Projekte

Fondacioni HM përmbylli projektin me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në Sqepur dhe Mekat”

Gjatë vitit 2026, Fondacioni Harriet Martineau, vijoi me angazhimin për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor arumun, promovimin e trashëgimisë kulturore dhe nxitjen e dialogut ndërkulturor. Fondacioni permbylli projektin me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në Sqepur dhe Mekat” ne periudhen prill – tetor 2026. Projekti u krye me mbeshtetjen e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur (DRP) të Qeverisë së Rumanisë dhe synonte ruajtjen, mësimin dhe përcjelljen e gjuhës dhe traditave tek brezat e rinj.

Ne kuader te projektit: 1. u realizua nje seri me 5 kartolina kushtuar artizanatit, veshjes popullore dhe traditave qe jane ruajtur nga njerezit e qe vazhdojne t´u percillen te rinjve edhe sot. 2. U realizua nje kalendar arumun. 3. U realizuan pese funde per vajza si pjese e veshjes tradicionale nga zona e Sqepurit.

4. U kryen nga 20 ore mesimi arumanisht ne fundjave ne te dyja fshatrat. Projekti u promovua ne 3 media lokale ne Fier, Vlore dhe Lushnje.

Faleminderit DRP!