• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

Disa nga aktivitetet e Fondacionit “Harriet Martineau”

editor by editor
February 5, 2024
in Artikuj
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

You might also like

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

  1. Më 30.09.2022 në mjediset e Hotelit “Tirana International” salla „ONUFRI” Fondacioni “Harriet Martineau”  përuroi projektin me titull: “Pajisja e shkollës dhe vazhdimi i orëve të arumanishtes dhe të rumanishtes në Mekat të Vlorës”. Nje vit me pare ne kete fshat Fondacioni kishte zhvilluar me sukses projektin i parë me titull: “Klasat arumune dhe rumune në shkollën e Mekatit, Vlorë”. Projekti 1 dhe 2  u realizuan me mbështetjen e Departamentit për Rumunët e Kudondodhur dhe shënonin një hap përpara në rrugën e arsimimit, një lidhje me rëndësi me identitetin. Në aktivitetin perurues ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban. Per 60 dite ky projekt u percoll ne valet e TV Kombi Fier dhe per 17 dite rresht ne valet e Televizionit “Eden 3” Vlorë.
  2. Dhjetor 2022 ne mjediset e Qendres Liria, Universiteti i Tiranes, Drejtuesja e Fondacionit H.Martineau mori pjese ne konferencën ndërkombëtare me titull: “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” organizuar nga FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA). Ajo mbajti kumtesen me titull: Arumunet qe kam takuar, nje udhetim mes bashkekohesve te mi ne konferencën ndërkombëtare me titull:  “Gjuhët e rrezikuara dhe diaspora” organizuar nga FEL (Foundation for Endargered Languages) me seli në Londër dhe Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA).
  3. Fondacioni H. Martineau organizoi aktivitetin me titull: “Festat afrojnë popujt” me rastin e festave Kombëtare të Shqipërisë dhe të Rumanisë. Aktiviteti u zhvillua me datë 02.12.2021, ora 11.00 në mjediset e Bibliotekës “Moikom Zeqo” ne kryeqytet. Në aktivitet ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban.
  4. Ditën e dielë më 13 mars 2022 një grup fëmijësh nga fshati Mekat dhe Beshisht të komunës Shushicë të Vlorës zhvilluan një vizitë në Ardenicë. Aktiviteti social u organizua nga Fondacioni H.Martineau.
  5. “Një ditëlindje për shumë njerëz”- 06.06.2022, aktivitet në Fier me rastin e përvjetorit të 10-të të Fondacionit “Harriet Martineau”.
  6. Nxënës nga Fondacioni H Martineau marrin pjese ne kater nga 16 edicionet e kampeve verore ARC: në Sulina, Oglinz dhe Sacelu si dhe ne edicionin online te ketij kampi ne 2021.
  7. 28-30 tetor 2022- Fondacioni HM merr pjese ne konferencen shkencore me titull: “Histori vendore dhe histori nderkombetare ne kontekstin evropian”, edicioni II, mbajtur ne Lugozh, Rumani.
  8. 21, 23, 25 nentor 2022- Fondacioni „Harriet Martineau” organizoi aktivitetin muzikor me titull: “Miqësia historike midis dy kulturave (Shqipëri-Rumani)”. Në kuadër të këtij aktiviteti u mbajten tre koncerte ne Vlore- Teatri “Petro Marko”, Korce-Teatri “Andon Zako Cajupi” dhe Tirane  ku interpretoi Orkestra Simfonike e Universitetit të Arteve. I ftuar grupi folklorik  arumun i Kavajes. Në aktivitetin e Tiranes, mbajtur ne Qendren Kulturore prane Katedrales Ortodokse ishte i pranishëm ambasadori i Rumanisë në Tiranë, SH.T.Octavian Serban.
  9.  Më datë 15.01.2023 ora 11:00, në qytetin e Fierit, Fondacioni “Harriet Martineau” organizoi aktivitetin kulturor: “Eminesku mes dy kulturave”. I ftuar z. Kopi Kycyku.
  10. Fondacioni Harriet Martineau në bashkëpunim me Shoqatën për Kulturën e Banatit, Fakultetin e Muzikës dhe të Teatrit, Universiteti Perëndimor i Timishoarës organizuan tri ditë aktivitete në Tiranë dhe në Fier. Aktivitetet nisën në datën 16 Maj 2023, në orën 11:00 në selinë e Ambasadës së Rumanisë Tiranë. Në këtë vizitë në Ambasadë  perfaqesuesit nga Tirana dhe nga Timishoara u priten nga drejtuesi i Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë Sh.T. Ambasadori Oktavian Sherban.
  11. Fondacioni H.Martineau dhe Shoqata për Kulturën e Banatit, Timishoara firmosën marrëveshjen e partneritetit dhe Bashkëpunimit Kulturor.  Ekipi prej 8 pjestarësh mori pjesë në disa takime kulturore në Tiranë dhe në Fier.
  12. 14 maj 2023, Fondacioni H.Martineau prezantoi per te pranishmit programin dhe pjesemarrjen e grupit folklorik arumun te Kavajes ne “CloudFest” edicioni 7 ne Tirane.
  13. Fondacioni H.Martineau  merr pjesë ne Bukuresht në takimin e 28 majit 2023, Ditës së Rumunëve të Kudondodhur. Nga data 25-28 maj në Bukuresht është mbajtur Festivali me titull “Këtu -aty” edicioni VI.
  14. Fondacioni H.Martineau organizon takimin e miqve nga Norvegjia dhe Finlanda mes arumunëve të Shqipërisë në Vlorë dhe në Gjirokastër.
  15. Fondacioni “Harriet Martineau” miratohet si anëtar i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian në Parlamentin e Shqipërisë.
  16. Fondacioni H.Martineau firmos marrëveshjen e partneritetit dhe Bashkëpunimit Kulturor me Shkollën Doktorale të Historisë në Universitetin e Oradeas dhe me Muzeun e Tokës së Lumenjve Krish në Oradea.
  17. Fondacioni H.Martineau është duke zbatuar dy projekte të financuara nga Departamenti për Rumunët e Kudondodhur: Mësojmë arumanisht dhe rumanisht online fundjavave dhe vazhdon prej 3 vjetësh portalin e parë në gjuhën rumune në Shqipëri arumun.com. Fondacioni po punon për celjen e radios online HM që do t´i kushtohet komunitetit arumun në Shqipëri.
  18. Fondacioni HM prej muajit mars ka nisur fushatën e ndërgjegjësimit në komunitetet arumune të vendit për pjesëmarrje në procesin e Rregjistrimit të Popullsisë.
  19. Fondacioni do të organizojë në muajin gusht aktivitetin përkujtimor në nderim të figurave arumune të qytetit të Fierit të ndarë nga jeta.
  20. Fondacioni HM.ka ofruar ndihmë në aplikimet për Universitetet rumune të të rinjve arumunë të vendit tonë në vitin akademik 2023-2024.
Previous Post

Politikat e shtetit ndaj pakicave kombëtare varen nga rezultatet e Censusit

Next Post

Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara

editor

editor

Related Posts

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

Doli edhe arumanisht përmbledhja e vargjeve “Vetëm tri fjalë” nga Adalbert Gyuris

by editor
May 14, 2025
0

Ka dalë në shtyp përmbledhja poetike "Vetëm tri fjalë" botim i shtëpisë botuese Enja, Tiranë. Redaktimi arumanisht nga Marije Çaçi...

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

Verorja, prej vitit 2016 pjesë e Trashëgimisë UNESCO

by editor
March 13, 2025
0

Ardhja e pranverës në kultura të ndryshme lidhet me një sërë ritualesh. Edhe në Shqipëri në 1 mars shumë prej...

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația “Harriet Martineau” din Tirana au semnat acord de parteneriat

by editor
February 15, 2025
0

Asociația „Prietenie & Integrare” din Galați și Fundația "Harriet Martineau" din Tirana au semnat acord de parteneriat. Asociația „Prietenie &...

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

Mesazhi i Patriarkut Daniel të Rumanisë në funeralin e Kryepeshkopit Anastas

by editor
February 1, 2025
0

Ne nderimet per Kryepeshkopin Janullatos mori pjese edhe nje delegacion zyrtar i Kishes Ortodokse Rumune. Ne funeral u lexua edhe...

Next Post
Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara

Pranverë kulturore mes miqve nga Timishoara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Kandidatët për studime paraqiten në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun
  • Njoftim personave me origjinë arumune, rumunë të kudogjendur, që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2025 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.