• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Săcelu, një vend dhe nje përvojë shumë e bukur që s’mund të harrohet lehtë

editor by editor
February 6, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Unë jam Era,  nje vajzë qe me pelqen te eksploroje vende te bukura. Kisha dëgjuar per Rumaninë dhe per qytetet e saj, por nuk e kisha menduar qe per heren time te pare qe do shkoja jashtë shtetit, vendi qe do te vizitoja do te ishte Rumania. Sapo me erdhi mundesia per te shkuar  atje nuk e mendova dy herë dhe vendosa të shkoja. Me kishin then qe rruga do te ishte e gjate dhe e lodhshme, por cdo cast ishte aq i mrekullueshem sa dhe autobusi kishte bukurine e tij. Nuk ishte aspak e lodhshme, perkundrazi u kenaqem me shoket duke bere shaka dhe video te cilat me pas i postonim ne rrjetet sociale. Aq shume flisnim me njeri-tjetrin, sa nuk fjeta fare edhe pse udhetimi zgjati 24 oreë. U nisa nga Fieri diten e dielë dhe diten e hënë isha ne Săcelu. Në pamje te pare mu duk nje vend i vogel, por shume i bukur dhe interesant. Kishte shtepiza te vogla ku qendruam per nje javë. Diten e pare u njoha me shoqet e dhomes dhe më pas  fillova qe te njihesha me te tjeret.Dolem dhe pamë vendin perreth, u njohem me rregullat dhe aktivitetet qe mund te benim atje. Brenda kampit kishte nje fushe shume te madhe basketbolli dhe vende ku mund te merrje pjese ne aktivitete si: muzikë, kercim, pikturë dhe mesimin e gjuhes rumune. Ditet e tjera filluam qe te ndaheshim ne grupe e te merrnim pjese ne aktivitet qe ofroheshin aty. Une vendosa qe te merrja pjese tek mesimi i gjuhes rumune. Mesuesja qe na mesoi ishte shume e qete dhe ishte nje menyre shume e mire per t´u socializuar me shoket e shoqet, por edhe me mesuesit rumune. Me pas mesuesja e kercimit vendosi qe te mblidheshim bashke dhe te kercenim nje valle tradicionale rumune .Ishte shume interesante. Dhe ne  i treguam pak nga kultura jone duke kercyer nje valle popullore shqiptare. Pas kesaj dite beme disa ekskursione ku vizituam shume manastire, muze.  ku mesuam per kulturen e traditat rumune. Pervec kesaj shkuam dhe ne nje qytet tjeter Tărgu Jiu. Kur shkuam atje po jepej nje shfaqje me violine.Vendosem qe te merrnim pjese. Pasi mbaroi shfaqja beme te gjithe foto dhe morem autografe nga 2 artistet e talentuar.Pasi mbaronim vizitat neper qytetet rumune ne darke shkonim tek menca dhe me pas qendronim gjithe naten deri  vone duke organizuar lojera, kercime, filma dhe kenge. Ditet e fundit shkonim vetem  ne pishine. Pishina ndodhej ne Săcelu .Kaluam shume bukur atje.Pjesa me e bukur ishte se cdo gje ishte e organizuar nga ne. Shkembenim cdo dite mendime me njeri-tjetrin se si t´i bënim ditet tona me te bukura. E më pas udhetimit i erdhi fundit. Shtate dite kishin kaluar sa hap e mbyll syte. Ne fillim na dukej sikur sdo te kalonin kurre se ndoshta nuk e njihnim njeri-tjetrin dhe ishte hera e pare qe po qendronim kaq shume dite larg nga familja, por e them me plot gojën se nese do me pyesnim qe ta vizitoja perseri nuk do te hezitoja aspak.

Nga: Era Demo

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Previous Post

Vangjeli GEGA: Ndiqeni emisionin në RTSH Gjirokastra për të mësuar më shumë për veten tonë!

Next Post

Nxënësit dhe të rinjtë arumunë nga Shqipëria mbyllin kampin veror ARC 2023

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Next Post
Nxënësit dhe të rinjtë arumunë nga Shqipëria mbyllin kampin veror ARC 2023

Nxënësit dhe të rinjtë arumunë nga Shqipëria mbyllin kampin veror ARC 2023

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.