Festimi i Ditës së Rumanisë në Tiranë
Në datën 24 nentor 2026 në Tiranë, Ambasada e Rumanisë në vendin tonë organizoi një aktivitet për festimin e Ditës Kombëtare të Rumanisë. Ceremonia festive u çel me himnin kombëtar të Shqipërisë dhe të Rumanisë. SH.T.Z. Octavian Șerban Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Rumanisë në Republikën e Shqipërisë ju drejtua te pranishmeve me nje fjale ku nënvizohej rëndësia e marrëdhënieve diplomatike dhe jo vetëm midis Rumanisë dhe Shqipërisë, si dhe marrëdhëniet e vjetra të miqësisë midis dy popujve.

Të pranishëm në këtë festë ishin edhe përfaqësues të mjedisit asociativ, midis të cilëve edhe përfaqësuesve të Fondacionit Harriet Martineau. Dita Kombëtare e Rumanisë festohet më 1 dhjetor, në përkujtim të Bashkimit të Madh të vitit 1918, një ngjarje themelore në historinë e shtetit rumun.

Me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Rumanisë, Fondacioni „Harriet Martineau” mori pjesë në veprimtarinë festive të organizuar në Tiranë, duke iu bashkuar urimeve dhe përshëndetjeve për popullin rumun në këtë ditë të rëndësishme për historinë dhe identitetin kombëtar të Rumanisë. Dita Kombëtare e Rumanisë, e festuar më 1 dhjetor, përkujton Bashkimin e Madh të vitit 1918, një ngjarje historike që shënoi një moment vendimtar në formimin e shtetit modern rumun.

Kjo ditë simbolizon unitetin, lirinë, solidaritetin dhe përkushtimin ndaj vlerave kombëtare. Fondacioni „Harriet Martineau”, që prej themelimit të tij, ka zhvilluar veprimtari të vazhdueshme në mbështetje të ruajtjes dhe promovimit të identitetit arumun në Shqipëri.

Nëpërmjet projekteve kulturore, edukative dhe mediatike, Fondacioni kontribuon në përcjelljen e gjuhës, traditave, folklorit dhe trashëgimisë kulturore arumune te brezat e rinj. Fondacioni „Harriet Martineau” përcjell urimet më të përzemërta për popullin rumun, duke shprehur dëshirën që miqësia dhe bashkëpunimi ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë të vazhdojnë të zhvillohen, në shërbim të kulturës, identitetit dhe afrimit të mëtejshëm mes dy popujve.
La mulți ani, România! La mulți ani, poporului român!
Gëzuar Ditën Kombëtare, Rumani! Gëzuar popullit rumun!
