• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Vangjeli GEGA: Ndiqeni emisionin në RTSH Gjirokastra për të mësuar më shumë për veten tonë!

editor by editor
February 6, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej disa vitesh në kanalin e RTSH- së Gjirokastër (RTGJ) përcillet në fundjavë programi kushtuar pakicës arumune të vendit. Me titullin “Emisinuea in aromana” (Emisioni në arumanisht) programi u hap më 18 shkurt 2018 dhe falë punës së palodhur të autorit dhe drejtuesit të tij z. Dhimitër Basho është transmetuar pandërprerë. Emisioni zgjat 60 minuta, përcjell traditën, kulturën, gjuhën,  zakonet e arumunëve të Shqipërisë, çaste nga jeta e përditshme, nga veprimtaritë e tyre etj., Programi transmetohet çdo të shtunë në orën 19.00 dhe ritransmetohet të dielën në orën 12.30. Në një intervistë të zhvilluar për portalin “arumun” në vitin 2021 z. Basho shprehej: “Çdo gjë që niset, ka ato të vetat përpara, do guxim, do punë, do pasion. Këto nuk na mungojnë”. Së fundmi në ekranin e RTGJ-së në drejtim të emisionit u shfaq një vajzë e cila mbështetur në rrugën e krijuar tashmë prej z. Basho, po krijon profilin e saj. Ajo quhet Vangjeli Gega. Ne i morëm znj. Gega një intervistë, gjatë së cilës ndërsa flet për etninë e saj Lica përdor termin “vllah” dhe gjuhën e folur “vllahçe” që mjaft njerëz, në të folurën e tyre, e përdorin. Në variantin ligjor pakica njihet “arumune” dhe e folura “arumanisht” kjo sepse Ligji 96/2017 njeh si pakica kombëtare në Republikën e Shqipërisë pakicat: greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare. Ju ftojmë të ndiqni në vijim bashkëbisedimin tonë!

Arumun: Znj. Vangjeli, si e keni mësuar gjuhën? Si janë zakonet tuaja në familje, sa i ruani traditat?

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

V. GEGA: Gjuhën e kam folur që e vogël. Ajo ka qenë gjuha e parë që unë kam mësuar të them fjalët e para. Madje shqipen e kam mësuar ta kuptoj dhe ta flas në gjysmën e dytë të klasës së parë. Deri atëherë flisja vetëm vllahçe me prindërit me gjyshërit, të afermit. Koha gjithmonë ndryshon, ecën përpara, por në familjen time zakonet nuk kanë ndryshuar, festohen dita e emrit, Pashka, Krishtlindjen etj. Traditat i ruajmë, na pëlqen t´i mbajmë ashtu siç kanë qenë dikur, të trashëguara brez pas brezi, me vite me radhë.

Arumun: Si është pritur dalja juaj në emisionin “Emisiunea in aromana”?

V. GEGA: Kur më kanë thënë për herë të parë për emisionin,  thoja: ” E pse unë? Ka plot vajza, djem më të mirë se unë”. Prindërit i kisha pak skeptikë në fillim, por që jo se më ndaluan të bëhesha pjesë e ketij emisioni. Në daljen e parë që bëra më thanë dhe kritika, por dhe fjalë të mira.

Arumun: Po më përpara se të dilnit  vetë në ekran, a e ndiqnit këtë program?

V. GEGA: Duke qenë se isha në shkollë e  më vonë në punë si dhe jetesa në fshat më bënte që herë ta ndiqja emisionin dhe herët e tjera jo. Kisha dalë shpesh në programin e emisionit si recituese e ndonjë kënge vllahçe në veprimtari të ndryshme, por jo si prezantuese e vetë këtij emisioni dhe nuk e mendoja se një dite do të isha pjesë e emisionit. 

Arumun: Cila është Vangjeli, një përshkrim të shkurtër tuajin për lexuesit?

V. GEGA: Vangjelia eshte një vajzë e rritur në një fshat të Gjirokastrës, nga dy prindër të thjeshtë, puntorë, të dashur, një vajzë e thjeshtë, e dashur që është pak kokëfortë për gjërat që dëshiron të bëjë, sigurohet mirë përpara se të hedhë një hap me tepër. I pëlqen thjeshtësia, të ruajë traditat dhe zakonet e saj,  të punojë si punë dore ashtu dhe punë  te zakonshme. 

Arumun: Si mendon se i shohin të rinjtë tanë traditat arumune, po gjuhën a e mësojnë ? 

V. GEGA: Shumë vllehe janë larguar tani dhe gjenden kudo nëpër botë me një zhvillim ndryshe, me një gjuhë ndryshe, duke u përballur me kultura dhe tradita ndryshe nëpër vendet ku jetojnë. Disa tradita afrojnë me tonat, disa te tjera nuk kanë lidhje fare, disa duan që t´i mësojnë si traditat ashtu edhe gjuhën, disa të tjerë jo. Unë mendoj se jane prinderit apo gjysherit ata që duhet t´i nxisin me shumë te rinjtë sot që ta mesojnë gjuhën. Pse të flasin vetëm gjuhët që mësojnë nëpër shkolla dhe mos të mësojnë edhe vllahçen? Ajo është gjuha jonë, ajo që na dallon ne nga gjuhët e tjera, pse mos ta mesojmë dhe ta flasim atë pa pikë problemi apo se mos gjykohemi nga te tjerët? Jo, sa me shumë ta dimë gjuhën tonë, aq më mirë për ne! 

Arumun: A keni ndonje mesazh për të dhënë për ndjekësit e programit në RTSH Gjirokastra?

V. GEGA: Po, e kam një mesazh: ju fëmijë,  ju moshatarë të mi mësojeni gjuhën, mos e kini problem se mund t’ju gjykojnë, asnjë gjuhë e folur nuk gjykohet, prindër, gjyshër mësojuani gjuhen dhe traditën fëmijëve dhe nipërve tuaj, nuk ka as një gjë të keqe të dinë për prejardhjen e tyre, gjuhën e tyre, traditat e tyre. Ndiqeni këtë emision për të mësuar më shumë për veten tonë!

Previous Post

Aromânii din Albania participă la Festivalul Folcloric de la Gjirokastra

Next Post

Săcelu, një vend dhe nje përvojë shumë e bukur që s’mund të harrohet lehtë

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Next Post
Săcelu, një vend dhe nje përvojë shumë e bukur që s’mund të harrohet lehtë

Săcelu, një vend dhe nje përvojë shumë e bukur që s'mund të harrohet lehtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.