Deprecated: Function WP_Dependencies->add_data() was called with an argument that is deprecated since version 6.9.0! IE conditional comments are ignored by all supported browsers. in /home/addiwdwq/harrietmartineau.org/wp-includes/functions.php on line 6131
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

editor by editor
September 19, 2025
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vititi  akademik 2023-2024,  Universiteti “Fan S. Noli” ka nisur të ofrojë edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” si pjesë e programit të studimit BA në “Gjuhë-letërsi”. Në këtë program arumanishtja, një nga dialektet e gjuhës rumune në jug të Danubit, do të jepet në raport me atë.

Për të mbërritur deri në çelje të këtij programi Universiteti u mbështet në disa arsye: si përshembull fakti që ky institucion ndodhet në një rajon ndërkufitar, në të cilin janë të pranishëm shumica e grupeve të pakicave kombëtare të njohura në Shqipëri me Ligjin Nr. 96/2017 “PËR MBROJTJEN E PAKICAVE KOMBËTARE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, pakica arumune, bullgare, greke, maqedonase, rome dhe egjiptiane.  

You might also like

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

Falë nenit 13 të këtij Ligji me plotësimin e një numri të caktuar nxënësish, këto pakica kanë të drejtë të hapin shkolla dhe institucione edukimi, dhe, si rrjedhim kanë nevojë dhe për mësues që të zotërojnë formim të plotë dy a shumëgjuhësh. RTSH Korça, pjesë e RTSH publik, ofron emisione në gjuhën rome dhe maqedonase (kryesisht edicione lajmesh), të cilat kanë nevojë për profesionistë me profil dygjuhësh me zotërim të gjuhës së pakicës. Ndërkohë, kjo mundësi mund të shfrytëzohet dhe nga pakicat e tjera. Në programin e studimit BA në “Gjuhë-letërsi” që prej fillimit të tij janë zhvilluar si lëndë me zgjedhje gjuha greke, gjuha rumune dhe dhe gjuha bullgare, si pjesë e rëndësishme e formimimit të specialistëve të fushës së kulturës dhe të medias ato janë përfshirë po si lëndë me zgjedhje dhe në programin e studimit Masteri i shkencave “Kulturë, media dhe editim”.

Në përgatitje të ofertës universitare për programin “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” u morën parasysh edhe marrëdhëniet e universitetit me universitetet në shtetet e origjinës së pakicave apo institucionet përfaqësuese politike gjuhësore e kulturore tek mundësitë e shkëmbimi të vlerave akademike, kulturore dhe zhvillimit të qëndrueshëm të palëve të interesit (vendit me gjuhë dominuese, vendeve të origjinës së pakicave dhe të pakicave në veçanti). Projektet e përbashkëta për studime në këtë drejtim ndërdisiplinor, shkëmbimi i studentëve dhe i personelit akademik dhe më tej në projekte kërkimore për çështje të ndryshme, përforcojnë vlerat e bashkëjetesës. Së fundmi, krijohet mundësia e rekrutimit të studentëve nga shtetet e interesuara të origjinës së pakicave, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarëzimit të programit në veçanti dhe universitetit në tërësi. Por, jo vetëm ky UNIKO, por edhe institucione të tjera kanë theksuar rëndësinë e njohjes së gjuhës së pakicave.  Realiteti i pakicave sipas Ligjit për Mbrojtjen e tyre është një ndër kushtet kryesore që duhet të respektojë Shqipëria në rrugën drejt integrimit evropian. Ndaj dhe mësimi i gjuhës së pakicave është një vlerë e bashkëjetesës multigjuhësore e multikulturore që të rinjtë kanë nevojë ta mësojnë, ruajnë dhe ta çojnë më tej. 

Previous Post

“Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë” udhëton drejt Korçës

Next Post

“Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

editor

editor

Related Posts

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton fituesit në kuadër të thirrjes së parë dhe të dytë për Projekt-Propozime 2025

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

by editor
November 2, 2025
0

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE Në mbështetje të ligjit nr.96/2017, “Për...

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

by editor
October 28, 2025
0

Bazuar në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”,...

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

by editor
August 26, 2025
0

Asociația Cred în România, cu sprijinul Repatriot, LSRS, al Episcopiei Ortodoxe Române a Spaniei și Portugaliei și al Departamentului pentru...

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Next Post
“Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë” udhëton drejt Korçës

"Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70
  • Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.