• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Fondacioni “H.Martineau” merr pjese ne takimin “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”

editor by editor
March 13, 2024
in veprimtari
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE) në bashkëpunim me Lëvizjen Europiane në Shqipëri (EMA) organizuan takimin rajonal ndërgjegjësues me temë: “Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor dhe ndikimi i tij në përshpejtimin e reformave të shtetit të së drejtës”.  Në takim mori pjesë edhe përfaqësuesja e Fondacionit “H.Martineau” znj. E.Binjaku.

Aktiviteti u përshëndet nga znj. Jorida Tabaku, Kryetare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, e cila pasi u uroi mirëseardhjen të ftuarve, theksoi rëndësinë e takimit në trajtimin e përfitimeve dhe sfidave të përbashkëta që shoqërojnë Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Z. Toni Gogu, zëvendëskryetar i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian në fjalën e tij përshëndetëse vlerësoi hapat e ndërmarra nga Shqipëria dhe nënvizoi faktin që vendi është bërë promotor i një sërë nismash rajonale. Takimi u përshëndet nga Ambasadori i Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Republikën e Shqipërisë, z. Reinout Vos, i cili vlerësoi se Plani i Rritjes është një mundësi mjaft e mirë financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor për ndërmarrjen e reformave të qarta, garantimin e sundimit të ligjit, etj. si dhe nënvizoi faktin se integrimi europian është në proces i cili i takon të gjithë shoqërisë. Më pas takimi u përshëndet nga znj. Elvira Kovacs, Kryetare e Komisionit për Integrimin Europian të Parlamentit serb, e cila nëpërmjet një videomesazhi vlerësoi rolin e Serbisë në nismat rajonale dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal në fushën e teknologjisë së informacionit, për përballimin e sfidave globale. Znj. Takimi u përshëndet nga znj. Odeta Barbullushi, Këshilltare e Kryeministrit dhe Koordinatore Kombëtare për Zonën Ekonomike Rajonale, e cila bëri një përmbledhje të hapave të ndërmarra dhe piketave të para që çuan në Planin e Rritjes dhe Reformave të BE-së; veprimet specifike që parashikon Plani për zhvillimin dhe integrimin ekonomik të Rajonit me ecurinë e reformave që lidhen me sundimin e ligjit, përmirësimin e klimës së biznesit, mirëqeverisjen në fushën ekonomike. Më tej takimi u përshëndet nga z.Gledis Gjipali, Koordinator i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian në Shqipëri/ Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane në Shqipëri, i cili vlerësoi rëndësinë e takimit për përfshirjen e të gjithë palëve në procesin e integrimit, por dhe garantimin e rritjes së transparencës dhe llogaridhënies. Takimi u përshëndet dhe nga znj. Bojana Selakovic, Koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në në Serbi, znj. Mileva Gjurovska, Koordinatore e Konventës Kombëtare për BE-në, Maqedonia e Veriut/Presidente e Lëvizja Europiane në Maqedoninë e Veriut, të cilat vlerësuan rolin e shoqërisë civile në promovimin e vlerave europiane në Rajon, me synimin për të rritur nivelin e demokratizimit, por dhe ofruar rekomandime të vlefshme. Takimi rajonal vijoi me dy panelet me temë: “Përshpejtimi i reformave për Çështjet Themelore: Përafrimi me objektivat e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor bazuar në katër shtyllat e tij” dhe “Mësimet nga zbatimi i Mekanizmit të Shtetit të së Drejtës së BE-së në Shtetet Anëtare dhe ndikimi i pritshëm nga zbatimi i tij në Ballkanin Perëndimor”, ku ndër të tjera u trajtuan tema si: rëndësia e miratimit të Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor të krijuar nga BE-ja si një përpjekje për të përshpejtuar konvergjencën socio-ekonomike; shqyrtimi i katër shtyllave të Planit të Rritjes që do të nxisin avancimin e procesit të anëtarësimit, dhe veçanërisht përshpejtimin e reformave në fushat e mbuluara nga Grup Kapitulli 1 – Themeloret, etj.

You might also like

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

Previous Post

Reprezentanții Fundatiei H.Martinea au participat la întâlnirea online

Next Post

Disa nga aktivitetet e Fondacionit “Harriet Martineau”

editor

editor

Related Posts

“Eminesku midis dy kulturave” 2026

by editor
January 18, 2026
0

Më 15 janar, ne platformen Zoom Fondacioni Harriet Martineau organizoi takimin online me titull “Eminesku midis dy kulturave”, me rastin...

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

Activitatea Asociației „Fondacioni Harriet Martineau” în anul 2025

by editor
January 10, 2026
0

Asociația Fondacioni Harriet Martineau, o organizație non-guvernamentală activă în promovarea culturii, limbii și identității arumune din Albania, a avut un...

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

Mbahet në Brëila të Rumanisë: “Arumunët në Shqipëri sot: traditë, gjuhë dhe kulturë”

by editor
December 16, 2025
0

Të premten, më 12 dhjetor, në orën 11:00, në Muzeun e Brăilës „Carol I” – Shtëpia e Koleksioneve Etnografike, publiku...

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

Përfaqësuesja e Fondacionit HM mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA)

by editor
November 20, 2025
0

Diten e merkure, 19 nentor 2025 Këshilli Kombëtar i Integrimit Evropian (KKIE) në bashkëpunim me European Movement Albania (EMA), në...

Next Post
Disa nga aktivitetet e Fondacionit “Harriet Martineau”

Disa nga aktivitetet e Fondacionit "Harriet Martineau"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • “Eminesku midis dy kulturave” 2026
  • 2020-2025- 6 tituj, 7 botime!

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.