Deprecated: Function WP_Dependencies->add_data() was called with an argument that is deprecated since version 6.9.0! IE conditional comments are ignored by all supported browsers. in /home/addiwdwq/harrietmartineau.org/wp-includes/functions.php on line 6131
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Festojmë bashkë Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

editor by editor
February 23, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga viti 2000 data 21 shkurt njihet si “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare”. Kjo ditë ceremoniale u shpall e tillë nga UNESCO në vitin 1999 dhe prej 23 vjetësh festohet në të gjithë botën. Qëllimi i caktimit të kësaj date është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale. Gjuha amtare është element thelbësor i identitetit, është gjuha e parë në të cilën ne shprehim mendimet dhe emocionet tona, është gjuha që na lidhemi me kulturën dhe historinë tonë, duke na dhënë një kuptim më të mirë të botës ku jemi pjesë. Me gjuhen amtare identifikohen përvojat dhe kujtimet e fëmijërisë, qe janë një pjesë e rëndësishme e kulturës dhe traditës së një komuniteti. 

Në Tiranë Fondacioni “H. Martineau” ndërmori me rastin e kësaj dite nismën e organizimit të një takimi kulturor duke vënë theksin tek vecantia gjuhësore e pakicës arumune. Në qendër të angazhimit të Fondacionit është edhe promovimi i pakicës kombëtare arumune, ruajtja, afirmimi i identitetit kulturor dhe gjuhësor, promovimi përmes mass-medias i identitetit gjuhësor, forcimi i njohjeve gjuhësore të pakicave etnike tek të rinjtë etj. Në Shqipëri jetojnë bashkë me popullin shqiptar komunitete të ndryshme etnike me zakonet e tyre kulturore, gjuhësore. Pakica arumune është ndër 9 Pakicat kombëtare të njohura zyrtarisht që nga viti 2017.  Ndaj dhe në këtë atmosferë festive e në përputhje me këto angazhime, mbi premisat që lejon ligji u mbajt edhe veprimtaria e së mërkurës së 21 shkurtit. Të pranishëm në takimin e mbajtur në Selinë e Ambasadës së Rumanisë në Tiranë ishin pjestarë të  komunitetit arumun, miq e bashkëpunëtorë etj. I pranishëm në takim  z. Oktavian Sherban (Octavian Serban), Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë shprehu mbeshtetjen që Rumania jep për arumunët në Shqipëri dhe kudo ku janë. Ambasadori Sherban theksoi rëndësinë e gjuhës, rolin e saj në të studimin e të kaluarës historike dhe domosdoshmërinë për t´jua përcjellë atë brezave më të rinj”. Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare festohet për herë të parë nga komuniteti arumun në vendin tonë dhe dhe synimi e është për ta kthyer atë në një veprimtari të përvitshme.  Në program ishin përfshirë paraqitja për të pranishmit e librave të shkrimtarit arumun Ligor Thano të tilla si: “Boați ti strigā”, “Puripsira”, “Namisa di munt aumbrigre”, Niagărşita”, “Imnarea a mea poetică”, si dhe drama me tri akte: “În aştăptarea numirl’ei”. I pranishëm në takim z. Thano ndau emocionet e të shkruarit në gjuhën amtare dhe dashurinë e pashtershme për Grabovën e tij dhe për traditat dhe gjuhën e të parëve. Më tej programi vijoi me paraqitjen përmes vidiove të disa vizitave të kryera në disa prej fshatrave të vendit ku banojnë arumunë si Mekat i Vlorës, Andon Poci në Gjirokastër, Grabovë e Sipërme në Gramsh apo dhe Sqepur i Beratit.

You might also like

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Prezenca në Shqipëri konsultim me organizatat e shoqërisë civile të specializuara në çështjet e pakicave kombëtare

Participarea Asociației Fondacioni H.M din Albania la Conferința Internațională de Muzicologie – Soundscapes in the Balkans

Një ndër castet e këtij takimi ishte prezantimi i portofolit të punëve artizanale të Ilir Kacanit, ndër të cilat spikasin edhe objektet e traditave arumune. Prej datës 12 shkurt në mjediset e Komitetit të Pakicave Kombëtare në Tiranë vijon të qëndrojë hapur ekspozita e këtij artizani. Kjo ditë festive kushtuar nderimimit për gjuhën amtare u mbyll gëzueshëm nëpërmjet këngëve arumune të interpretuara nga grupi folklorik i Kavajës kryesuar nga udhëheqësi i saj artistik Todi Buli.

Previous Post

Fondacioni “H. Martineau mori pjese ne takimin konsultues me OShC-të për përcaktimin e prioriteteve Reload 2024

Next Post

Reprezentanții Fundatiei H.Martinea au participat la întâlnirea online

editor

editor

Related Posts

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

by editor
November 20, 2025
0

Diten e merkure, 19 nentor 2025 Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA), në...

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Prezenca në Shqipëri konsultim me organizatat e shoqërisë civile të specializuara në çështjet e pakicave kombëtare

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Prezenca në Shqipëri konsultim me organizatat e shoqërisë civile të specializuara në çështjet e pakicave kombëtare

by editor
November 1, 2025
0

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Prezenca në Shqipëri organizoi te marten e dates 28 tetor 2025...

Participarea Asociației Fondacioni H.M din Albania la Conferința Internațională de Muzicologie – Soundscapes in the Balkans

Participarea Asociației Fondacioni H.M din Albania la Conferința Internațională de Muzicologie – Soundscapes in the Balkans

by editor
September 8, 2025
0

Asociația Fondacioni Harriet Martineau din Albania a participat (online) miercuri, pe 3 septembrie 2025 în cadrul evenimentului Conferința Internațională de...

ARC 2025, fëmijët arumunë nga Shqipëria pjesë e serisë V

ARC 2025, fëmijët arumunë nga Shqipëria pjesë e serisë V

by editor
July 31, 2025
0

Ka filluar në Rumani aventura verore për të rinjtë dhe nxënësit arumunë nga Shqipëria. Fëmijët të shoqëruar nga kuadrot didaktikë...

Next Post
Reprezentanții Fundatiei H.Martinea au participat la întâlnirea online

Reprezentanții Fundatiei H.Martinea au participat la întâlnirea online

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70
  • Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.