veprimtari

Fondacioni HM mori pjesë në tryezën e rrumbullakët “Për të drejtat e shkelura”

Me 18 dhjetor ne orën 10:00, në Marriot Hotel, Salla Amantia Fondacioni për Liri dhe Demokraci me Institutin Konservator Shqiptar organizuan Tryezën e Rrumbullakët “Për të drejtat e shkelura”. Forumi mblodhi se bashku organizata te shoqerise civile, sindikata, qendra mendimi, te cilat ju bashkuan Fondacionit per Liri dhe Demokraci dhe Institutit Konservator Shqiptar per te diskutuar mbi shkeljet flagrante te te drejtave te njeriut ne Shqiperi. Takimi u mbajt ne pranine e liderit te Opozites, prof.dr. Sali Berisha.

smart

Te pranishmit dhane mendime dhe bene thirrje per nje bashkerendim te veprimtarise se shoqërisë civile dhe Opozites Shqiptare per te krijuar nje front te perbashket. U ra dakord te dilet me nje rezolute te perbashket qe do te perfshije fushat e ndryshme dhe mendimet qe u dhane. Moren pjesë gjithashtu:

Koalicioni shqiptar pro familjes dhe jetës

Keshilli Atlantik Shqiptar

Albanian Policy Center

Shqipëria kundër shpopullimit

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit

Shoqata e Punonjësve të Policisë në Lirim

Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë

Shoqata e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm të Shqipërisë

Alternativa Studentore

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë

Sindikata e Pavarur e Arsimit të Shqipërisë

Sindikata e Pavarur e Minatoreve te Shqiperise

Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë

Grupimi Dhjetor 90

Unionit Mbarëkombëtar e Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë

Shoqata e të Përndjekurve Politik Shkodër.

Ne takim mori pjese edhe drejtuesja e Fondacionit “H.Martineau” znj. Binjaku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *