• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

editor by editor
July 8, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kjo është Klea Malka, studentja 22- vjeçare për mjekësi në Universitetin e Bukureshtit në Rumani. Ajo tregon për ne çfarë do të thotë   përkatësia arumune dhe sa e rëndësishme është ruajtja e kësaj origjine. Kuptoni më shumë rreth saj në intervistën më poshtë. Intervistoi Regisa HOXHA.

Arumun: Përshëndetje Klea, faleminderit që pranuat për këtë intervistë!

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

K. MALKA- Faleminderit juve për ftesën!

Arumun: Klea cila është lidhja juaj me origjinën arumune?

K. MALKA- Përkatësinë arumune e kam trashëguar nga ana e gjyshes së mamit, ndërsa nga ana e babit jemi shqiptarë.

Arumun: Sa e ndjeni veten të lidhur me përkatësinë arumune?

K. MALKA- Duke qenë se në familjen tonë babi është shqiptar, ndikimi tek mua për këtë origjinë nuk ka qenë i madh.

Arumun: Cilat ishin hapat e tu të parë në të kuptuarit për origjinën arumune?

K. MALKA- Unë kisha dëgjuar  për origjinën tonë, por nuk dija për të. Mirëpo në shtëpinë tonë ne nuk flasim arumanisht, madje dhe nga gjyshja e mamit nuk e kam praktikuar. Gjuhën e kam mësuar kur kam ardhur në Rumani për të studiuar në vitin pregatitor.

Arumun: Po me mamin a flisni ndonjëherë arumanisht?

K. MALKA- Jo asnjëherë nuk e kam praktikuar, dhe ndoshta kjo ka qenë një nga motivet që nuk e kemi kultivuar në familjen tonë.

Arumun: Pse zgjodhët Rumaninë për të studiuar dhe jo një vend tjetër, a ishte kjo një zgjedhje sentimentale?

K. MALKA- Unë jam ndikuar nga disa miqtë e mi që po ashtu studiojnë në Rumani, në Bukuresht për mjekësi. Më kanë thënë që shkollat janë me standarde të larta dhe me profesorë të pregatitur. Unë gjithmonë kam dashur që pasi të mbaroja gjimnazin të studioja jashtë shtetit dhe duke qenë se jam me origjinë arumune kjo më ka ndihmuar që të vazhdoja shkollën në Rumani.

Arumun: Duke qenë se një nxënëse me arritje shumë të kënaqshme pse mjekësia kur kishe mundësinë që të zgjidhje një degë tjetër ?

K. MALKA- Dëshira për t’u bërë mjeke në të ardhmen, ka ardhur në klasë të shtatë dhe e kam kultivuar derisa e arrita që të studioja për mjekësi.

Arumun: Përveç kohës që i kushtohesh mësimeve, me çfarë jupëlqen të merreni kur keni kohë të lirë?

K. MALKA- Unë jam një person që marr pjesë në aktivitete por jo me mendësinë që dua të fitoj diçka , marr pjesë për t’u aktivizuar dhe jo thjesht t’u përkushtohem vetëm shkollës. Kohën e lirë dua t’a shfrytëzojë për kënaqësinë time personale.

Arumun: Po familja juaj ç’ rol ka luajtur në gjithë këtë?

K. MALKA- Mbështjetjen familjare e kam pasur gjithmonë dhe në momentin që u thashë se kisha dëshirë për të studiuar në Rumani, më kanë përkrahur, kanë besim tek unë e dinin që nuk do t’i zhgënjeja dhe nuk më kanë refuzuar.

Arumun: Të kthehemi tek origjina jote, çfarë do të thotë për ty ajo dhe si duhet ruajtur në mënyrë që ajo të trashëgohet në brezat në vazhdim?

K. MALKA- Sigurisht, që është një pasuri për mua të jem me origjinë arumune dhe dua që të trashëgohet. Nga këndvështrimi im do të ishte më mirë që në Shqipëri të organizoheshin më shumë aktivitete që kanë në fokus rrënjët arumune, po ashtu duhen hapur shkolla për mësimin e gjuhës; mesa di është një në Korçë, por do të më pëlqente të kishte shkolla në qytete të tjera. Sepse në këtë mënyrë nuk do të kishte harresë të origjinës, prejardhjes arumune. Duhet mbajtur si pasuri që të mos lihet pas dore.

Arumun: A keni hasur ndonjëherë mungesë respekti, bullizëm përkundrejt përkatësisë sate?

K. MALKA- Asnjëherë, në rrethin tim shoqëror nuk ka ndodhur aspak dhe nuk besoj se ndodh. Jemi njerëz me të drejta të barabarta.

Arumun: Një këshillë për maturantët që njësoj si ju duan të studiojnë në Rumani?

K. MALKA- Çdo kush në qoftë se ka një ëndërr nuk duhet ta lërë kurrë përgjysmë, të punojë fort për atje ku do të arrijë, të lexojnë sa më shumë sepse një ditë e sigurt që gjithçka do të shpërblehet. Të mos ndalen para pengesave se në fund të fundit pengesat janë  për të të ndalur. Nëse ke një vizion të qartë për jetën, të vazhdosh përpara dhe e sigurt që nuk do të zhgënjehesh në çfarëdo rruge që ke zgjedhur të ndjekësh.

Previous Post

Mbahet në Kuvendin e Shqipërisë konferenca kushtuar sfidave gjinore

Next Post

Fondacioni H,Martineau” merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE)

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Next Post
Fondacioni H,Martineau” merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE)

Fondacioni H,Martineau" merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.