Deprecated: Function WP_Dependencies->add_data() was called with an argument that is deprecated since version 6.9.0! IE conditional comments are ignored by all supported browsers. in /home/addiwdwq/harrietmartineau.org/wp-includes/functions.php on line 6131
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Në “Vitin e Porumbeskut”, kompozitorit rumun të „Hymnit të  Flamurit”

editor by editor
January 23, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

You might also like

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

Viti 2023 përkon me 170 vjetorin e lindjes së kompozitorit rumun Çiprian Porumbesku (Ciprian Porumbescu) dhe me 140 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Në shenjë respekti të veçantë për artistin e shquar, me vendim të qeverisë rumune viti 2023 u vendos si Viti “Çiprian Porumbesku”. Artdashësit muzikorë në mbarë botën, njohësit dhe interpretuesit e muzikës së tij e kujtojnë me nderim Porumbeskun përmes koncerteve e programeve të posaçme. Vitin e kaluar në Tiranë në prag të festave kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë u mbajt koncerti me titull “Miqësia historike midis dy kulturave” ku një ndër pjesët e interpretuara ishte edhe “Balada për violinë e orkestër” e kompozitorit Ciprian Porumbesku, e që sot njihet si vepra që është interpretuar më shumë e shkruar prej tij. Në muajin shtator të vitit të kaluar në kuadër të forcimit të marrëdhenieve rumuno-shqiptaro në Tiranë sërish u mbajt një aktivitet kulturor, që kishte në qendër figurën e Çiprian Porumbeskut, kompozitorit rumun të himnit kombëtar shqiptar. E pranishme në aktivitet pasardhësja e tij në tri breza znj. Stanka Sholz Çionka shpjegoi ndër të tjera kontributin që stërgjyshi i saj kishte dhënë në fushën e muzikës. “U mahnita kur dëgjova nga kolegët se një ndër universitetet e Japonisë në seksionin e muzikës, një nga pjesët e detyrueshme për ata që ndjekin mësimin e violinës është balada e Çiprian Porumbeskut. Në të gjitha vendet e banuara nga rumunët muzika e tij edhe sot është shumë e dëgjuar dhe e pëlqyer”, u shpreh ajo para publikut në kryeqytet. Të dyja këto takime të mbajtura në prani të Ambasadorit të Rumanisë në Tiranë, Oktavian Sherban, i cili në fjalët që ju drejtonte publikut nënvizonte  rëndësinë e zgjerimit të marrëdhënieve kulturore midis dy vendeve. Lidhjet  kulturore rumuno-shqiptare datojnë prej shekujsh dhe mbështeten në fakte me rëndësi historike. Një ndër këto lidhet me emrin e kompozitorit të himnit tonë kombëtar. Që në vitet e para në formimin shkollor mësojmë se vargjet  Hymnit i ka shkruar Asdreni dhe muzika është e Çiprian Porumbeskut. Vetë Asdreni ka jetuar gjatë në Rumani e ka ndërruar jetë në Bukuresht në vitin 1947 vend nga ku mbështeste lëvizjen kombëtare shqiptare. Por himni i ka rrënjët në vitin 1879 kur muzikanti i ri Ciprian Golembiovski e që më vonë u njoh si Çiprian Porumbesku shkoi të studiojë në Vjenë. Falë një burse ai vazhdoi studimet për muzikë (në  1879 – 1881), „Konservatorium für Musik und darstellende Kunst” në Vjenë ku mori mesime nga Anton Bruckner dhe Franz Krenn. Në vitin 1880 doli në treg koleksioni me 20 këngë dhe pjese për kor që u sollën në nje “Përmbledhje këngësh sociale për studentët rumunë”. Në këtë përmbledhje gjenden edhe pjesa me titull “Himni i Bashkimit- Në flamurin tonë” apo edhe “Kënga e Tringjyrëshit”. Në këtë vit ai kompozoi pjesën me titull “Himni i  Bashkimit”, mbështetur në vargjet e Andrei Bërseanut e që sot njihet me titullin: “Në flamurin tonë është shkruar Bashkim” por që më vonë u bë Himni i Republikës së Shqipërisë. Në vitin 1880, i kthyer në vendlindjen e tij në Shtupkë kompozoi të famshmen “Baladën për violinë dhe orkester”. Në të njëjtin vit, Porumbesku shkroi vargjet dhe kompozoi “Këngën e tringjyrëshit”, pjesë që deri në vitin 1977 ishte Himni kombëtar i Rumanisë. Në vitin 1881, jetoi e punoi për një pjesë kohe në qytetin e Brashovës.  