Lexo, mendo, shkruaj!Fondacioni “Harriet Martineau” me seli në Tiranë, zhvilloi sot 8 prill 2026 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” në Tiranë një takim kulturor me në qendër librin.

I pranishem ne takim ishte dhe ambasadori i Rumanise ne vendin tone, SH.T. z. Oktavian Sherban. Ne fjalen e Tij z. Ambasador theksoi rendesine e diversitetit kulturor, pasurine dhe vlerat qe pakicat i japin nje shoqerie.

Gjatë muajit prill adhuruesit e librit festojnë dy data: 2 prillin që njihet si “Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë” dhe 23 prillin që njihet si Dita Botërore e Librit.

Veprimtaria e sotme kulturore ju kushtua librave te botuara nga Fondacioni HM. në gjuhën e pakicës kombëtare arumune. Qëllimi i veprimtarisë ishte ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.





