Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë zhvillimin e projektit Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën i financuar nga Departamenti për Rumunët Kudo që Ndodhen me shumën prej 53.612 lei.
Projekti do të zbatohet nga Shoqata Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë periudhës 1 prill – 30 tetor 2026 dhe përfaqëson një nismë të rëndësishme për promovimin e kulturës, gjuhës dhe vlerave arumune, si dhe për forcimin e mundësive kulturore dhe arsimore për komunitetin arumun në Shqipëri.
Nëpërmjet këtij projekti synohet ruajtja e identitetit kulturor dhe gjuhësor arumun, transmetimi i trashëgimisë kulturore tek brezat e rinj dhe informimi i qytetarëve arumunë në Shqipëri përmes platformave moderne dhe të aksesueshme mediatike.
Shoqata Fondacioni “Harriet Martineau” shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë ndaj Departamentit për Rumunët Kudo që Ndodhen për mbështetjen e dhënë në realizimin e kësaj nisme, e cila kontribuon në forcimin e lidhjeve kulturore dhe identitare të komunitetit arumun.
Një nga elementët kryesorë të projektit është zhvillimi dhe promovimi i radios online ARUMUN FM, e cila ofron akses falas në programe kushtuar kulturës, historisë dhe traditave arumune. Aplikacioni ARUMUN FM mund të shkarkohet pa pagesë për pajisjet Android dhe iOS në faqen www.arumunfm.com.
Radioja ARUMUN mund të ndiqet:
- Online, përmes portalit ARUMUN në adresën www.arumun.com, duke zgjedhur logon e radios në këndin e poshtëm të djathtë të faqes;
- Përmes aplikacioneve celulare të tipit “radio live”, duke kërkuar stacionin ARUMUN Radio.
- Radioja online ARUMUN sot degjohet ne te gjitha adresat e meposhteme!
http://radio.garden/listen/radio-arumun/tLPHm6d
https://www.arumunfm.com/
http://arumun.com/
https://onlineradiobox.com/al/hm/?cs=al.hm
https://mytuner-radio.com/radio/hm-radio-albania-499878/
https://stream-172.zeno.fm/1nykd3t9f7qtv
https://www.radio.net/s/arumun
https://www.tunedradios.com/en/radio/arumun-al
https://www.liveradio.ie/stations/arumun
Projekti do të promovohet gjithashtu përmes botimit të revistës “Stămăna”, si dhe aktiviteteve të marketingut dixhital, me qëllim rritjen e dukshmërisë dhe aksesueshmërisë së përmbajtjeve kulturore dhe edukative të destinuara për komunitetin arumun.
Për më shumë informacion dhe për të ndjekur aktivitetet dhe projektet e ardhshme të Shoqatës Fondacioni “Harriet Martineau”, ju ftojmë të vizitoni faqen zyrtare: www.harrietmartineau.org.



