• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit HM në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE)

editor by editor
May 8, 2026
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) zhvilloi sot takimin e radhës, në të cilin u diskutuan tema: “Shqipëria – në fazën e fundit të Rrugës Europiane”, si dhe Raporti Vjetor i KKIE për vitin 2025 e plani i aktiviteteve për vitin 2026. Takimi u përshëndet nga Bashkëkryetari i KKIE-së, z.Taulant Balla, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka, Ministri Drejtësisë, z.Toni Gogu, të cilët në fjalën e tyre vlerësuan progresin e arritur në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar se hapja e të gjithë grupkapitujve brenda një periudhe të shkurtër kohore përfaqëson një arritje historike për vendin.

Në përfundim të mbledhjes këshilli miratoi Raportin Vjetor të KKIE për vitin 2025 dhe Planin e aktiviteteve për vitin 2026, të cilat do ti përcillen për diskutim, seancës plenare.Aktiviteti u transmetua live në faqen web dhe “Facebook” të Kuvendit. Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, znj.Majlinda Dhuka, vlerësoi progresin e arritur nga institucionet shqiptare, Kuvendi, qeveria dhe institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, GJKKO, Prokurorinë e Përgjithshme, gjykatat dhe këshillat e sistemit të drejtësisë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e reformave. Kryenegociatorja nënvizoi se vendi po hyn në një fazë intensive të përgatitjeve teknike për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në BE dhe informoi se deri më tani janë përmbushur 24 piketa të ndërmjetme përmes 92 nismave të rëndësishme, me mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Europian, i cili tashmë ka dhënë rekomandime pozitive për progresin e bërë. Dhuka vlerësoi edhe rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen nga diskriminimi, luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por dhe nismat për mbrojtjen e gazetarëve dhe forcimin e lirisë së shprehjes përmes ndryshimeve në ligjin për median audiovizive dhe Kodin Penal, etj.

You might also like

Verë letrare në Tiranë

Prezenca e OSBE-se dhe KQZ-ja organizojne tryeze diskutimi mbi te drejten e ushtrimit te votes nga pakicat kombetare

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në takimin e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit

Previous Post

Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar

Next Post

Studentët nga Shqipëria marrin pjesë në POLI InternationalFEST

editor

editor

Related Posts

Verë letrare në Tiranë

Verë letrare në Tiranë

by editor
August 4, 2026
0

Më 24 gusht, në orën 11:00, në Bibliotekën "Moikom Zeqo" në Tiranë do te mbahet nje veprimtari kushtuar librit, "për...

Prezenca e OSBE-se dhe KQZ-ja organizojne tryeze diskutimi mbi te drejten e ushtrimit te votes nga pakicat kombetare

Prezenca e OSBE-se dhe KQZ-ja organizojne tryeze diskutimi mbi te drejten e ushtrimit te votes nga pakicat kombetare

by editor
July 3, 2026
0

Ushtrimi i të drejtës së votës nga pakicat kombëtare ishte në fokus të tryezës së rrumbullakët që organizuam sot së...

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në takimin e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në takimin e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit

by editor
July 2, 2026
0

Diten e hene ne 29 qershor 2026, znj. Entela Binjaku, drejtuese e Fondacionit H.Martineau mori pjese ne veprimtarine e organizuar...

Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

by editor
July 2, 2026
0

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvilloi takimin me temë “Lufta kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive, progresi dhe sfidat në kuadër...

Next Post

Studentët nga Shqipëria marrin pjesë në POLI InternationalFEST

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Në kujtim të Thoma Binjakut, një figurë emblematike e komunitetit arumun
  • Verë letrare në Tiranë

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.