Nga data 1 deri më 3 maj 2026, Shqipëria mirëpriti një grup ku benin pjese përfaqësues të Shoqatës së Gjeografisë së Rumanisë, dega Gorzh (Gorj) dhe mësues nga Liceu i Arteve “Konstantin Brăiloiu” i Tërgu Zhiut (Târgu Jiut).
Aplikimi praktik i mësuesve të gjeografisë, i organizuar nga Shoqata Rumune e Gjeografisë – dega Gorzh kishte si objektiv njohjen dhe eksplorimin e disa prej pasurive më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të rajonit, të përfshira në trashëgiminë botërore të UNESCO-s. Ndër këto objekte përfshiheshin liqeni dhe qyteti i Ohrit, si dhe qytetet historike të Beratit dhe Gjirokastrës.
Një nga castet më emocionuese të kësaj vizite ishte takimi me pjestare te komunitetit arumun i cili përbën një urë të gjallë lidhjeje kulturore dhe historike midis dy vendeve. Pjesemarresit ne takim nga fshati Sqepur, Kutalli, Beratit ndane me miqte e ardhur nga qarku i Gorzhit mirenjohen per studentet qe ndjekin institucionet arsimore rumune dhe lidhjet historike mes dy vendeve.
Takimi me komunitetin arumun te zones u vlerësua si një përvojë e veçantë, që pasuroi njohuritë dhe ndjeshmërinë kulturore të pjesëmarrësve. Kjo nismë përbën një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të përvojave dhe promovimit të vlerave të përbashkëta kulturore e shkencore në rajon.



