• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Tabâra ARC, Oglinzi 2024 Edicioni XV

editor by editor
August 17, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këtë vit ashtu si çdo vit tjetër u zhvillua edicioni i 15-të i vizitës në Rumani, ku fëmijë të moshave të ndryshme dhe kujdestarët e tyre qëndruan në Tabâra Oglinzi që shërben si një kamp veror dhe mirëpret fëmijë nga e gjithë Europa për të kaluar 7 ditë të mrekullueshme në Oglinzi. Nga Shqipëria u nis një autobus me disa dhjetëra fëmijë me destinacion përfundimtar Oglinzi Tabâra Rumani. Nisja u në në orën 08:00 në Fier për të mbërritur më pas në Rumani mëngjesin e ditës së nesërme dhe në orën 17:00 qëndronim para Tabâra Oglinzi. Pavarësisht lodhjes për shkak të udhëtimit gjithmonë kishte vend për argëtim si humor, shaka, lojëra të vogla që e bënë udhëtimin më të këndshëm. Miqësitë e reja nuk munguan disa prej të cilave zgjatën edhe pas atij 7 ditori në Rumani. Pas mbërritjes në kamp, akomodimit nëpër dhoma, procedurave përkatëse me mjekun ishte koha e darkës , ushqimi i mirë i pregatitur si në shtëpi ishte ndoshta e vetmja gjë që na kishte munguar në atë rrugëtim dy ditor, sigurisht edhe një gjumë i rehatshëm. Dita e nesërme kishte rezervuar për ne surpriza të tjera , ku të ndarë në klasa mësuam për gjuhën rumune , dialektet e saj, rumunët jashtë atdheut, gjeografia dhe historia zinin një vend të rëndësishëm të cilat shoqëroheshin me vizita në muzeume , kala apo  shtëpi muze. Edhe klasa e pikturës mblidhte rreth saj plot fëmijë që u pëlqente të shfaqnin kreativitetin e tyre. Ditët kalonin duke ua lënë vendin njëra-tjetrës dhe çdo ditë ishte një aventurë e re dhe sigurisht mësimi i diçkaje të re gjithashtu. Një prej këtyre ditëve ishte edhe vizita në shtëpinë muze të Jon Kranga, shkrimtar i po kësaj zone Târgu Neamt, ai dallohet për veprimtarinë e tij letrare por jo vetëm, në të njëjtën kohë ka shërbyer si politikan, mësues madje edhe klerik. Kishat dhe manastiret që datojnë që nga Mesjeta e hershme ishin në itinerarin e vizitave tona, ato ngriheshin madhështore në maja kodrash apo edhe luginash të gjera, e meqë po përmendim fusha e kodra, relievi në Rumani ishte ai që të linte më shumë mbresa një ndërthurje perfekte e përrenjve të vegjël që rrjedhin qetësisht, majave të thepisura të maleve dhe ujërave të ëmbla të liqeneve, kjo do të merrte jetë në eskursionin tonë të ardhshëm në të ashtuquajturin Liqeni i Kuq. Lojëra organizoheshin edhe brenda zonës së kampit një ndër to ishte loja e gjetjes së thesari, cili prej grupeve do ta gjenin të parët thesarin e humbur. Lojëra të tilla zhvilloheshin çdo herë duke na e bërë qëndrim atje të paharrueshëm. Mbrëmjet ishin ndoshta pjesa më e bukur e ditës, çdo mbrëmje mbyllej me muzikë ato vendase por edhe të huaja, fëmijët kërcenin valle tradicionale rumune por edhe vallet e vendeve ku jetonin. Dita e fundit në Tabâra Oglinzi na gjeti të konfuzuar nga njëra anë ndjeheshim të trishtuar që do të largoheshin por nga ana tjetër të lumtur që po shkonim në familjen tonë me miqësitë më të reja dhe kujtimet më të bukura.

Nga: Rigesa HOXHA

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Previous Post

“Ziua Limbii Române” la Tirana

Next Post

Fabio Buli: Në kampin veror u ndjeva shumë i lumtur!

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Next Post

Fabio Buli: Në kampin veror u ndjeva shumë i lumtur!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.