• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara

editor by editor
January 24, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga data 15 maj 2023 në mbrëmje e deri në mëngjesin e datës 19 në vendin tonë zhvilloi një vizitë një ekip nga Shoqata për Kulturën e Banatit dhe nga Fakulteti i Muzikës dhe i Teatrit i Universitetit Perëndimor të Timishoarës në Rumani. Kjo vizitë u realizua falë bashkëpunimit të këtyre institucioneve me Fondacionin Harriet Martineau me seli në Tiranë. Ekipi në përbërje të të cilit ishin 8 pjestarë, profesorë, doktorë, doktorandë dhe studentë mori pjesë në disa takime kulturore që u zhvilluan në Tiranë dhe në Fier. Koordonatorët e programit nga Rumania ishin: prof.univ.dr. Lucian Emil Roșca, Dr. Adrian Boba, Dr. Lavinius Nikolajevic, Drd. Adrian Balla. Aktivitetet nisën paraditen e datës 16 Maj 2023, në selinë e Ambasadës së Rumanisë Tiranë ku ekipi nga Timishoara u prit nga Ambasadori i Rumanisë në vendin tonë Sh.T Oktavian Sherban. Drejtuesi i Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë Ambasadori Sherban bëri një  paraqitje të  gjerë  të  historikut të  marrëdhënieve mes dy vendeve tona, mbështetjes që  Rumania I jep Shqipërisë  në  rrugën drejt BE-së, u ndal tek arumunët si një  pikë lidhje e fortë mes dy popujve, tek të rinjtë që në mënyrë të përvitshme ndjekin institucionet arsimore rumune dhe që një pjesë e të cilëve sot janë në  pozicione të  rëndësishme të  shtetit shqiptar duke kontribuar në zhvillimet e shoqërisë. Të ftuar për të qenë të pranishëm në takim disa orësh ishin edhe përfaqësues të komunitetit arumun të Shqipërisë. E  mërkura e 17 majit u ishte rezervuar takimeve me komunitetin arumun: dita e dytë  e aktiviteve nisi me vizitën në fshatin Rreth-Libofshë të qytetit të Fierit në familjet e lagjes Stan – Manastir. Miqtë nga Universiteti Perëndimor i Timishoarës ndanë me disa nga familjet e kësaj lagjeje çaste të  veçanta në  shoqërinë  e këngës, muzikës instrumentale, gjuhës dhe traditave. Mikpritja e  ngrohtë, respekti, komunikimi dhe gadishmëria ishin disa nga pikat kyçe të këtij takimi. Aktivitetet vazhduan me vizitën në fshatin Portëz në studion e Zisa Mushës, një ndër pjestarët e komunitetit arumun, i njohur për punimet mjeshtërore në dru. Vizitorët në  atelienë  e mjeshtrit Musha shprehën vlerësimin dhe befasinë  për aftësinë  për të  punuar drurin e për të  krijuar me duart e tij, vepra të  çmuara. Më tej rreth një kafeje miqësore të pranishmit në mjediset pranë ateliesë, ndanë përshtypjet, vlerësimet për punën e tij si dhe shqetësimet për të ardhmen e artizanatit. Rreth orës 17.00 në qytetin e Fierit, në mjediset e kompleksit “Apollon” u mblodhën fëmijë, të  rinj, qytetarë  të  moshave të  ndryshme nga komuniteti arumun i qytetit të cilët ndoqën takimin muzikor me titull: “Tinguj pranvere”. Nëpërmjet këtij takimi muzikor Fondacioni H.Martineau risolli një cikël të vendosur në kalendarin e aktiviteteve disa vite më parë. Për të pranishmit interpretoi grupi vokal arumun i Mekatit të Vlorës. Ky grup sapo ka kaluar fazën e parë përzgjedhëse për në festivalin folklorik të Gjirokastrës. Më 24 maj ky grup do të paraqitet në nivel qarku në Teatrin “Petro Marko” të qytetit në fazën përfundimtare. Grupi polifonik arumun kishte udhëtuar posaçërisht drejt Fierit për t´u bashkuar në këtë aktivitet. Pas tri këngëve në dialektin arumun interpretuan edhe anëtarët e Ansamblit Vokal dhe Instrumental të Muzikës