Fondacioni “Harriet Martineau” po zhvillon projektin: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”. Tryeza informuese rreth këtij projekti do të mbahet më 3 tetor 20225, ora 11.00 në sallën e Konferencave të Hotelit “OPERA”, Rruga “Urani Pano”, Ndërtesa 3, Hyrja 1, Tiranë. Projekti po zhvillohet me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare. Kjo tryezë do të organizohet pas veprimtarisë së tretë, demonstrimit 2 ditor të gatimeve tradicionale të përgatitura nga gratë e pakicave kombëtare të Elbasanit. “Ekspozita e shijes” do të mbahet në qytetin e Elbasanit më 27 shtator 2025 në mjediset e bar “Meduzës” dhe më 28 shtator 2025 në Famullinë Ortodokse “Shën Nikolla” prej orës 11.00. Në një stendë do të prezantohen gatimet autentike që do të jenë pjesë e botimit të një broshure mbi Trashëgiminë Kulinare duke nisur që nga përgatitja e ushqimit tradicional, historiku i tyre, deri tek recetat përkatëse.
Fondacioni “Harriet Martineau” zhvillon tryezën informuese: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”
Fondacioni “Harriet Martineau” ka përfunduar projektin: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”. Për të përmbyllur projektin...