• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

editor by editor
November 2, 2025
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

NJOFTIM PËR APLIKIM

You might also like

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton shtyrjen e afatit për dorëzimin e aplikimeve per projekte

Gëzuar Pashkët!

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

Në mbështetje të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të vendimit nr.286, datë 10.5.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave të përzgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komitetit për Pakicat Kombëtare”, bëhet njoftimi për aplikim për përzgjedhjen dhe emërimin e kryetarit të Komitetit për Pakicat Kombëtare.

Procedurat e hapura publike të konkurrimit bëhen nga Kryeministria, bazuar në pikën 4, të nenit 20, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”.

Procedura e konkurrimit do të qëndrojë e hapur për një afat 30-ditor.

Kandidatët për funksionin e kryetarit të KPK-së duhet të plotësojnë këto kritere të posaçme:

  1. Të jenë persona që u përkasin pakicave kombëtare, sipas përcaktimit në pikën 2, të nenit 3, të ligjit nr. 96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”;
  1. b) Të jenë personalitete të shquara, me kontribute të spikatura në fushën e mbrojtjes së të

drejtave të pakicave kombëtare;

  1. c) Të kenë eksperiencë pune jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  • Kërkesë për aplikim;
  • Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
  • Mbështetje, me rekomandim nga të paktën 1 shoqatë të regjistruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.8788, datë 7.5.2001, “Për organizatat jofitimprurëse”, të ndryshuar, që në statutin e saj ka të përcaktuar si objekt të veprimtarisë mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pakicës kombëtare përkatëse, sipas përcaktimit në pikën 2, të nenit 3, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”;
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Dëshmia e penalitetit;
  • Curriculum vitae në gjuhën shqipe (secila faqe e firmosur);
  • Dokumente të diplomimit (të noterizuara) si dhe dokumente të përvojës në fushat e kërkuara;
  • Dokument që të provojë njohjen e gjuhës së pakicës që do të përfaqësojë (vetëm për ato pakica kombëtare që kanë gjuhën e tyre);
  • Kandidatët, individualisht: mbështetje, me rekomandim, nga të paktën 5 (pesë) individë, që janë personalitete me kontribute të pakicës kombëtare përkatëse në Republikën e Shqipërisë;
  • Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar e të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
  • Formular të aplikimit (të plotësuar e të firmosur) për informim për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi.)

Afati i dorëzimit të aplikimit, deri më 17 nëntor 2025.

Dokumentet e aplikimit për funksionin e kryetarit të Komitetit të Pakicave Kombëtare të dorëzohen në adresën, si më poshtë vijon:

Adresa:

Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.1,

Tiranë, Shqipëri

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit për aplikim!

www.kryeministria.al

Previous Post

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Prezenca në Shqipëri konsultim me organizatat e shoqërisë civile të specializuara në çështjet e pakicave kombëtare

Next Post

Çfarë u realizua me projektin: “Krijimi i klasave arumanisht në Sqepur të Beratit”

editor

editor

Related Posts

Komiteti për Pakicat Kombëtare i Shqipërisë shpall 5 fituesit e thirrjes për projekte

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton shtyrjen e afatit për dorëzimin e aplikimeve per projekte

by editor
April 14, 2026
0

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton se, në kuadër të thirrjes për projekt-propozime për vitin 2026, të shpallur në mbështetje të...

Gëzuar Pashkët!

Gëzuar Pashkët!

by editor
June 1, 2026
0

Fondacioni "H.Martineau"- Tiranë uron: Gëzuar Pashkët! Krishti u Ngjall!Vërtetë u Ngjall!

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

by editor
October 28, 2025
0

Bazuar në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”,...

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

by editor
September 19, 2025
0

Prej vititi  akademik 2023-2024,  Universiteti “Fan S. Noli” ka nisur të ofrojë edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe...

Next Post
Çfarë u realizua me projektin: “Krijimi i klasave arumanisht në Sqepur të Beratit”

Çfarë u realizua me projektin: "Krijimi i klasave arumanisht në Sqepur të Beratit"

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit
  • Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.