Të hënën, më 29 Qershor 2026, ora 14:00–16:30, në Tirana International Hotel, Salla Consortium u mbajt veprimtaria e organizuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit ku u prezantua raporti “Gjendja e të drejtave të pakicave kombëtare në Shqipëri 2015–2025”, i përgatitur me mbështetjen dhe ekspertizën ligjore të Këshillit të Evropës. Prezantimi i raportit u krye nga znj. Irma Baraku, eksperte e Keshillit te Evropes, kontribuese ne studim. Ne takim mori pjese znj. Giulia Re, Kreu i Zyres se Keshillit te Evropes ne Tirane dhe z. Velislav Ivanov, Drejtues i Ekipit per Integrimin Evropian.

Ky aktivitet u organizua nga Seksioni i Përgjithshëm i Avokatit të Popullit, në kuadër të veprimit “Përmirësimi i mbrojtjes nga diskriminimi në Shqipëri”, pjesë e programit të përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Mekanizmi Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”. Ne takim mori pjese znj. Entela Binjaku, Drejtuese e Fondacionit H.Martineau. Takimi u moderua nga komisionerja Vilma Shurdha, Institucioni i Avokatit të Popullit . Në fjalën e tij, Z. Endrit Shabani u ndal te distanca mes njohjes ligjore të pakicave kombëtare dhe mënyrës se si këto të drejta jetohen çdo ditë nga qytetarët e këtyre komuniteteve. Sipas tij, miratimi i Ligjit nr. 96/2017 për mbrojtjen e pakicave kombëtare ishte një hap i rëndësishëm, por njohja në letër është fillimi i punës, jo fundi i saj. Mbi këtë bazë ai mori dy angazhime: që raporti i ardhshëm vjetor të përmbajë një kapitull të strukturuar mbi të drejtat e pakicave kombëtare, duke integruar edhe raportet e shoqërisë civile; dhe që të hapë zyra në pranë komuniteteve ku jetojnë pakicat kombëtare.




