veprimtari

Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP) lanson edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”

Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP) ka lansuar edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC” dhe ka hapur sesionin e rregjistrimeve për 7000 vende të disponueshme, në 9 vendqëndrime të Rumanisë.

Programi i Kampeve ARC i filluar nga Departamenti për Rumunët e Kudogjendur ju kushtohet nxënësve dhe të rinjve rumunë jashtë kufijve që, sipas ligjit, janë të inkuadruar në kategorinë e rumunëve të kudogjendur.

Edicioni i këtij viti organizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare për Sportin, Këshillin e Qarkut Dëmbovica dhe Patriarkanës Rumune dhe do të zhvillohet në intervalin 1 korrik-2 shtator 2025 në seri të njëpasnjëshme prej 8 ditësh secila, në këto vendqëndrime:

1. Qendra Rekreative Oglinz, qarku i Neamcit

2. Qendra Rekreative Sënxhorz-Bëi, qarku i Bistrița-Nësëudit

3. Qendra Rekreative Kodri de Aramë qarku i Botoshanit

4. Qendra Rekreative Këprioarës – Moroeni, qarku i Dëmbovicës

5. Qendra Rekreative Gëlëçiuk, qarku i Vrançeas

6. Fshati i Pushimit IC Ponor Padish, qarku i Kluzhit

7. Qendra Kombëtare Sportive„Elisabeta Lipë” Snagov, qarku i Ilfovit

8. Qendra Kombëtare Sportive Harku i Triumfit, Bashkia e Bukureshtit

9. Manastiri i Karaimanit – Bushten, qarku i Prahovës.

FALEMINDERIT DRP!

Per me shume vizitoni: https://dprp.gov.ro/web/actualitate/32345/.