• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

editor by editor
February 1, 2025
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe mesazhi i Patriarkut Daniel te Rumanise.

Mesazhi u lexua nga At Nifoni, kryepeshkopi i Tergovishtes.

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

“I nderuari At Joani,

Mitropoliti i Korçës dhe Zëvendës i Fronit të Kryepeshkopit,

Të nderuar anëtarë të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë,

Të nderuara autoritete shtetërore të Republikës së Shqipërisë,

Hierarkë, klerikë dhe besimtarë të Kishës Ortodokse Rumune morën me pikëllim të thellë lajmin e largimit nga kjo botë të vëllait dhe bashkëshërbëtorit tonë të dashur, i denjë për përkujtim, Anastasit, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i mbarë Shqipërisë, një personalitet i shquar i ortodoksisë bashkëkohore dhe i mbarë botës së krishterë.

Hierark me një thirrje misionare të papërsëritshme dhe një dhunti të veçantë baritore, Fortlumturia e Tij la gjurmë të thella në historinë më të re të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, të cilën e udhëhoqi me urtësi dhe përkushtim për 33 vjet. Merita kryesore për ringjalljen dhe lulëzimin e Kishës Ortodokse të Shqipërisë, gjatë dekadave që pasuan rënien e regjimit komunist në Tiranë, i takon Kryepeshkopit Anastas, një shërbëtor dinamik dhe i zellshëm në jetën e Zotit tonë, Jezu Krisht.

Me përpjekjet e palodhura të Fortlumturisë së Tij, Kisha Ortodokse e Shqipërisë u ringjall pas vitesh të vështira vuajtjesh dhe persekutimi, nëpërmjet ndërtimit të objekteve të kultit, shkollave teologjike, institucioneve social-filantropike, por edhe përmes formimit të një brezi të ri klerikësh dhe besimtarësh laikë.

Një pastor i butë dhe i urtë, i bekuari At Anastasi u shqua, në të njëjtën kohë, si një studiues erudit, vepra teologjike e të cilit, e përkthyer pjesërisht edhe në rumanisht, është një burim i pasur dhe i vlefshëm frymëzimi për teologët e rinj dhe shërbëtorët e Faltoreve të Shenjta në veprimtarinë predikuese të Ungjillit të Zotit Jezu Krisht në një shoqëri të laicizuar dhe, shpesh jomiqësore ndaj Kishës.

Mendimi teologjik i Fortlumturisë së Tij pasqyron përvojën misionare në kontinentin afrikan, frytet e karrierës mësimdhënëse në Universitetin Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, shërbesën baritore si drejtues i Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe veprimtarinë e pasur në organizatat e dialogut të ndër-krishterë dhe ndër-fetar.

Në këtë kuptim, trashëgimia shpirtërore që i nderuari Anastas, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, i lë Ortodoksisë bashkëkohore në veçanti dhe botës së krishterë në përgjithësi, është ajo e dialogut, paqes dhe solidaritetit ndërmjet Kishave, feve dhe popujve. Kryepeshkopi Anastas tregoi një dashuri vëllazërore ndaj popullit rumun dhe Kishës Ortodokse Rumune, të cilën e vizitoi disa herë, duke promovuar vazhdimisht bashkëpunimin dhe ndihmën vëllazërore ortodokse.

Ndaj, kujtojmë me mirënjohje vizitën e fundit të Fortlumturisë së Tij në Bukuresht, në vjeshtën e vitit 2017, në veprimtaritë kushtuar kremtimit të Shën Dhimitrit të Ri, Mbrojtësit të Bukureshtit dhe përkujtimit, nga Patriarkana Rumune, të mbrojtësit të Ortodoksisë gjatë komunizmit. Me të njëjtën mirënjohje kujtojmë edhe pjesëmarrjen tonë, së bashku me një delegacion të Kishës Ortodokse Rumune, në Tiranë, në vitin 2014, në veprimtaritë kushtuar shenjtërimit të Katedrales Kombëtare të “Ngjalljes së Krishtit”, simbol i ringjalljes së Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe kurorëzim i veprimtarisë baritore e misionare të Kryepeshkopit Anastas.

Në këto ditë zie, ne u besojmë hierarkëve të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse të Shqipërisë, klerit dhe të krishterëve ortodoksë shqiptarë, nderimin dhe lutjet tona, duke i kërkuar Zotit të Mëshirshëm që t’i prehë shpirtin ,vëllait tonë të dashur në Krisht, i denjë për kujtim Anastasin, Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe mbarë Shqipërisë, në dritë, paqe dhe në dashurinë e Trinisë së Shenjtë. I përjetshëm kujtimi i tij, brez pas brezi!

† Daniel”.

Previous Post

Takim kulturor në ditëlindjen e poetit Mihai Eminesku

Next Post

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Portalul și postul de radio online “ARUMUN” din Albania vă urează: Sărbători fericite!

Portalul și postul de radio online “ARUMUN” din Albania vă urează: Sărbători fericite!

by editor
December 26, 2024
0

Din partea redacției Portalului de stiri si postului de Radio online: "ARUMUN": Sărbătorile de Iarnă să vă aducă pace în suflet....

Next Post
Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.