Tradicionale të Fakultetit të Muzikës dhe Teatrit të Universitetit Perëndimor të Timishoarës. Kënga, muzika instrumentale popullore, pasioni për traditën, dëshira për ta paraqitur atë, ishin e përbashkëta e këtij takimi. Mjedisi i ngrohtë, komunikimi i hapur, klima pozitive, ishin epiqëndra e këtij aktiviteti. Në kthim drejt Tiranës ndalesa e katërt e këtij udhëtimi ishte Kavaja. Në këtë qytet grupi nga Timishoara u prit nga z.Todi Buli, Drejtuesi artistik i Ansamblit Folklorik arumun të Kavajës. Ky grup me një aktivitet prej dy dekadash ishte në mbrëmjen e 15 majit edhe pjesë e Festivalit të Resë, edicioni 7 që u mbajt në Tiranë. z. Buli bëri për të pranishmit një paraqitje të shfaqjeve dhe vlerësimeve të marra si dhe shprehu dëshirën për të qenë pjesëmarrës në aktivitetet folklorike që zhvillohen në Timishoara, qytet që këtë vit është shpallur edhe kryeqyteti evropian i kulturës. Me pamjet e mrekullueshme të perëndimit të diellit mbi bregdet në Golem u mbyll edhe kjo ditë e veçantë takimesh kulturore dhe shpirtërore. E enjtja e 18 majit nisi me takimin zyrtar në Universitetin e Arteve mes ekipit nga Universiteti i Timishoarës dhe rektoratit të këtij Universiteti. Profesorët nga UVT i dorëzuan zv.rektorit të UA-së Prof. Arian Paços kërkesë-propozimin për nisjen e një bashkëpunimi mes të dyja institucioneve arsimore që do t´u hapë rrugën shkëmbimeve mes profesoratit dhe studentëve. Më tej Bibliotekës së Universitetit të Arteve ju dhuruan libra muzikorë rumunë nga ana e Shoqatës për Kulturën e Banatit. Drejtoresha e Bibliotekës znj. Miranda Bakiasi shprehu falëndërimet në emër të institucionit dhe foli edhe njëherë për lidhjet e shumta që vetë pedagogët e këtij institucioni kanë me Rumaninë. Në mesditën e së enjtes në Lektoriumin “Tonin Harapi” në prani të pedagogëve, punonjësve të Universitetit, të studentëve u mbajt një sesion ligjëratash me temë: “Kultura dhe folklori muzikor në hapësirën ballkanike”. Në këtë takim të pranishmëve ju paraqitën një seri punimesh në lëmin e folklorit që ekipi nga Universiteti i Timishoarës kishte kryer falë punës kërkimore shkencore. Në mbyllje të kësaj dite të ngjeshur aktivitetesh në sallën “Çesk Zadeja” të Universitetit të Arteve u mbajt një koncert recital ku interpretuan anëtaret e Ansamblit Vokal dhe Instrumental të Muzikës Tradicionale nga Fakulteti i Muzikës dhe i Teatrit në UVT. Kostumet, meloditë, këngët tradicionale rumune të trevave të ndryshme zbukuruan atmosferën e artdashësve të pranishëm në sallë.

Në mbyllje të kësaj vizite ishte rezervuar një intervistë në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në kanalin e parë të RTSH-së ku të pranishëm në studio dy nga profesorët rumunë folën edhe për projektet e ardhshme dhe dëshirën për një bashkëpunim dobiprurës për të gjithë partnerët e përfshirë.

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Previous Post

Disa nga aktivitetet e Fondacionit “Harriet Martineau”

Next Post

Fillimi i Programit të bursave të ofruara nga shteti rumun, nëpërmjet MPJ, qytetarëve të huaj, për vitin universitar 2024-2025

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Next Post
Fillimi i Programit të bursave të ofruara nga shteti rumun, nëpërmjet MPJ, qytetarëve të huaj, për vitin universitar 2024-2025

Fillimi i Programit të bursave të ofruara nga shteti rumun, nëpërmjet MPJ, qytetarëve të huaj, për vitin universitar 2024-2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.