• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Mbyllet sot përvoja e pjesëmarrësve nga Shqipëria në programin ARC 2024

editor by editor
August 6, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga data 30 korrik e deri në 7 gusht 2024 një grup prej 38 pjesëmarrësish nga Shqipëria, nxënës dhe studentë arumunë, nen shoqërimin e koordinatorëve përgjegjës, të organizuar nga shoqatat që kanë në qendër pakicën arumune të vendit morën pjesë në kampin veror ARC, në Oglinz, në qarkun e Neamcit. Për një javë ata u bashkuan në këtë kamp ku edhe patën mundësinë të zbulojnë më shumë nga historia, kultura dhe nga zakonet e traditat rumune të kësaj zone. Kampi dhe udhëtimi falas sigurohej nga organizatorët, pra nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur në partneritet me Ministrinë e Familjes, Rinisë dhe të Mundësive të Barabarta si dhe me Agjencinë Kombëtare të Sportit. Ky është edicioni i XV i ketij programi i njohur si kampet ARC. dhe pritet që deri në mbyllje të tij të rinj ne ture prej 7 ditësh do të qëndrojnë ne 6 qendra turistike:

Qendra Rekreative “Kodri de Aramë” – Agafton, qarku i Botoshanit

You might also like

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

“Vetëm tri fjalë”- “Goală trei zboari” përurohet në Korçë

Qendra Rekreative “Sënxheorz – Bëi, qarku Bistrița-Năsăud

Qendra Rekreative “Poiana Pinului”, qarku i Buzëut

Qendra Rekreative “Këprioara”, qarku i Hunedoarës

Qendra Rekreative “Oglinz”, qarku i Neamcit

Qendra Rekreative “Gëlëçiuk”, qarku Vrançeas

Programi “ARC” i ndermarre nga DRP-ja, u kushtohet studentëve dhe të rinjtve rumunë nga jashtë kufijve të vendit, të cilët bëjnë pjesë në kategorinë e rumunëve të kudogjendur. Për një javë, ata mund të eksplorojnë një zonë të Rumanisë dhe të përmirësojnë aftësitë e komunikimit në rumanisht, përmes aktiviteteve kulturore, arsimore dhe sportive të organizuara brenda kampeve, përmes ndërveprimit me lehtësuesit dhe vullnetarët rumunë që do t’i udhëheqin ata, si dhe me përfaqësuesit e institucioneve të interesit në zonat që vizitojnë.
Organizatorët përballojnë shpenzimet e akomodimit, udhetimit per komunitetet historike dhe ushqimit për të gjithë pjesëmarrësit në kampe. Vitin e kaluar 8 pjesëmarrës nga Fondacioni Harriet Martineau morën pjesë në Kampin ARC të mbajtur në Qendrën Rekreative Săcelu. Ata ishin pjesë e 45 fëmijëve arumunë nga Shqipëria që morën pjesë gjatë datave 3-10 korrik, Seria I. Programi ARC është ndërmarrë nga DRP-ja dhe ka në qendër studentët dhe të rinjtë rumunë kudo ata janë, me qëllim lehtësimin e ndërveprimit dhe dialogut midis të rinjve nga komunitetet historike, të rinjve nga diaspora dhe të rinjve nga Rumania, për t´i ndihmuar të zbulojnë ose të rizbulojnë Rumaninë. Grupet formohen me mbështetjen e misioneve diplomatike, shoqatave dhe njësive të kultit, duke respektuar kriteret e përzgjedhjes.

Previous Post

Elevi, studenți și profesori, etnici aromâni din Albania participă la taberele„ARC”, 2024

Next Post

“Ziua Limbii Române” la Tirana

editor

editor

Related Posts

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

by editor
July 2, 2025
0

30 qershor, 1 dhe 2 korrik 2025, jane datat e paraqitjes se kandidateve per studime në Selinë diplomatike për të...

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

by editor
June 10, 2025
0

Shoqata për art dhe kulturë "Jeronim De Rada" në Kishën "Abraham" të Llapushnikut organizoi dhe mbajti Manifestimin tradicional letrar "Qershori...

“Vetëm tri fjalë”- “Goală trei zboari” përurohet në Korçë

“Vetëm tri fjalë”- “Goală trei zboari” përurohet në Korçë

by editor
June 2, 2025
0

Ne nje atmosfere te ngrohte dhe shpirterore u perurua ne mjediset e Kishes se Shen Sotirit, Korcë përmbledhja e vargjeve...

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

“Vetëm tri fjalë”- tashmë edhe arumanisht

by editor
May 23, 2025
0

21 Maj 2025- Në orën 09. 00, u organizua në Bibliotekën "Musine Kokalari" në Tiranë veprimtaria që shënon: "Ditën Ndërkombëtare...

Next Post
“Ziua Limbii Române” la Tirana

"Ziua Limbii Române" la Tirana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.