• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në takimin e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit

editor by editor
July 2, 2026
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diten e hene ne 29 qershor 2026, znj. Entela Binjaku, drejtuese e Fondacionit H.Martineau mori pjese ne veprimtarine e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit ku u prezantua raporti “Gjendja e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri 2015–2025”, i përgatitur me mbështetjen dhe ekspertizën ligjore të Këshillit të Evropës. Ky takim u mbajt në Tirana International Hotel dhe u organizua nga Seksioni i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit, në kuadër të veprimit “Përmirësimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mekanizmi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. Prezantimi i raportit u krye nga znj. Irma Baraku, eksperte e Keshillit te Evropes, kontribuese ne studim. Ne takim mori pjese z. Endrit Shabani, Avokati i Popullit, znj. Giulia Re, Kreu i Zyres se Keshillit te Evropes ne Tirane dhe z. Velislav Ivanov, Drejtues i Ekipit per Integrimin Evropian. Ne fjalen e saj znj. Binjaku foli per rezultatet e Censusit, per krizen demografike nen te cilen ndodhen edhe pakicat kombetare, per emergjencen per ruajtjen e identitetit kulturor te pakicave, ajo vleresoi rekomandimet e Raportit per ministrine e arsimit per ruajten e identitetit. Ajo tha se bashkendan shqetesimet e te gjithe pakicave te tjera ku Fondi per Pakicat duhet te jete ndihme per te gjitha pakicat. Avokati i Popullit, Endrit Shabani, dhe komisionerja Vilma Shurdha prezantuan studimin “Gjendja e të Drejtave të Pakicave Kombëtare në Shqipëri”, i realizuar me mbështetjen e Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian. Aktiviteti u organizua nga Seksioni i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit në kuadër të veprimit “Përmirësimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mekanizmi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. Gjatë fjalës së tij, Shabani u ndal te hendeku mes njohjes ligjore të të drejtave të pakicave kombëtare dhe mënyrës se si këto të drejta zbatohen dhe përjetohen në praktikë nga qytetarët e këtyre komuniteteve. Ai theksoi se miratimi i Ligjit nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare” përbën një hap të rëndësishëm, por nënvizoi se njohja ligjore është vetëm fillimi i procesit. Sipas Avokatit të Popullit, mbledhja e të dhënave dhe evidencave nga partnerët ndërkombëtarë, si edhe nga vetë komunitetet e pakicave, për çështje që shpesh nuk evidentohen nga institucionet publike, përbën një tregues të rëndësishëm për shtetin. Në këtë kuadër, ai shpalli dy angazhime konkrete: përfshirjen, për herë të parë, të një kapitulli të strukturuar mbi të drejtat e pakicave kombëtare në raportin vjetor të institucionit, duke integruar edhe kontributet e organizatave të shoqërisë civile, si dhe hapjen e zyrave pranë zonave ku jetojnë komunitetet e pakicave kombëtare.

.

You might also like

Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

Previous Post

Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

editor

editor

Related Posts

Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

by editor
July 2, 2026
0

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian zhvilloi takimin me temë “Lufta kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive, progresi dhe sfidat në kuadër...

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvillon takimin vjetor të Asamblesë, znj. Entela Binjaku në detyrën e Kryetares së Bordit

by editor
June 12, 2026
0

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri zhvilloi dje Takimin Vjetor të Asamblesë, një ngjarje e rëndësishme që shërbeu si një moment...

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

Minorities and the European Future of the Western Balkans: the Voice of the aromanian minority in Albania at the 29th AGSM Seminar

by editor
June 6, 2026
0

Entela Binjaku joins Regional Discussion The 29th Seminar of the Working Group of Slavic Minorities (AGSM) brought together representatives of...

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

Preserving the Aromanian identity in Albania: Language, culture and historical legacy

by editor
June 6, 2026
0

The 29th Seminar of the FUEN Working Group of Slavic Minorities (AGSM) is taking place from 4 to 7 June...

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Pjesëmarrja e përfaqësueses së Fondacionit H.Martineau në takimin e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit
  • Përfaqësuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.