Deprecated: Function WP_Dependencies->add_data() was called with an argument that is deprecated since version 6.9.0! IE conditional comments are ignored by all supported browsers. in /home/addiwdwq/harrietmartineau.org/wp-includes/functions.php on line 6131
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Juri Andoni: “Kulturën dhe gjuhën i kam amanet nga gjyshi”!

editor by editor
April 21, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Kulturën dhe gjuhën i kam amanet nga gjyshi”, janë këto fjalët e një të riu 18-vjeçar në Tiranë, duke na treguar rrënjët e origjinës së tij arumune. Në intervistën më poshtë Juri tregon fillimet në të kuptuarit për origjinën e tij dhe nuk ngurron të ndaj mesazhin se sa e rëndësishme është të vlerësosh dhe mbi të gjitha të trashëgosh elementë të origjinës sonë.

Arumun: Përshëndetje Juri dhe faleminderit që jeni sot këtu!        

You might also like

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

Juri- Përshëndetje, faleminderit juve.

Arumun– Për të filluar me pyetjen e parë, ju i keni të dy prindërit me origjinë arumune?

Juri- Jo, vetëm gjyshi nga ana e mamit, nga fisi Bare në Fier. Pjesa tjetër e familjes janë shqiptarë.

Arumun– Sa i lidhur jeni me origjinën arumune?

Juri- Gjyshi më ka mbajtur afër dhe më ka treguar për origjinën, më thoshte- jemi Çobanë, je si unë dhe ti, kemi lidhje me Rumaninë. E mora si amanet nga gjyshi, pasi ai ka ndërruar jetë, për t’u lidhur edhe më shumë me kulturën arumune përkrah asaj shqiptare. Kur kam shkuar në shtëpinë e gjyshit kam gjetur aty abetaren e ‘Thoma Binjakut’ përmes abetares krijova kontakt me znj. Entela dhe i them se jam i interesuar të mesojë më shumë rreth gjuhës. Ajo më ndihmoi të futesha në një kurs ku mesoja paralelisht gjuhën rumune dhe arumanishten.

Arumun– Gjuhët kanë ngjashmëri apo jo?

Juri-  Po sigurisht, por për shkak të asimilimit, sepse sot minoriteti arumun jeton në Shqipëri, Greqi dhe Maqedoninë e Veriut duke jetuar së bashku me këto popuj është bërë ndërthurja mes gjuhëve, shumë fjalë shqipe kanë hyrë në arumanisht.

Arumun– Si u ndjetë kur mësuat për origjinën nga gjyshi?

Juri-  Në ato momente ishin vitet e fundit të gjyshit pranë nesh, që unë fillova të mësoja më shumë dhe gjithmonë e pyesja për gjëra të tilla si: nga vini, çfarë flisni, fisi juaj…?! Pas vdekjes së gjyshit aq shumë m’u rrit kureshtja saqë pendohesha sesi nuk e pyeta gjyshin më herët. Përpos gjyshit edhe nga interneti mësoja, në fakt me rumanishten isha angazhuar që 14 vjeç, por znj. Entela më shtyu për më shumë.

Arumun  Si arritët të gjenit një mësues të arumunishtes?

Juri- Mësuesi i parë ka qenë vëllai i znj. Entela dhe mësimi është zhvilluar online në Zoom.

Arumun–  A të mbështet familja juaj ?

Juri- Po mësoj një gjuhë që kohët e fundit nuk është folur shumë, megjithatë familja ime më mbështet mua në çdo vendim timin. Duke qenë se kam një arsye pas asaj që bëj dhe për këtë gjithmonë e kam patur mbështetjen e tyre.

Arumun– A e flisni në shtëpi gjuhën?

Juri-  Herë-herë me mamin e themi ndonjë fjalë por më e rëndësishme për mua është të kuptosh vlerën e madhe që ka gjuha.

Arumun–  Mendon se do donit ta trashëgonit kulturën dhe gjuhën?

Juri-  Po, pikërisht dua që gjuha të trashëgohet.

