• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Mbahet në Kuvendin e Shqipërisë konferenca kushtuar sfidave gjinore

editor by editor
June 29, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Rrjetin për Demokraci të Gruas në Shqipëri dhe me mbështetjen e IRI, zhvilloi te premten një konferencë me fokus sfidat dhe arritjet në fushën e barazisë gjinore, rolin e Kuvendit dhe bashkive për politika të ndjeshme gjinore, rolin e aktorëve si shoqëria civile në këtë drejtim, dhunën me bazë gjinore, dhunën kibernetike, sfidat e sukseset e politikave gjinore në nivel qendror dhe vendor.

Gjatë diskutimeve nga ekspertët dhe përfaqësuesit e ndryshëm, konferenca arriti të sjellë në vëmendje çështje të rëndësishme dhe të propozojë rekomandime konkrete.

You might also like

ARC 2025, fëmijët arumunë nga Shqipëria pjesë e serisë V

Të rinj dhe nxënës arumunë nga Shqipëria marrin pjesë në edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”, Rumani

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

Të pranishëm në konferencë ishin deputetet znj. Etilda Gjonaj, Raportuese e Përgjithshme për Dhunën Ndaj Grave në Asamblenë Parlamentare të KiE, e cila u ndal ndër të tjera tek Dhuna me bazë gjinore e ndikuar nga teknologjia; znj. Erisa Xhixho, Kryetare e Klubit të Deputetëve të Rinj; deputetja znj. Andia Ulliri, si dhe këshilltarë bashkiakë, kryetarë bashkie, përfaqësues nga Rrjeti Kombëtar i Monitorimit të Dhunës në Familje, dhe drejtues organizatash të ndryshme.

Takimi u përshëndet gjithashtu nga Drejtori i IRI për Shqipërinë, z. John Fluharty. Panelistët dhe të ftuarit bënë propozime dhe rekomandime konkrete për t’u adresuar në lidhje me barazinë gjinore, dhunën kibernetike ndaj grave dhe vajzave, planet gjinore të veprimit në nivel bashkie, etj.

Gjatë konferencës, pjesëmarrësit patën mundësinë të ndanin përvojat e tyre dhe të mësonin nga praktikat më të mira ndërkombëtare për përmirësimin e politikave gjinore. Diskutimet u përqendruan në identifikimin e pengesave ekzistuese dhe zhvillimin e strategjive të reja për të përballuar këto sfida. U theksua rëndësia e bashkëpunimit midis institucioneve qëndrore dhe vendore, si dhe roli kritik i shoqërisë civile në promovimin e barazisë gjinore.

Në javët e ardhshme, rekomandimet nga kjo konferencë do të dërgohen tek institucionet dhe të gjithë të pranishmit, me qëllim për të mbështetur përmirësimin e politikave dhe praktikave për barazinë gjinore në Shqipëri.

Previous Post

Fundația “H.Martineau” participă la conferința internațională organizată de Centrul de Studii Interdisciplinare al Universității din Oradea

Next Post

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

editor

editor

Related Posts

ARC 2025, fëmijët arumunë nga Shqipëria pjesë e serisë V

ARC 2025, fëmijët arumunë nga Shqipëria pjesë e serisë V

by editor
July 31, 2025
0

Ka filluar në Rumani aventura verore për të rinjtë dhe nxënësit arumunë nga Shqipëria. Fëmijët të shoqëruar nga kuadrot didaktikë...

Të rinj dhe nxënës arumunë nga Shqipëria marrin pjesë në edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”, Rumani

Të rinj dhe nxënës arumunë nga Shqipëria marrin pjesë në edicionin XVI të Programit të Kampeve “ARC”, Rumani

by editor
July 28, 2025
0

Filloi sot aventura verore për të rinjtë dhe nxënësit arumunë nga Shqipëria në Qendrën e Pushimit Sënxhorz-Bëi, në qarkun e...

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun

by editor
July 2, 2025
0

30 qershor, 1 dhe 2 korrik 2025, jane datat e paraqitjes se kandidateve per studime në Selinë diplomatike për të...

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

Përkujtohet në Kishën “Shën Abrahami” të Llapushnikut jeta dhe veprimtaria e Naum Veqilharxhit

by editor
June 10, 2025
0

Shoqata për art dhe kulturë "Jeronim De Rada" në Kishën "Abraham" të Llapushnikut organizoi dhe mbajti Manifestimin tradicional letrar "Qershori...

Next Post
Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Asociația Cred în România: Oportunități profesionale și o experiență culturală imersiva în București pentru tinerii romani din diaspora
  • Bashkohu online me radion ARUMUN

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.