• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Disa nga aktivitetet e Fondacionit “Harriet Martineau”

editor by editor
April 15, 2024
in Projekte, veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

You might also like

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

“Vetëm tri fjalë”- “Goală trei zboari” përurohet në Korçë

  1. Më 30.09.2022 në mjediset e Hotelit “Tirana International” salla „ONUFRI” Fondacioni “H.M”  përuroi projektin me titull: “Pajisja e shkollës dhe vazhdimi i orëve të arumanishtes dhe të rumanishtes në Mekat të Vlorës”. Nje vit me pare ne kete fshat Fondacioni kishte zhvilluar me sukses projektin i parë me titull: “Klasat arumune dhe rumune në shkollën e Mekatit, Vlorë”. Projektet u realizuan me mbështetjen e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur dhe shënonin një hap përpara në rrugën e arsimimit, një lidhje me rëndësi me identitetin. Në aktivitetin perurues ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban. Ky projekt u percoll ne valet e TV Kombi Fier dhe ne valet e Televizionit “Eden 3” Vlorë.
  2. Dhjetor 2022 ne mjediset e Qendres “Liria”, Universiteti i Tiranes, Drejtuesja e Fondacionit “H.M”  mori pjese ne konferencën ndërkombëtare me titull: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” organizuar nga FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Ajo mbajti kumtesen me titull: Arumunet qe kam takuar, nje udhetim mes bashkekohesve te mi ne konferencën ndërkombëtare me titull:  “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” organizuar nga FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
  3. Fondacioni “H.M” organizoi aktivitetin me titull: “Festat afrojnë popujt” me rastin e festave Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë. Aktiviteti u zhvillua me datë 02.12.2021, ora 11.00 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” ne kryeqytet. Në aktivitet ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban.
  4. Ditën e dielë më 13 mars 2022 një grup fëmijësh nga fshati Mekat dhe Beshisht të komunës Shushicë të Vlorës zhvilluan një vizitë në Ardenicë. Aktiviteti social u organizua nga Fondacioni H.Martineau.
  5. “Një ditëlindje për shumë njerëz”- 06.06.2022, aktivitet në Fier me rastin e përvjetorit të 10-të të Fondacionit “Harriet Martineau”.
  6. Nxënës nga Fondacioni “H.M”  marrin pjese ne kater nga 16 edicionet e kampeve verore ARC ne Rumani: në Sulina, Oglinz dhe Sacelu si dhe ne edicionin online te ketij kampi ne 2021.
  7. 28-30 tetor 2022- Fondacioni HM merr pjese ne konferencen shkencore me titull: “Histori vendore dhe histori nderkombetare ne kontekstin evropian”, edicioni II, mbajtur ne Lugozh, Rumani.
  8. 21, 23, 25 nentor 2022- Fondacioni “H.M”  organizoi aktivitetin muzikor me titull: “Miqësia historike midis dy kulturave (Shqipëri-Rumani)”. Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajten tre koncerte ne Vlore- Teatri “Petro Marko”, Korce-Teatri “Andon Zako Cajupi” dhe Tirane  ku interpretoi Orkestra Simfonike e Universitetit të Arteve. I ftuar grupi folklorik  arumun i Kavajes. Në aktivitetin e Tiranes, mbajtur ne Qendren Kulturore prane Katedrales Ortodokse ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban.
  9.  Më datë 15.01.2023 ora 11:00, në qytetin e Fierit, Fondacioni “H.M” organizoi aktivitetin kulturor: “Eminesku mes dy kulturave”. I ftuar z. Kopi Kycyku.
  10. Fondacioni Harriet Martineau në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturën e Banatit, Fakultetin e Muzikës dhe të Teatrit, Universiteti Perëndimor i Timishoarës organizuan tri ditë aktivitete në Tiranë dhe në Fier. Aktivitetet nisën në datën 16 Maj 2023, në orën 11:00 në selinë e Ambasadës së Rumanisë Tiranë. Në këtë vizitë në Ambasadë  perfaqesuesit nga Tirana dhe nga Timishoara u priten nga drejtuesi i Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë Sh.T. Ambasadori Oktavian Sherban.
  11. Fondacioni “H.M”  dhe Shoqata për Kulturën e Banatit, Timishoara firmosën marrëveshjen e partneritetit dhe Bashkëpunimit Kulturor.  Ekipi prej 8 pjestarësh mori pjesë në disa takime kulturore në Tiranë dhe në Fier.
  12. 14 maj 2023, Fondacioni “H.M”  prezantoi per te pranishmit programin dhe pjesemarrjen e grupit folklorik arumun te Kavajes ne “CloudFest” edicioni 7 ne Tirane.
  13. Fondacioni “H.M” merr pjesë ne Bukuresht në takimin e 28 majit 2023, Ditës së Rumunëve të Kudondodhur. Nga data 25-28 maj në Bukuresht është mbajtur Festivali me titull “Këtu -aty” edicioni VI.
  14. Fondacioni “H.M”  organizon takimin e miqve nga Norvegjia dhe Finlanda mes arumunëve të Shqipërisë në Vlorë dhe në Gjirokastër.
  15. Fondacioni “H.M”  miratohet si anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Parlamentin e Shqipërisë.
  16. Fondacioni “H.M”  firmos marrëveshjen e partneritetit dhe Bashkëpunimit Kulturor me Shkollën Doktorale të Historisë në Universitetin e Oradeas dhe me Muzeun e Tokës së Lumenjve Krish në Oradea.
  17. Fondacioni “H.M”  zbatoi dy projekte të financuara nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur: Mësojmë arumanisht dhe rumanisht online fundjavave dhe vijoi me portalin e parë në gjuhën rumune në Shqipëri arumun.com. Fondacioni punoi edhe per celjen e radios online “HM “Arumun” që i kushtohet komunitetit arumun në Shqipëri.
  18. Fondacioni HM ndermori nje fushatë te ndërgjegjësimit në komunitetet arumune të vendit për pjesëmarrje në procesin e Rregjistrimit të Popullsisë.
  19. Fondacioni organizoi në muajin gusht aktivitetin përkujtimor në nderim të figurave arumune të qytetit të Fierit të ndarë nga jeta.
  20. Fondacioni HM.ka ofruar ndihmë në aplikimet për Universitetet rumune të të rinjve arumunë të vendit tonë në vitin akademik 2023-2024.
  21. Ne 15 janar 2024 ne mjediset e Bibliotekes “Moikom Zeqo” ne Tirane u mbajt nje aktivitet perkujtimor ne nderim te Mihai Emineskut. Ne takimin kulturor mori pjese edhe Ambasadori i Rumanise ne vendin tone, Sh.T. Oktavian Sherban.
  22. 12-26 shkurt 2026 ne mjediset e Galerise prane Komitetit Kombetar te Pakicave Kombetare u hap ekspozita me punime artizanale te arumunit Ilir Kacani nga fshati Skrofotine e Vlores. Kjo ekspozite u ndermor me nismen e Fondacionit H.M.
  23. Ne daten 21 shkurt ne mjediset e Selise se Ambasades se Rumanise ne Tirane u kremtua “Dita Nderkombetare e Gjuhes Amtare”. Ne kete veprimtari u prezantuan libra te shkrimtarit arumun Ligor Thano, u kenduan kenge arumune nga grupi i Kavajes dhe u prezantuan disa materiale video ne terren te realizuara nga Fondacioni “H.M” .
Previous Post

