• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Mbahet në Kuvendin e Shqipërisë konferenca kushtuar sfidave gjinore

editor by editor
June 29, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Rrjetin për Demokraci të Gruas në Shqipëri dhe me mbështetjen e IRI, zhvilloi te premten një konferencë me fokus sfidat dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, rolin e Kuvendit dhe bashkive për politika të ndjeshme gjinore, rolin e aktorëve si shoqëria civile në këtë drejtim, dhunën me bazë gjinore, dhunën kibernetike, sfidat e sukseset e politikave gjinore në nivel qendror dhe vendor.

Gjatë diskutimeve nga ekspertët dhe përfaqësuesit e ndryshëm, konferenca arriti të sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme dhe të propozojë rekomandime konkrete.

You might also like

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

Të pranishëm në konferencë ishin deputetet znj. Etilda Gjonaj, Raportuese e Përgjithshme për Dhunën Ndaj Grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, e cila u ndal ndër të tjera tek Dhuna me bazë gjinore e ndikuar nga teknologjia; znj. Erisa Xhixho, Kryetare e Klubit të Deputetëve të Rinj; deputetja znj. Andia Ulliri, si dhe këshilltarë bashkiakë, kryetarë bashkie, përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Dhunës në Familje, dhe drejtues organizatash të ndryshme.

Takimi u përshëndet gjithashtu nga Drejtori i IRI për Shqipërinë, z. John Fluharty. Panelistët dhe të ftuarit bënë propozime dhe rekomandime konkrete për t’u adresuar në lidhje me barazinë gjinore, dhunën kibernetike ndaj grave dhe vajzave, planet gjinore të veprimit në nivel bashkie, etj.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin përvojat e tyre dhe të mësonin nga praktikat më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e politikave gjinore. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e pengesave ekzistuese dhe zhvillimin e strategjive të reja për të përballuar këto sfida. U theksua rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve qëndrore dhe vendore, si dhe roli kritik i shoqërisë civile në promovimin e barazisë gjinore.

Në javët e ardhshme, rekomandimet nga kjo konferencë do të dërgohen tek institucionet dhe të gjithë të pranishmit, me qëllim për të mbështetur përmirësimin e politikave dhe praktikave për barazinë gjinore në Shqipëri.

Previous Post

Fundația “H.Martineau” participă la conferința internațională organizată de Centrul de Studii Interdisciplinare al Universității din Oradea

Next Post

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

editor

editor

Related Posts

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

by editor
June 12, 2026
0

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvilloi dje Takimin Vjetor të Asamblesë, një ngjarje e rëndësishme që shërbeu si një moment...

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

by editor
June 6, 2026
0

Entela Binjaku joins Regional Discussion The 29th Seminar of the Working Group of Slavic Minorities (AGSM) brought together representatives of...

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

by editor
June 6, 2026
0

The 29th Seminar of the FUEN Working Group of Slavic Minorities (AGSM) is taking place from 4 to 7 June...

Studentët nga Shqipëria marrin pjesë në POLI InternationalFEST

by editor
May 26, 2026
0

Për dy ditë, kampusi POLITEHNICA në Bukuresht u bë një qendër e teknologjisë, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkulturor, duke bashkuar studentë...

Next Post
Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit
  • Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.