• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

editor by editor
August 17, 2026
in Projekte
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 15 dhe 16 gusht 2026, në hapësirat e Aliaj EVENT, në Divjakë, u zhvillua veprimtaria “Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”, veprimtari e përqendruar në promovimin dhe ruajtjen e kulturës, traditave dhe identitetit të komunitetit arumun në Shqipëri. Çelja e projektit u zhvillua te shtunen e dates 15 gusht ne oren 19:00. Veprimtaria solli për publikun ekspozimin e punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë aspekte të jetës, kulturës dhe trashëgimisë së pakicës arumune.

Në qendër të saj ishin traditat e përcjella brez pas brezi, kujtesa e komunitetit dhe veçanërisht kontributi i grave në ruajtjen e artizanatit dhe të vlerave kulturore. Hapjen e ekspozitës e bëri znj. Entela Binjaku, nga Fondacioni H.M., e cila prezantoi projektin, qëllimin e veprimtarisë dhe materialet e ekspozuara. Një pjesë e veçantë e prezantimit iu kushtua edhe kartolinave, që sollën në vëmendje elemente të identitetit dhe trashëgimisë kulturore arumune. Në vijim, z. Margit Jica, përfaqësues i Komitetit për Pakicat Kombëtare, përcolli fjalën përshëndetëse, duke vlerësuar rëndësinë e nismave që kontribuojnë në promovimin, dokumentimin dhe përcjelljen e trashëgimisë së pakicave kombëtare. Znj. Vanka Kruti, nga Shoqata Kulturore “Arumunët e Shqipërisë” – Filiali Divjakë, solli në vëmendje kontributin e grave arumune të zonës në ruajtjen dhe përcjelljen e punimeve artizanale. Përmes punës së tyre, mjeshtërisë dhe kujdesit për traditën, gratë kanë luajtur një rol të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të elementeve të identitetit kulturor.

You might also like

“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”

Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën

Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

Ekspozita u shoqërua me një bashkëbisedim të hapur me pjesëtarë të komunitetit, duke krijuar një hapësirë për shkëmbimin e përvojave, historive dhe kujtimeve familjare. Pjesëmarrësit ndanë kujtime mbi traditat arumune, mënyrën se si ato janë ruajtur ndër vite dhe rëndësinë e përcjelljes së tyre tek brezat e rinj. Veprimtari të tilla kontribuojnë në forcimin e dialogut kulturor dhe në njohjen më të gjerë të kontributit të komuniteteve në mozaikun kulturor të Shqipërisë, duke e kthyer trashëgiminë në një urë lidhëse mes brezave dhe komuniteteve. Në kuadër të përgatitjeve, Fondacioni “Harriet Martineau” kontaktoi pjesëtarë të komunitetit arumun në Berat, Fier dhe Lushnje, që kontribuan në ekspozim me punime artizanale pasqyrojnë kulturën dhe traditat arumune. Punimet u përzgjodhen në mënyrë që të paraqisnin elemente të trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të komunitetit, duke i dhënë vizitorëve mundësinë të njohin më nga afër traditat dhe identitetin arumun. Zgjedhja e datave 15–16 gusht lidhet me rëndësinë shpirtërore dhe kulturore që ka për komunitetin arumun Festa e Shën Mërisë, ose Dita e Fjetjes së Hyjlindëses. Në këtë kontekst, veprimtaria synonte të ndërthurte dimensionin kulturor dhe shpirtëror të trashëgimisë arumune, duke krijuar një çast bashkimi, kujtese dhe transmetimi të traditave nga një brez te tjetri.

Ne programin e dates 15 gusht ishte parashikuar:

Hapja ekspozitës;

Prezantimi i projektit dhe i qëllimit të veprimtarisë;

Prezantimi i pjesëmarrësve dhe i punimeve artizanale;

Ekspozimi i fotografive që dokumentojnë jetën, traditat dhe kulturën arumune;

Bashkëbisedim me pjesëtarët e komunitetit;

Shkëmbim pervojash dhe kujtimesh mbi traditat arumune.

Diten e dyte veprimtaria vijoi paraditen e dates 16 gusht prej ores 9.00 me nje program qe solli:

  • Vijimin e ekspozitës;
  • Vizitë dhe prezantim i punimeve për pjesëmarrësit dhe komunitetin;
  • Bashkëbisedime mbi ruajtjen dhe transmetimin e trashëgimisë kulturore;
  • Prezantimi i rëndësisë së artizanatit dhe fotografisë në dokumentimin e identitetit kulturor;
  • Përmbyllja e veprimtarisë.

Në veprimtari moren pjesë:

  • pjesëtarë të komunitetit arumun në Divjakë;
  • persona që ruajnë tradita familjare;
  • të rinj dhe fëmijë;
  • përfaqësues të Fondacionit “Harriet Martineau”;
  • përfaqësues të institucioneve dhe organizatave të interesuara;
  • vizitorë.
  • përfaqësues të Komitetit per Pakicat Kombetare

Veprimtaria synon të kontribuojë në promovimin, dokumentimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore arumune, si dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat e kësaj trashëgimie në shoqërinë shqiptare.

#pakicatkombetare.al

Previous Post

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në konferencën “Diaspora, rrënjë dhe horizonte” mbajtur në qytetin e Jashit të Rumanisë

editor

editor

Related Posts

“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”

“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”

by editor
July 31, 2026
0

Fondacioni H.Martineau po zhvillon projektin me titull:“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”. Ky projekt realizohet “Me mbështetjen e Komitetit...

Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën

Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën

by editor
June 6, 2026
0

Fondacioni "Harriet Martineau" me seli në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë zhvillimin e projektit Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios...

2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

by editor
March 1, 2026
0

Fondacioni “Harriet Martineau” u themelua në Tiranë në datë 06. 06.2012 me nismën e një grupi intelektualësh. Në qendër të...

2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

by editor
January 17, 2026
0

Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë ka botuar ne vitin 2025 kater tituj të rinj kushtuar pakicës arumune të...

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune
  • Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në konferencën “Diaspora, rrënjë dhe horizonte” mbajtur në qytetin e Jashit të Rumanisë

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.