Fondacioni H.Martineau po zhvillon projektin me titull:“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”. Ky projekt realizohet “Me mbështetjen e Komitetit për Pakicat Kombëtare” në kuadër të Thirrjes 2026 “Trashëgimia si urë bashkëjetese”. Projekti synon promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore të pakicës kombëtare arumune përmes organizimit të një veprimtarie 2-ditore në Bashkinë e Divjakës dhe nje veprimtarie promovuese të një libri me gatime në Korçë. Veprimtaria do të përfshijë demonstrimin e punimeve artizanale tradicionale të realizuara nga gratë arumune të qarqeve Fier dhe Berat, duke u dhënë mundësi pjesëmarrësve të njohin nga afër teknikat, mjeshtërinë dhe vlerat kulturore të këtyre punimeve. Njëkohësisht, përmes një tryeze prezantimi me kartolina dhe materiale vizuale nga traditat artizanale, do të theksohet rëndësia e ruajtjes dhe transmetimit të kësaj trashëgimie ndër breza. Projekti adreson rrezikun e humbjes së traditave artizanale për shkak të mungesës së promovimit dhe interesit nga brezat e rinj, duke krijuar hapësira ndërveprimi dhe ndërgjegjësimi. Përmes këtij organizimi, synohet fuqizimi i rolit të grave artizane dhe rritja e vlerësimit për kulturën arumune në komunitet. Projekti është i rëndësishëm pasi kontribuon në ruajtjen e identitetit kulturor të komunitetit arumun, i cili përballet me sfida në transmetimin e traditave tek brezat e rinj. Duke promovuar punimet artizanale dhe duke krijuar mundësi ekspozimi, projekti ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit për vlerat kulturore dhe historike të këtij komuniteti. Gjithashtu, ai fuqizon gratë artizane duke i bërë ato më të dukshme dhe duke i inkurajuar të vazhdojnë aktivitetin e tyre. Për komunitetin lokal, aktiviteti shërben si një mundësi për njohje kulturore, bashkëpunim dhe zhvillim social, duke ndikuar pozitivisht në diversitetin kulturor dhe kohezionin social. Objektivat specifikë të këtij projekti janë rritja e pjesëmarrjes së të rinjve në fushën e trashegimise kulturore, përmirësimi i shpërndarjes së punimeve artizanale tradicionale nëpërmjet platformave digjitale etj. Ky projekt synon të zhvillohet ne te ardhmen edhe në zona të tjera të vendit dhe si model mund të shërbejë edhe për pakicat e tjera. Pakicat kombëtare në vendin tonë ende njihen pak nga popullata e përgjithshme, edhe pse vendi ynë është anëtar gati 30-vjeçar në Këshillin e Europës, që kur nënshkroi Konventën Kuadër “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” dhe prej 8 vjetësh ka një Ligj për Mbrojtjen e tyre në RSH.
Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios online ARUMUN dhe i mbështetjes për RTSH-Gjirokastrën
Fondacioni "Harriet Martineau" me seli në Tiranë ka kënaqësinë të njoftojë zhvillimin e projektit Vazhdimi i portalit ARUMUN, i radios...