Arumun–  Sa e rëndësishme është për ju që të ruani prejardhjen tuaj, ADN-në po themi?

 Juri-  Për sa i përket martesave me shqiptare apo rumune nuk është problem. Sidoqoftë kulturën e ruaj, ADN-në e mbaj, por unë nuk e shoh shumë këtë pjesë, fokusi im është interesi që tregohet për këtë gjuhë e kulturë, në qoftë se ke dikë në familje, të paktën një person që e di dhe e ruan.

Arumun–  A mendoni se të kanë ndihmuar projektet me Fondacionin?

Juri- Po, më kanë ndihmuar, pasi janë aktivitete kulturore për të mësuar rreth prejardhjes sonë, gjuhës etj. Gjithashtu formohen edhe korrespondenca, jam njohur me shumë njerëz si rumunë, shqiptarë dhe arumunë. Kam shkuar në Ambasadën Rumune, jam takuar edhe me z.Ambasador kemi folur me të rumanisht.

Ai ishte shumë këmbëngulës që të mësoja edhe arumanishten krahas gjuhës rumune.

Arumun–  A keni përjetuar  bullizëm për shkak të origjinës suaj?

Juri-  Bullizëm jo, por ka nga ata që habiten sa herë u tregoj. Minoriteti arumun  nuk ka përjetuar asapk bullizëm nga shqiptarët për arsye se ne thuajse jemi  si shqiptarët kulturalisht.

Arumun– Çfarë mendoni se duhet bërë për të ndihmuar etninë arumune të vazhdojë ?

Juri-  Hapja e shkollave, zyrtarizimi i kurseve që fëmijëve t’u jepet mundësia për t’u trashëguar gjuha. Të përdoret metodologjia e duhur e mësim dhënies, sepse, në këtë mënyrë nëse, nuk e mësojnë fëmijët gjuha mund të harrohet. Në historinë tonë kemi patur mësues, figura të shquara arumune siç mund të jenë ‘Thoma Binjaku’ drejtor në shumë shkolla të Fierit, por edhe të tjerë që kanë dhënë kontributin e tyre në mësim dhënie, shkenca, arte sidomos. Nuk jam i vetmi që po ndjek këtë rrugë.

Arumun– Çfarë meszhi do t’u jepje bashkëmoshatarëve të tu?

Juri-  Ta vlerësosh atë origjinë që ke, kulturat e zonave prej nga vijnë, traditat që kanë trashëguar nga të parët e tyre. E shoh si privilegj origjinën arumune është gjuhë e kulturë e veçantë dhe ka ende shumë që unë të mesoj për prejardhjen time.

Intervistoi: Rigesa HOXHA

Previous Post

Disa nga aktivitetet e Fondacionit “Harriet Martineau”

Next Post

Informare Tabere ARC 2024

editor

editor

Related Posts

Komiteti për Pakicat Kombëtare njofton fituesit në kuadër të thirrjes së parë dhe të dytë për Projekt-Propozime 2025

NJOFTIM PËR APLIKIM, PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE

by editor
November 2, 2025
0

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR PËRZGJEDHJEN DHE EMËRIMIN E KRYETARIT TË KOMITETIT PËR PAKICAT KOMBËTARE Në mbështetje të ligjit nr.96/2017, “Për...

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

Thirrje për aplikim për anëtarësimin në Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian

by editor
October 28, 2025
0

Bazuar në Ligjin nr. 15/2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”,...

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

Universiteti “Fan S. Noli” ofron edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe gjuhë pakicash”

by editor
September 19, 2025
0

Prej vititi  akademik 2023-2024,  Universiteti “Fan S. Noli” ka nisur të ofrojë edhe programin BA në “Gjuhë – letërsi shqipe dhe...

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora

by editor
August 26, 2025
0

Asociația Cred în România, cu sprijinul Repatriot, LSRS, al Episcopiei Ortodoxe Române a Spaniei și Portugaliei și al Departamentului pentru...

Next Post
Informare Tabere ARC 2024

Informare Tabere ARC 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70
  • Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.