Përurohet në Elbasan libri “Përtej protokollit”, i autorit z. Mircea Perpelea, ish-ambasador i Rumanisë në Shqipëri
Në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” Elbasan u zhvillua promovimi i librit “Përtej protokollit”, me autor z. Mircea Perpelea, ish-ambasador i Rumanisë në Shqipëri. Ky takim letrar dhe kulturor solli në vëmendje përvojat, kujtimet dhe reflektimet e autorit nga koha e sherbimit diplomatik ne vendin tone, duke na ftuar të shohim përtej formaliteteve të protokollit, drejt marrëdhënieve njerëzore, dialogut dhe vlerave që bashkojnë popujt.

Në thelb të këtij takimi qëndroi edhe historia e lidhjeve të hershme mes shqiptarëve dhe rumunëve, me një vëmendje të veçantë ndaj komunitetit arumun në Elbasan, i cili prej shumë brezash është pjesë e pandarë e historisë dhe jetës së qytetit. Ne takim mori pjese edhe znj. Entela Binjaku, drejtuese e Fondacionit H.Martineau, njeherazi edhe nje nder personazhet e ketij vellimi publicistik. Ne kete takim ajo shperndau per te pranishmit edhe disa nga botimet e Fondacionit, nje pjese te te cilave ja dhuroi edhe Bibliotekës Publike “Qemal Baholli” te ketij qyteti.