Më 11 mars 1882, në sallën festive të Liceut Rumun të Brashovës i dha premiera e operetës Crai Nou. Sot ky lice ku ai punoi si mesues muzike mban emrin Kolegji Kombëtar “Andrei Shaguna”.  Andrei Shaguna është një figurë e shquar në Rumaninë e  kohës me rrënjë e prejardhje nga Grabova e Sipërme që edhe sot e kësaj dite gëzon respekt e prestigj. Violinisti, kompozitori dhe teologu Porumbesku lindi më 14 tetor 1853, në komunën Shipot të Sucavës. Ai ishte fëmija i dytë i çiftit Irakli dhe Emilia Golembiovski me origjinë polake. Në 1881, familja e tij ndryshoi mbiemrin në Porumbesku, pasi e kishte përdorur për një kohë si pseudonim. Mësimet e para muzikore i mori nga një muzikant i njohur që gjatë verës vinte në fshatin e tij për të mbledhur materiale nga folklori dhe qëndronte ne familjen Golembiovski-Porumbesku. Ai njihet si themeluesi i operetës së parë rumune dhe ndër kompozitorët më të njohur të kohës së tij. Sot në mbarë botën luhen veprat e tij të njohura si: „Crai Nou”, „Balada për violinë dhe orchestër” op.29, “Në flamurin tonë është shkruar Bashkim” mbi notat e të cilit është vendosur sot Himni Kombëtar i Shqipërisë  apo edhe pjesa e ish himnit rumun „Tri ngjyrat” etj. Klima e ashpër dhe tejlodhja e rendonin shëndetin e tij të sëmurë nga tuberkulozi, pavarësisht se shkoi të kurohej në Itali ai nuk arriti t´ja dalë së keqes e më 6 qershor 1883, Porumbesku ndërroi jetë. Ishte ende pa mbushur 30 vjeç, kur u shua në krahët e së motrës dhe nën sytë e pikëlluar të të atit. Para se të vdiste, i shprehu te motres edhe dëshirën e fundit: “Mos e  lini muzikën time të vdesë”. Dëshira e Porumbeskut që gjendet në strofën e fundit të “Këngës së tringjyrëshit” është sot një dëshirë e plotësuar: Në kryq mbi vendprehjen e tij ndodhen ngjyrat e flamurit rumun dhe vargjet: “Dhe kur, o vëllezër, do të largohem, Prej jush, dhe do të vdes,  Mbi varr atëherë të më vendosni, Krenarin Tringjyrëshin tonë”.

Previous Post

Programi “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash” në UNIKO,  një hap përpara drejt respektimit të të drejtave gjuhësore të pakicave kombëtare

Next Post

Ne bucurăm împreună, învățăm aromâna și româna online

editor

editor

Related Posts

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton fituesit në kuadër të thirrjes së parë dhe të dytë për Projekt-Propozime 2025

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

by editor
November 2, 2025
0

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE Në mbështetje të ligjit nr.96/2017, “Për...

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

by editor
October 28, 2025
0

Bazuar në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”,...

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

by editor
September 19, 2025
0

Prej vititi  akademik 2023-2024,  Universiteti “Fan S. Noli” ka nisur të ofrojë edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe...

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

by editor
August 26, 2025
0

Asociația Cred în România, cu sprijinul Repatriot, LSRS, al Episcopiei Ortodoxe Române a Spaniei și Portugaliei și al Departamentului pentru...

Next Post
Ne bucurăm împreună, învățăm aromâna și româna online

Ne bucurăm împreună, învățăm aromâna și româna online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70
  • Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.