• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Fondacioni H,Martineau” merr pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE)

editor by editor
July 11, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) zhvilloi sot takimin me temë: “Ecuria e reformave në kuadër të Procesit të Berlinit”, çështje për të cilën ishin thirrur për të raportuar z.Taulant Balla, Ministër i Brendshëm. Në takim mbajtën fjalë përshëndetëse Kryetarja e KKIE-së, znj. Jorida Tabaku dhe Nënkryetari i KKIE-së, z. Toni Gogu, të cilët e konsideruan takimin si siparin e një sërë tryezash raportuese që do të zhvillohen nga KKIE për monitorimin e ecurisë së Procesit të Berlinit dhe Planin e ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Kryetarja e KKIE-së, znj. Jorida Tabaku, në fjalën e saj e vlerësoi takimin si një mundësi e mirë për të njohur jo vetëm ecurinë e angazhimeve dhe detyrimeve që ka vendi në kuadër të marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, por dhe njohjen me situatën e rendit dhe sigurisë publike. “Si pjesë e Procesit të Berlinit një rëndësi të veçantë kanë dhe angazhimet dhe detyrimet që lidhen me lëvizshmërinë dhe sigurisht kontrollin e territorit, ku elementi më konkret ka qenë lëvizja me kartat e ID si një nga lehtësimet e para që erdhi. Një element të veçantë ka plani i veprimit dhe lufta kundër terrorizmit, plani i përbashkët i vendeve e Ballkanit Perëndimor, i cili duhet parë njëkohësisht edhe në kuadrin e Kapitullit 24 dhe strategjisë për luftën kundër krimit të organizuar 2021-2025, ku shpresoj që sot të kemi disa elementë për ti diskutuar”, u shpreh znj. Tabaku duke ngritur më tej shqetësime lidhur me përkeqësimin në elementë kyç si anti-trafikimi dhe migracionin i paligjshëm, por dhe integritetin në radhët e Policisë së Shtetit. Më tej znj.Tabaku informoi se KKIE tashmë ka një databazë me të gjitha marrëveshjet e nënshkruara nga qeveria shqiptare në kuadër të Procesit të Berlinit dhe do të vijohet me monitorimin e zbatimit në mënyrë që të jenë marrëveshje që sjellin përfitime reale, por dhe të jepet informacioni i nevojshëm mbi zbatimin e tyre.   Më pas, Ministri i Brendshëm, z.Taulant Balla, raportoi lidhur me përmbushjen e angazhimeve dhe marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit, por dhe disa nga rezultatet dhe prioritet e Ministrisë së Brendshme në kuadër të procesit të integrimit europian. Fillimisht z.Balla u ndal në bashkëpunimin rajonal dhe marrëveshjen e vitit të fundit lidhur me menaxhimin e integruar të kufijve, menaxhimit të sfidës së migracionit, luftës kundër krimit të organizuar dhe punën për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore.  “Sa i përket përballjes me flukseigratore dhe angazhimit të qeverisë dhe agjencive ligjzbatuese shqiptare, Bashkimi Europian e vlerëson Shqipërinë si një vend model krahasuar me vendet e tjera sa i përket qasjes që ka pasur në përballimin e këtyre flukseve migratore, që vijnë kryesisht nga Azia dhe Afrika dhe që përzgjedhin korridoret e Ballkanit Perëndimor për t’iu drejtuar Europës Qendrore”, nënvizoi z.Balla duke shtuar se po punohet intensivisht me vendet e Rajonit dhe Komisionin Europian për zbatimin e planit të veprimit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, ku veçoi marrëveshjen e fundit me BE-në për aktivitetet operacionale. Më tej z.Balla informoi mbi pjesëmarrjen në projektin EMPACT, bashkëpunimin me EUROPOL, marrjen e presidencës në MARRI (Nisma Rajonale për Migrimin, Azilin dhe Refugjatët), kuadrin nënligjor të ndërmarrë në kuadër të zbatimit të ligjit “Për të huajt”, digjitalizimin e shërbimeve për emigracionin, aplikimet për lejet e qëndrimit, etj. Aktiviteti u transmetua live në faqen zyrtare web dhe “Facebook” të Kuvendit.

You might also like

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

Previous Post

Klea Malka: “E kam si pasuri origjinën tonë arumune”

Next Post

Të nderuar të merrnim pjesë në Konferencën: “Burimet e historisë dhe interpretimet e historianëve”

editor

editor

Related Posts

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

by editor
January 18, 2026
0

Më 15 janar, ne platformen Zoom Fondacioni Harriet Martineau organizoi takimin online me titull “Eminesku midis dy kulturave”, me rastin...

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

by editor
January 10, 2026
0

Asociația Fondacioni Harriet Martineau, o organizație non-guvernamentală activă în promovarea culturii, limbii și identității arumune din Albania, a avut un...

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

by editor
December 16, 2025
0

Të premten, më 12 dhjetor, në orën 11:00, në Muzeun e Brăilës „Carol I” – Shtëpia e Koleksioneve Etnografike, publiku...

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

by editor
November 20, 2025
0

Diten e merkure, 19 nentor 2025 Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA), në...

Next Post
Të nderuar të merrnim pjesë në Konferencën: “Burimet e historisë dhe interpretimet e historianëve”

Të nderuar të merrnim pjesë në Konferencën: "Burimet e historisë dhe interpretimet e historianëve”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • “Eminesku midis dy kulturave” 2026
  • 2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.