• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

editor by editor
November 20, 2025
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diten e merkure, 19 nentor 2025 Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA), në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, organizuan një takim ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve, botës akademike dhe OSHC-ve, pjesë e KKIE. Takimi pati në fokus çështjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien institucionale. Ne takim mori pjese edhe znj. Binjaku, drejtuese e Fondacionit HM. Takimi u zhvillua pranë Kryesisë së Kuvendit, në sallën e Grupeve Parlamentare. Këshilli Kombëtar i Integrimin Europian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA), në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, organizuan një takim ndërgjegjësues me përfaqësues të institucioneve, botës akademike dhe OSHC-ve, pjesë e KKIE.

Takimi i konceptuar si një forum për dialog midis deputetëve të Kuvendit, institucioneve publike, botës akademike dhe shoqërisë civile mbi përafrimin e kuadrit të të drejtave të njeriut të Shqipërisë me standardet e BE-së, pati një fokus të veçantë në çështjen e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe llogaridhënien institucionale. Aktiviteti u përshëndet nga z. Taulant Balla, Nënkryetar i Këshillit Kombëtar i Integrimit Europian, i cili pasi u uroi mirëseardhjen të ftuarve, theksoi rëndësinë e takimit në një moment vendimtar në procesin e integrimit europian të vendit, kur tashmë Shqipëria ka hapur zyrtarisht të gjithë grupkapitujt e negociatave me Bashkimin Europian. Më tej takimi u përshëndet nga z.Gledis Gjipali, Koordinator i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri/ Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, i cili vlerësoi bashkëpunimin e mirë ndër vite me KKIE, për trajtimin e çështjeve të veçanta dhe të ndjeshme për shoqërinë shqiptare dhe rrugën transformuese që do të sjellë procesi. Duke nënvizuar rolin që ka shoqëria civile për të sjellë shqetësimet apo sugjerimet e aktorëve të ndryshëm të interesit pranë institucioneve kryesore në procesin e integrimit europian, z.Gjipali vlerësoi punën e Kuvendit për krijimin e një platforme interaktive të konsultimit publik. Takimi u përshëndet nga z. Ivan Štefanec, ish-deputet dhe eurodeputet sllovak, i cili vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria dhe nënvizoi rëndësinë që ka mbështetja e qytetarëve shqiptarë për ta parë të ardhmen e vendit brenda BE-së. Z.Štefanec theksoi rëndësinë e forcimit të rolit të Kuvendit për monitorimin e procesit të negociatave dhe punës së qeverisë, por dhe çuarjen përpara të procesit. Duke vlerësuar arritjet e shënuara nga Reforma në Drejtësi dhe nismën e marrë për krijimin e të parit portofol qeveritar virtual, i mundësuar nga inteligjenca artificiale, që do të jetë përgjegjës për të gjitha prokurimet publike, z. Štefanec theksoi se pavarësisht arritjeve mbresëlënëse që janë arritur, duhet të vijohet të tregohet vëmendje në drejtim të pavarësisë së gjyqësorit dhe respektimit të të drejtave të njeriut, lirinë e medias, garantimin e aksesit nga të gjithë qytetarit të shërbimeve on-line dhe forcimin e llogaridhënies dhe garantimin e transparencës institucionale. Në pjesën e dytë të takimit, znj. Nirvana Deliu, Drejtoreshë e Projektit, Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) paraqiti disa rekomandime të dala nga konsultimet me shoqërinë civile dhe ekspertët lidhur me çështje të të drejtave të njeriut, si: trajtimi i problematikës së bullizmit në median on-line, nevojën e buxhetimit më të mirë të institucioneve të pavarura për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, etj. Aktiviteti vijoi me pyetje dhe diskutime të hapura mes pjesëmarrësve.

You might also like

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan takimin ndërgjegjësues në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”

Previous Post

Përfaqësues nga Fondacioni HM marrin pjesë në “INTERNATIONALES JUGENDFESTIVAL HEIDELBERG 2025”

Next Post

Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70

editor

editor

Related Posts

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”

by editor
March 18, 2026
0

Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau” Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet...

2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

by editor
March 1, 2026
0

Fondacioni “Harriet Martineau” u themelua në Tiranë në datë 06. 06.2012 me nismën e një grupi intelektualësh. Në qendër të...

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan takimin ndërgjegjësues në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan takimin ndërgjegjësues në kuadër të procesit të negociatave në Grupkapitullin 5 “Burimet, Bujqësia, Kohezioni”/ Kapitulli 12”

by editor
February 6, 2026
0

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA), organizuan një takim ndërgjegjësues mbi sigurinë...

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

by editor
January 18, 2026
0

Më 15 janar, ne platformen Zoom Fondacioni Harriet Martineau organizoi takimin online me titull “Eminesku midis dy kulturave”, me rastin...

Next Post
Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul “Destine literare”, întâlnirea 70

Diplomă de apreciere pentru participarea la Cenaclul "Destine literare", întâlnirea 70

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Parteneriat cultural între Muzeul Brăilei „Carol I” și Asociația „Fondacioni Harriet Martineau”
  • Veprimtaritë e zhvilluara nga Fondacioni “Harriet Martineau” gjatë vitit 2025

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.