• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit HM në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE)

editor by editor
May 8, 2026
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) zhvilloi sot takimin e radhës, në të cilin u diskutuan tema: “Shqipëria – në fazën e fundit të Rrugës Europiane”, si dhe Raporti Vjetor i KKIE për vitin 2025 e plani i aktiviteteve për vitin 2026. Takimi u përshëndet nga Bashkëkryetari i KKIE-së, z.Taulant Balla, Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka, Ministri Drejtësisë, z.Toni Gogu, të cilët në fjalën e tyre vlerësuan progresin e arritur në procesin e negociatave me BE-në, duke nënvizuar se hapja e të gjithë grupkapitujve brenda një periudhe të shkurtër kohore përfaqëson një arritje historike për vendin.

Në përfundim të mbledhjes këshilli miratoi Raportin Vjetor të KKIE për vitin 2025 dhe Planin e aktiviteteve për vitin 2026, të cilat do ti përcillen për diskutim, seancës plenare.Aktiviteti u transmetua live në faqen web dhe “Facebook” të Kuvendit. Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, znj.Majlinda Dhuka, vlerësoi progresin e arritur nga institucionet shqiptare, Kuvendi, qeveria dhe institucionet e drejtësisë, përfshirë SPAK, GJKKO, Prokurorinë e Përgjithshme, gjykatat dhe këshillat e sistemit të drejtësisë, për forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e reformave. Kryenegociatorja nënvizoi se vendi po hyn në një fazë intensive të përgatitjeve teknike për mbylljen e kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në BE dhe informoi se deri më tani janë përmbushur 24 piketa të ndërmjetme përmes 92 nismave të rëndësishme, me mbështetjen e vazhdueshme të Komisionit Europian, i cili tashmë ka dhënë rekomandime pozitive për progresin e bërë. Dhuka vlerësoi edhe rolin e Kuvendit në miratimin e ligjeve që lidhen me reformën në drejtësi, forcimin e institucioneve të drejtësisë dhe luftën kundër korrupsionit, mbrojtjen nga diskriminimi, luftën kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, por dhe nismat për mbrojtjen e gazetarëve dhe forcimin e lirisë së shprehjes përmes ndryshimeve në ligjin për median audiovizive dhe Kodin Penal, etj.

You might also like

Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar

Përfaqësues nga Fondacioni HM marrin pjesë në takimin për shqyrtimin e draft-Raportit Vjetor të Monitorimit të SNRAP 2025-2030 për vitin 2025 

Acorduri de parteneriat pentru consolidarea cooperării culturale și educaționale între Albania și Ucraina

Previous Post

Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar

editor

editor

Related Posts

Auto Draft

Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar

by editor
May 5, 2026
0

Nga data 1 deri më 3 maj 2026, Shqipëria mirëpriti një grup ku benin pjese përfaqësues të Shoqatës së Gjeografisë...

Përfaqësues nga Fondacioni HM marrin pjesë në takimin për shqyrtimin e draft-Raportit Vjetor të Monitorimit të SNRAP 2025-2030 për vitin 2025 

Përfaqësues nga Fondacioni HM marrin pjesë në takimin për shqyrtimin e draft-Raportit Vjetor të Monitorimit të SNRAP 2025-2030 për vitin 2025 

by editor
April 25, 2026
0

Në kuadër të procesit të monitorimit vjetor për vitin 2025 të Strategjisë Ndërsektoriale për Reformën në Administratën Publike (SNRAP) 2025...

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

Acorduri de parteneriat pentru consolidarea cooperării culturale și educaționale între Albania și Ucraina

by editor
April 3, 2026
0

Asociaţia Fondacioni Harriet Martineau din Tirana și Asociaţia Dezvoltarii Culturii si tradiţiilor romanesti "Boianul Bucovinei" au semnat, în data de...

Përfaqësuesja e Fondacionit H. Martineau mori pjesë në pervjetorin festivë të gazetës “ILINDEN”

Përfaqësuesja e Fondacionit H. Martineau mori pjesë në pervjetorin festivë të gazetës “ILINDEN”

by editor
April 2, 2026
0

Gazeta e pakicës maqedonase në Shqipëri "Ilinden" shënoi 15-vjetorin e botimit të saj. Ceremonia festive u zhvillua në mjediset e...

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit HM në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE)
  • Vizitë studimore dhe bashkëpunim arsimor rumuno-shqiptar

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.