Të rinj dhe nxënës arumunë nga Shqipëria marrin pjesë në edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”, Rumani
Filloi sot aventura verore për të rinjtë dhe nxënësit arumunë nga Shqipëria në Qendrën e Pushimit Sënxhorz-Bëi, në qarkun e Bistrița-Nësëudit në Rumani.
Nga data 1 korrik-2 shtator 2025 në seri të njëpasnjëshme prej 8 ditësh secila Departamenti për Rumunët e Kudogjendur (DRP) po organizon edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”. Programi i Kampeve “ARC” ju kushtohet nxënësve dhe të rinjve rumunë jashtë kufijve që, sipas ligjit, janë të përfshirë në kategorinë e rumunëve të kudogjendur.Aplikimet u hapën në datën 15 maj DRP për 7000 vende të disponueshme, në 9 vendqëndrime të Rumanisë.
Edicioni i këtij viti organizohet me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare për Sportin, Këshillin e Qarkut Dëmbovica dhe Patriarkanës Rumune.
FALEMINDERIT DRP!
Fondacioni Harriet Martineau merr pjese në këtë program në mënyrë të përvitshme që nga viti 2019. Ky është edicioni i 7-të që të rinj dhe nxënës nga Fondacioni ynë marrin pjesë në këto kampe ne Sëçelu, në Oglinz, ne Sulina dhe kesaj here në Sënxhorz-Bëi, duke e çuar numrin e pjesëmarrësve në mbi 50!
Faleminderit për besimin dhe udhëtim të mbarë dhe pushime të paharrueshme!
