veprimtari

Koncert recital i pianistes Patricia Roșca në Tiranë

Ora: 19.00, Salla e Koncerteve “Tonin Harapi”,  Tiranë. Patriçia Maria Roshka (Patricia Maria Roșca) 17  vjeç, lindur në Lugozh të qarkut të Timishit ku edhe nisi shkollën e muzikës “Filaret Barbu”  në klasën e mësuese Ramona Krina dhe në klasën e pestë nisi studimet me profesoreshë  Karmen Shoner.  Pas shumë suksesesh dhe rezultatesh të shkëlqyera duke filluar që nga klasa e 9-të ajo studion piano në Kolegjin Kombëtar të Muzikës “Xhorxhe Enesku”  të Bukureshtit në klasën e profesoreshës Mihaela Zamfiresku.

Që në fillimet e saj ka marrë pjesë në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare ku dhe ka fituar çmime të rëndësishme dhe është e ftuar të interpretojë në mbrëmjet e fitoreve të tilla si:

Çmimi i madh “Pro Piano Timishoara”;

Trofeun e Kristaltë  “Klara Peia” ;

Çmimin e Madh Duo  “Sabin Pautza” ;

Çmimin e parë në “Alma Cornea” ;

Çmimin e parë në “Golden Piano Talent”  Maqedoni e Veriut;

Çmimin “Neapolitan Master Competition” në Itali;

Çmimin e parë në “Franc List Center International” në Spanjë;

Çmimin e parë “Simirum Muzic Fest”;

Çmimin special dhe një recital në “Museart Academy”;

Pianistja më e mirë e edicionit “Gradus”;

Çmimi special dhe një mbrëmje Gala në Vjenë dhe një Recital në “Mozart House”.

Ajo ka marrë pjesë në shumë konkurse si në Rumani ashtu edhe jashtë si në: Francë, Gjermani, Austri, Itali, Hungari, Serbi etj. Në Republikën  Çeke ishte finaliste dhe fituese e Konkursit “Elevato” në Konservatorin e Pragës ku dhe debutoi me orkestrën e Karlovi Varit e drejtuar nga dirigjenti Bernat Quetglas me interpretimin e Koncerit nr. 1 në Sol Minor të Feliks Mendelsonit. Aktualisht është një ndër të rejat olimpike të Rumanisë duke qenë fituese e çmimeve të rëndësishme në Olimpiadat kombëtare. Për më shumë përparim ajo ka marrë pjesë në orët e Masterklasave me profesorë dhe pianistë të shquar si: Dragosh Mihëilesku, Çedrik Pescia, Horia Mihail, Manuela Iana Mihëilesku, Xhuzepe Devastato, Dragosh Dumitriu, Xhovana Banjac, Vlad Dimulesku dhe shumë pianistë e profesorë të tjerë.

PROGRAMI:

GEORGE ENESCU- TOCCATA,  PAVANA,  BOUREE DIN SUITA NR.2 OP.10. 

FRANZ LISZT -RAPSODIA HUNGAREZE NR.12. 

LISZT -GRANDES ETUDES DE PAGANINI NR.1. 

NESTOR KRAJA- TOCCATA dhe  ENIGMA 

ÇAJKOVSKI  PABST- Parafraza e koncertit nga “Bukuroshja e fjetur”.

MAURICE RAVEL-LA VALSE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *