• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Pakicat kombëtare, mbrojtje nga legjislacioni vendas dhe ndërkombëtar

editor by editor
September 26, 2024
in Uncategorized
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mbrojtja e pakicave kombëtare dhe e të drejtave e lirive të personave që iu përkasin këtyre pakicave formojnë një pjesë përbërëse të mbrojtjes ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, dhe si të tilla përfshihen në kuadrin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Të drejtat e Minoriteteve në RSH mbrohen nga:

You might also like

Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

Fondacioni HM merr pjesë në takimin online “Tempus Fugit”

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Dhjetor 2024

  1. Kushtetuta
  2. Konventa Kuadër e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Minoriteteve.
  3. Ligji Nr.96/2017 “Për mbrojtjen e minoriteteve në RSH”
  4. Ligji per Mbrojtjen Nga Diskriminimi etj

Ligji Nr.96/2017 “Për mbrojtjen e minoriteteve në RSH”  rregullon ushtrimin e të drejtave të personave që u përkasin pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, në përputhje me parimet e parashikuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, Konventën Kuadër të Këshillit të Europës për Mbrojtjen e  Pakicave Kombëtare, ratifikuar me ligjin nr. 8496, datë 3.6.1999, dhe marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e të drejtave të njeriut ku Republika e Shqipërisë është palë.

Sipas këtij ligji me pakicë kombëtare nënkuptohet një grup shtetasish shqiptarë që banojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, kanë lidhje të hershme dhe të qëndrueshme me shtetin shqiptar, shfaqin karakteristika dalluese kulturore, etnike, gjuhësore, fetare ose tradicionale dhe të cilët janë të gatshëm për të shprehur, ruajtur dhe zhvilluar së bashku identitetin e tyre të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor, fetar ose tradicional.

Në kuptimin e këtij ligji, pakicat kombëtare në Republikën e Shqipërisë janë pakicat greke, maqedonase, arumune, rome, egjiptiane, malazeze, boshnjake, serbe dhe bullgare.

Si konventa ashtu dhe ligji në fjalë afirmojnë që “Çdo person, që i përket një pakice kombëtare, ka të drejtën të zgjedhë lirisht që të trajtohet ose jo si i tillë, duke mos pasur asnjë disavantazh nga kjo zgjedhje ose nga ushtrimi  i të drejtave që janë të lidhura me këtë zgjedhje..

2.Personat që u përkasin pakicave kombëtare mund të ushtrojnë të drejtat dhe të gëzojnë liritë që burojnë prej parimeve të parashikuara në këtë Konventë kuadër në mënyrë individuale si dhe në bashkësi me të tjerët.

Mbrojtja që ligji ofron shtrihet në të gjithë territorin e RSH “Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, i ushtrojnë të drejtat dhe gëzojnë liritë e garantuara me këtë ligj, në mënyrë individuale dhe në komunitet me të tjerët, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa për sa i perket mënyres së si evidentohen pakicat minoritare, legjislacioni shqiptar ka perthithur plotësisht standartin e Konventës, konkretisht

Menyra se si realizohet percaktimi i pakicave janë 2:

  1. Veteidentifikimi
  2. Dokumentacioni i Gjendjes Civile, neni 7 i ligjit (Me qellimin hartimin e politikave per mbrojtjen dhe zbatimin e te drejtes se minoriteteve)
  • Ky ligj në tërësinë e tij, ka parashikuar nga njëra anë riafirmimin e të drejtave të minoriteteve sipas detyrimeve ndërkombtare që rrjedhin nga aderimi në Konventen per Mbrojtjen e Minoriteteve dhe nga ana tjetër ngritjen e instrumenteve për zbatimin në realitet te këtyre afirmimive ligjore të të drejtave.

Së pari

Tërësia e të drejtave që merren në mbrojtje

  1. Ndalimi i diskriminimit dhe promovimi i gjithëpërfshirjes.

Diskriminimi për shkak të qenit minoritet etnik në legjislacionin tonë gjen mbrojtje jo vetëm nëpërmjet këtij ligji, por në Kushtetutë (Neni 18) në Kodin e Punës në Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi sipas të cilit është ngritur Komisioni per Mbrojtjen nga Diskriminimi si një mekanizëm efektiv të cilit Kushtetuta i ka njohur edhe të drejtën për tiu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me aspekte të objektit të veprimtarisë së tij.

Nga ana tjetër qëllimi i Konventës dhe Ligjit për të Drejtat e Minoriteteve shkon pertej thjesht ndalimit të diskriminimit por tenton të promovoje barazi dhe një fryme bashkjetese ndërmjet kulturave. është ky qëllimi për të cilin ky ligj ka parashikuar një lloji roli aktiv dhe detyrues të institucioneve të veta për marrjen e masave specifike për promovimin e kulturave të minoriteteve, megjithatë nga ana tjetër nuk ekziston një mekanizëm specifik që të vlerësoje mënyrën se si është bërë kjo punë nga institucionet, pervec mekanizmave sic jane Avokati i Popullit apo Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Lejimi dhe nxitja dhe promovimi i kulturave te pakices

  1. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë për pjesëmarrje të barabartë dhe efektive në jetën publike, ekonomike, sociale e kulturore të vendit, në veçanti, në çështjet lidhur me ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, traditave dhe identitetit të pakicës së cilës ata i përkasin.
  2. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare dhe organizatat që përfaqësojnë pakicat kombëtare gëzojnë të drejtën e aplikimit dhe mbështetjen financiare nga institucionet e kulturës, me qëllim promovimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave të tyre, pa dallim identiteti kulturor, etnik, gjuhësor ose tradicional, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kulturën.
  3. Masat dhe politikat e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrave përgjegjës për fushat e lartpërmendura.

Liria e organizimit dhe e drejta e perfaqesimit.

Palët do të krijojnë kushtet e nevojshme për pjesëmarrjen aktive të personave që i përkasin pakicave kombëtare në jetën kulturore, shoqërore dhe ekonomike dhe në çështjet publike, veçanërisht për ato që ndikojnë mbi ta.

KONVENTA

Personave, që u përkasin pakicave kombëtare, u garantohen dhe gëzojnë këto të drejta:

  1. të drejtën e lirisë së grumbullimeve paqësore dhe lirisë së organizimit;
  2. të drejtën të krijojnë dhe të marrin pjesë në parti politike, shoqata, si dhe organizata të tjera civile, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi, me qëllim shprehjen dhe mbrojtjen e interesave të tyre;
  3. të drejtën të zgjidhen në organet përfaqësuese në nivel qendror dhe vendor, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor dhe legjislacionit përkatës në fuqi.

Liria e ndërgjegjes dhe e fesë

  1. Personave, që u përkasin pakicave kombëtare, u garantohet e drejta e lirisë së ndërgjegjes dhe fesë dhe kanë të drejtën të shfaqin, individualisht ose në komunitet me të tjerët, fenë ose besimin e tyre.
  2. Personat, që i përkasin një pakice kombëtare, kanë të drejtë të krijojnë organizatat dhe shoqatat e tyre fetare, në përputhje me legjislacionin përkatës në fuqi.

Pjesëmarrja në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike

Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë për pjesëmarrje të barabartë dhe efektive në jetën publike, ekonomike, sociale e kulturore të vendit, në veçanti, në çështjet lidhur me ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, traditave dhe identitetit të pakicës së cilës ata i përkasin.

Personat, që u përkasin pakicave kombëtare dhe organizatat që përfaqësojnë pakicat kombëtare gëzojnë të drejtën e aplikimit dhe mbështetjen financiare nga institucionet e kulturës, me qëllim promovimin, ruajtjen dhe mbrojtjen e traditave të tyre, pa dallim identiteti kulturor, etnik, gjuhësor ose tradicional, në përputhje me legjislacionin në fuqi për kulturën.

Masat dhe politikat e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e pakicave kombëtare në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrave përgjegjës për fushat e lartpërmendur

Ruajtja e identitetit kulturor të pakicave kombëtare

E drejta e arsimit në gjuhën e pakicës

  1. Personave, që u përkasin pakicave kombëtare, në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku ato banojnë tradicionalisht ose në numër thelbësor, nëse ka kërkesë të mjaftueshme, u sigurohen mundësi për të mësuar ose për të marrë mësime në gjuhën e pakicës, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e arsimit.
  2. Kriteret për përcaktimin e njësisë së vetëqeverisjes vendore, numrit thelbësor dhe kërkesës së mjaftueshme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrave përgjegjës për arsimin dhe çështjet vendore.
  3. Masat e përshtatshme në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor, me qëllim nxitjen e njohjes së kulturës, historisë, gjuhës dhe besimit fetar të pakicave kombëtare dhe të shumicës, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e arsimit, miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e arsimit.
  4. Masat e përshtatshme për krijimin e mundësive dhe kushteve për pajisjen me tekste shkollore, formimin fillestar, trajnimin dhe zhvillimin e mëtejshëm profesional të mësuesve, si dhe për krijimin e funksionimin e klasave në gjuhën e pakicave kombëtare miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin, në përputhje me legjislacionin përkatës në fushën e arsimit.
  5. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të hapin dhe të drejtojnë institucione private të sistemit arsimor dhe institucione të arsimit profesional, kur plotësojnë të gjitha kushtet e parashikuara në legjislacionin në fuqi në fushën e arsimit.
  6. Dispozitat e këtij neni do të zbatohen pa cenuar mësimin e gjuhës shqipe.

Liria e shprehjes, e mendimit, dhe e drejta e informimit

  1. Personave, që u përkasin pakicave kombëtare, u garantohet dhe gëzojnë të drejtën të shprehin mendime dhe opinione, si dhe të marrin e të shpërndajnë informacione në gjuhën e pakicave, pa diskriminim dhe pa ndërhyrjen e autoriteteve publike.
  2. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të kenë median e tyre të shkruar dhe elektronike, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë për median e shkruar dhe elektronike.
  3. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të përdorin shërbimet e mediave audio dhe audiovizive, pa diskriminim, në përputhje me kushtet, kriteret dhe procedurat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Licencimi i shërbimeve të radiopërhapjes dhe televizionit bëhet pa diskriminim dhe në përputhje me kriteret e legjislacionit për mediat audiovizive.
  4. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë të drejtën e informimit në gjuhën e tyre amtare. Radioja dhe televizioni publik qendror transmeton në njërin prej stacioneve të tij programe informative dhe kulturore në gjuhën e pakicave kombëtare.

Përdorimi i gjuhës

Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të përdorin, krahas gjuhës shqipe, në gjuhën e pakicës kombëtare që i përkasin:

emrin dhe mbiemrin e tyre, në përputhje me legjislacionin përkatës;

shenja, mbishkrime dhe informacione të tjera të një natyre personale, të dukshme për publikun, në çdo aktivitet të jetës së tyre sociale, ekonomike dhe kulturore.

Në njësitë e vetëqeverisjes vendore ku personat, që u përkasin pakicave kombëtare banojnë tradicionalisht ose përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së kësaj njësie, bazuar në kërkesën e tyre, organet e vetëqeverisjes vendore krijojnë kushtet, për aq sa është e mundur, për përdorimin e gjuhës së pakicës në marrëdhëniet ndërmjet personave që u përkasin pakicave dhe këtyre organeve. Etj.

 Ruajtja e identitetit kulturor të pakicave kombëtare

  1. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të ruajnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre gjuhësor, kulturor, fetar dhe trashëgiminë e tyre kulturore në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  2. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë, në përputhje me përcaktimet e nenit 2, të këtij ligji, të drejtën e kremtimit të ngjarjeve që lidhen me promovimin e identitetit të tyre të dallueshëm kulturor.
  3. Strategjitë, programet dhe planet e veprimit për të krijuar kushtet e nevojshme që pakicat kombëtare të ruajnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre të dallueshëm miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrave përgjegjës për arsimin dhe kulturën.

Pa cenuar masat e marra në përputhje me politikën e integrimit të përgjithshëm të pakicave kombëtare, ndalohen politikat apo praktikat që synojnë asimilimin e personave që u përkasin pakicave kombëtare kundër vullnetit të tyre.

Liria e shprehjes, e mendimit, dhe e drejta e informimit

Personave, që u përkasin pakicave kombëtare, u garantohet dhe gëzojnë të drejtën të shprehin mendime dhe opinione, si dhe të marrin e të shpërndajnë informacione në gjuhën e pakicave, pa diskriminim dhe pa ndërhyrjen e autoriteteve publike.

Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të kenë median e tyre të shkruar dhe elektronike, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë për median e shkruar dhe elektronike.

Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, kanë të drejtë të përdorin shërbimet e mediave audio dhe audiovizive, pa diskriminim, në përputhje me kushtet, kriteret dhe procedurat e përcaktuara nga legjislacioni në fuqi për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Licencimi i shërbimeve të radiopërhapjes dhe televizionit bëhet pa diskriminim dhe në përputhje me kriteret e legjislacionit për mediat audiovizive.

Personat, që u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë të drejtën e informimit në gjuhën e tyre amtare. Radioja dhe televizioni publik qendror transmeton në njërin prej stacioneve të tij programe informative dhe kulturore në gjuhën e pakicave kombëtare.

Detyrimi per ndalimin e levizjeve të popullsisë

Ndalohet marrja e masave që ndryshojnë përbërjen e popullsisë në njësitë e vetëqeverisjes vendore, të banuara nga personat që u përkasin pakicave kombëtare, me qëllim kufizimin e të drejtave të parashikuara nga ky ligj.

Së dyti. Instrumente ligjore dhe financiarë;

Krahas parashikimeve ligjore të të drejtave konkrete që merrën në mbrojtje aderimi në Konventën Kuadër të Këshillit të Europës Për të Dretjat e Minoriteteve iu imponon shteteve aderuese detyrimin për marrjen e masave konkrete për përmirësimin e mbrojtjeve të të drejtave që kjo konventë merr në mbrojtje. Ligji yne  nxjerrë posacqrisht për zbatimin e Konventës ka parashikuar disa mekanizma institucionalë dhe dhe monetarë për zbatimin e masave për përmirësimin e pozitës së minoriteteve. Konretisht në këtë ligj janë parashikuar të kryejnë rol aktiv:

  1. Njësitë e qeverisjes vendore
  2. Komiteti për pakicat kombëtare, i cili ka për qëllim sigurimin e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave dhe të interesave të pakicave kombëtare, sipas parashikimeve të këtij ligji dhe legjislacionit përkatës në fuqi. Ky institucion është një institucion qendror nën varësi të Kryeministrit, përbëhet nga përfaqësues të minoriteteve zyrtare në Shqipëri dhe ka këto kompetenca:
  3. rekomandon dhe jep opinionin e tij në lidhje me hartimin e legjislacionit, politikave dhe programeve që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave kombëtare;
  4. propozon rekomandime për Këshillin e Ministrave, ministritë dhe institucionet e tjera qendrore, si dhe organet e pushtetit vendor për trajtimin e çështjeve që lidhen pakicat kombëtare;
  5. përgatit dhe dorëzon raporte periodike për Kuvendin për gjendjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë;

ç) bashkëpunon dhe koordinon me institucionet shtetërore në nivel qendror dhe vendor raportimin dhe monitorimin për zbatimin e kuadrit ligjor dhe politikave shtetërore në lidhje me pakicat kombëtare;

  • organizon aktivitete, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e promovimin e të drejtave të pakicave kombëtare dhe forcimin e dialogut me shoqatat e pakicave kombëtare; dh) kontribuon në përgatitjen e raportit kombëtar për zbatimin e Konventës Kuadër për

Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare;

  • ndërmerr aktivitete, të cilat kanë si synim përmbushjen e angazhimeve dhe detyrimeve ndërkombëtare;

ë) jep opinione në lidhje me marrëveshjet ndërkombëtare që lidhen me të drejtat dhe liritë e pakicave kombëtare;

Nga ana tjetër për zbatimin qëllimit të tij ky ligj ka krijuar një Fond të Posacëm i cili financohet nga Buxheti i Shtetit dhe administrohet nga Komitetit për Pakicat Kombëtare.

Në kokluzion

Ligji Nr. 96/2017 “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në RSH” është një ligj që në tërësinë e tij ka përthithu plotësisht standartet e vendosura nga Konventa Kuadër e Këshillit të Europës për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, duke synuar jo vetëm afrimimin e dhe riafirmimin  të drejtave të pakicave kombëtare të cilat në vendim tonë gëzojnë mbrojtje kushtetuese, por dhe të krijojë mekanizmat dhe instrumentet përkatës për marrjen e masave aktive për realizimin e vizionit europjan për bashkejetesën ndërmjet kulturave të ndryshme. Se sa efektive janë keto mekanizma, është një cështje i cila duhet monitoruar në vazhdimësi, nga përfaqësuesit e organizmave që kanë në fokus të drejtat e njeriut.

Previous Post

Radio online ARUMUN, një radio për arumunët e  Shqipërisë

Next Post

Festojmë larminë kulturore në “Ditën Evropiane të Gjuhëve”

editor

editor

Related Posts

Clasele online de aromână şi română funcţionează şi pe timpul vacanţei

Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

by editor
June 30, 2025
0

Ambasada e Rumanise ne Tirane njofton personat me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani....

Fondacioni HM merr pjesë në takimin online “Tempus Fugit”

Fondacioni HM merr pjesë në takimin online “Tempus Fugit”

by editor
May 5, 2025
0

U organizua online nga personalitete të diasporës rumune në Montreal të Kanadasë takimi me titull: "Tempus Fugit". Veprimtaria u mbajt...

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Dhjetor 2024

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Dhjetor 2024

by editor
April 29, 2025
0

*** V E N D I M PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, DOKUMENTACIONIT DHE PROCEDURAVE PËR MBLEDHJEN E TË DHËNAVE PËR...

Fondacioni HM pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) për Kapitullin 8

Fondacioni HM pjesë e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian (PPIE) për Kapitullin 8

by editor
April 17, 2025
0

Fondacioni HM është perzgjedhur si anëtar i Platformës së Partneritetit të Integrimit Evropian për Kapitullin 8 "Politika e Konkurrencës". Platforma...

Next Post

Festojmë larminë kulturore në "Ditën Evropiane të Gjuhëve"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.