• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Mbahet në Kuvendin e Shqipërisë konferenca kushtuar sfidave gjinore

editor by editor
June 29, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Rrjetin për Demokraci të Gruas në Shqipëri dhe me mbështetjen e IRI, zhvilloi te premten një konferencë me fokus sfidat dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, rolin e Kuvendit dhe bashkive për politika të ndjeshme gjinore, rolin e aktorëve si shoqëria civile në këtë drejtim, dhunën me bazë gjinore, dhunën kibernetike, sfidat e sukseset e politikave gjinore në nivel qendror dhe vendor.

Gjatë diskutimeve nga ekspertët dhe përfaqësuesit e ndryshëm, konferenca arriti të sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme dhe të propozojë rekomandime konkrete.

You might also like

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

Të pranishëm në konferencë ishin deputetet znj. Etilda Gjonaj, Raportuese e Përgjithshme për Dhunën Ndaj Grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, e cila u ndal ndër të tjera tek Dhuna me bazë gjinore e ndikuar nga teknologjia; znj. Erisa Xhixho, Kryetare e Klubit të Deputetëve të Rinj; deputetja znj. Andia Ulliri, si dhe këshilltarë bashkiakë, kryetarë bashkie, përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Dhunës në Familje, dhe drejtues organizatash të ndryshme.

Takimi u përshëndet gjithashtu nga Drejtori i IRI për Shqipërinë, z. John Fluharty. Panelistët dhe të ftuarit bënë propozime dhe rekomandime konkrete për t’u adresuar në lidhje me barazinë gjinore, dhunën kibernetike ndaj grave dhe vajzave, planet gjinore të veprimit në nivel bashkie, etj.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin përvojat e tyre dhe të mësonin nga praktikat më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e politikave gjinore. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e pengesave ekzistuese dhe zhvillimin e strategjive të reja për të përballuar këto sfida. U theksua rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve qëndrore dhe vendore, si dhe roli kritik i shoqërisë civile në promovimin e barazisë gjinore.

Në javët e ardhshme, rekomandimet nga kjo konferencë do të dërgohen tek institucionet dhe të gjithë të pranishmit, me qëllim për të mbështetur përmirësimin e politikave dhe praktikave për barazinë gjinore në Shqipëri.

Previous Post

Fundația “H.Martineau” participă la conferința internațională organizată de Centrul de Studii Interdisciplinare al Universității din Oradea

Next Post

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

editor

editor

Related Posts

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

by editor
January 18, 2026
0

Më 15 janar, ne platformen Zoom Fondacioni Harriet Martineau organizoi takimin online me titull “Eminesku midis dy kulturave”, me rastin...

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

by editor
January 10, 2026
0

Asociația Fondacioni Harriet Martineau, o organizație non-guvernamentală activă în promovarea culturii, limbii și identității arumune din Albania, a avut un...

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

by editor
December 16, 2025
0

Të premten, më 12 dhjetor, në orën 11:00, në Muzeun e Brăilës „Carol I” – Shtëpia e Koleksioneve Etnografike, publiku...

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

by editor
November 20, 2025
0

Diten e merkure, 19 nentor 2025 Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA), në...

Next Post
Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • “Eminesku midis dy kulturave” 2026
  • 2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.