Fondacioni “H.Martineau” merr pjese ne takimin “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”

Next Post

Juri Andoni: “Kulturën dhe gjuhën i kam amanet nga gjyshi”!

editor

editor

Related Posts

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

by editor
July 2, 2025
0

30 qershor, 1 dhe 2 korrik 2025, jane datat e paraqitjes se kandidateve per studime në Selinë diplomatike për të...

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

by editor
June 10, 2025
0

Shoqata për art dhe kulturë "Jeronim De Rada" në Kishën "Abraham" të Llapushnikut organizoi dhe mbajti Manifestimin tradicional letrar "Qershori...

“Vetëm tri fjalë”- “Goală trei zboari” përurohet në Korçë

“Vetëm tri fjalë”- “Goală trei zboari” përurohet në Korçë

by editor
June 2, 2025
0

Ne nje atmosfere te ngrohte dhe shpirterore u perurua ne mjediset e Kishes se Shen Sotirit, Korcë përmbledhja e vargjeve...

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

by editor
May 23, 2025
0

21 Maj 2025- Në orën 09. 00, u organizua në Bibliotekën "Musine Kokalari" në Tiranë veprimtaria që shënon: "Ditën Ndërkombëtare...

Next Post
Juri Andoni: “Kulturën dhe gjuhën i kam amanet nga gjyshi”!

Juri Andoni: “Kulturën dhe gjuhën i kam amanet nga gjyshi”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.