• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian Jorida Tabaku, takim ndërgjegjësues me përfaqësues të shoqërisë civile

editor by editor
October 19, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian znj.Jorida Tabaku organizoi një takim ndërgjegjësues të kërkuar nga përfaqësues të shoqërisë civile për diskutimin e dokumentit “Qëndrimi i përbashkët i Bashkimit Europian për Shqipërinë, Grupkapitulli I – Themelorët” dhe i tre udhërrëfyesve të miratuar “Për Shtetin e së Drejtës”, “Për Reformën në Administratën Publike 2023–2030″ dhe “Për Funksionimin e Institucioneve Demokratike”. Në nisje të takimit znj. Tabaku nënvizoi se me hapjen zyrtare të negociatave me BE-në është e domosdoshme gjithëpërfshirja e të gjithë aktorëve dhe faktorëve në këtë proces dhe nisja e një dialogu kombëtar për reformat që janë të nevojshme për tu ndërmarrë. Znj.Tabaku e konsideroi tepër të vlefshëm rolin e shoqërisë civile në diskutime, si dhe ngriti shqetësimin e mungesës së transparencës së pozicionit negociues nga ana e qeverisë dhe mungesës së konsultimit të tij me përfaqësues të shoqërisë civile apo grupe interesi.

Znj.Tabaku i njohu të pranishmit dhe me qëndrimin e mbajtur në komisionin për Çështjet Europiane lidhur me draft-pozicionit Negociues për Grupimin e parë të kapitujve “Themelorët” për negociatat për anëtarësimin në BE lidhur me përfshirjen dhe angazhimin e shoqërisë civile, si dhe ftoi të pranishmit të diskutonin dhe paraqisnin sugjerimet e tyre konkrete për qartësimin e procesit teknik të negociatave dhe gjetjen e mekanizmave të duhur për garantimin e gjithëpërfshirjes nga KKIE. 

You might also like

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan takimin ndërgjegjësues në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”

Gjatë diskutimeve pjesëmarrësit ngritën shqetësimin e mungesës së transparencës së dokumentit të pozicionit negociues apo tre udhërrëfyesve, si dhe përfshirjes së shoqërisë civile në tryeza me grupet negociatore, sidomos në çështje të një rëndësie të veçantë që do të kërkojë më shumë kohë për tu negociuara por dhe impakti tek qytetarët do të jetë më i drejtpërdrejtë, si: mbrojtja e konsumatorit, siguria ushqimore, etj. 

Në përfundim të diskutimeve pjesëmarrësit propozuan: vënien në punë të një platforme komunikimi me publikun për Cluster 1 dhe grup-kapitujt që priten të hapen së shpejti; përfshirjen sa më shumë të shoqërisë civile në monitorimin e procesit dhe vendosjen e një detyrimi për të pasur program transparence nga Kryenegociatorja e Shqipërisë me BE; etj.

parlament.al

Previous Post

Koncert recital i pianistes Patricia Roșca në Tiranë

Next Post

Arumun FM sjell një Aplikacion të Ri PWA: zbuloni si të dëgjoni muzikën Tuaj të preferuar me lehtësi!

editor

editor

Related Posts

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

by editor
March 18, 2026
0

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau” Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet...

2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

by editor
March 1, 2026
0

Fondacioni “Harriet Martineau” u themelua në Tiranë në datë 06. 06.2012 me nismën e një grupi intelektualësh. Në qendër të...

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan takimin ndërgjegjësues në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan takimin ndërgjegjësues në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”

by editor
February 6, 2026
0

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), organizuan një takim ndërgjegjësues mbi sigurinë...

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

by editor
January 18, 2026
0

Më 15 janar, ne platformen Zoom Fondacioni Harriet Martineau organizoi takimin online me titull “Eminesku midis dy kulturave”, me rastin...

Next Post
Arumun FM sjell një Aplikacion të Ri PWA: zbuloni si të dëgjoni muzikën Tuaj të preferuar me lehtësi!

Arumun FM sjell një Aplikacion të Ri PWA: zbuloni si të dëgjoni muzikën Tuaj të preferuar me lehtësi!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”
  • Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.