Projekte

Çfarë u realizua me projektin: “Krijimi i klasave arumanisht në Sqepur të Beratit”

Më 31 tetor 2025 Fondacioni HM mbylli projektin me titull: “Krijimi i klasave arumanisht ne Sqepur te Beratit”. Ky projekt nisi zbatimin nga muaji prill i ketij viti.

Gjate 7 muajve te ketij projekti:

🔴u botuan dy libra, nje me përralla dhe nje me lojra në arumanisht,

🔴u realizuan për 20 fundjava mesimin e gjuhes për fëmijët e fshatit Sqepur.

🔴reklama e projektit ne arumanisht u transmetua për 60 ditë në Radion dhe TV 4 Plus te qytetit te Lushnjes nga 14 herë në ditë.

🔴 fale punes hulumtuese u realizuan pergatitjen e 10 bluzave tradicionale arumune per vajza dhe djem

🔴 projekti u prezantua më 31 gusht në një eveniment festiv te mbajtur në qytetin e Fierit ku moren pjese edhe miq e bashkepunetore tane me folklorin arumun.

Asgje nuk do te ishte e mundur pa mbeshtetjen e financuesit Departamentit per Rumunet e Kudogjendur dhe pa bashkepunetoret!