacioni „H. Martineau” përmbyll projektin me titull: “Vazhdimi i portalit ARUMUN, kanalit të radios online ARUMUN dhe e mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën”

Fondacioni „Harriet Martineau” ka përmbyllur projektin “Vazhdimi i portalit ARUMUN, kanalit të radios online ARUMUN dhe e mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën” financuar nga Departamenti për Romënit jashtë Rumanisë, i zbatuar gjatë periudhës 1 prill – 30 tetor 2026.

Një nga komponentët kryesorë të projektit është promovimi i radios online ARUMUN, e cila ofron falas programe kushtuar kulturës, gjuhës dhe traditave arumune. Radioja mund të dëgjohet përmes portalit www.arumun.com, platformës www.arumunfm.com, si dhe aplikacioneve për pajisjet Android dhe iOS dhe platformave të ndryshme të transmetimit radiofonik online. Në kuadër të projektit u botua edhe numri i parë i revistës „Stămăna”, duke kontribuar në promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të komunitetit arumun. Fondacioni „Harriet Martineau” shpreh mirënjohjen e tij për Departamentin për Romënit jashtë Rumanisë për mbështetjen e dhënë në realizimin e kësaj nisme, e cila synon forcimin e lidhjeve kulturore dhe identitare të komunitetit arumun.