Më 10–11 gusht 2026, në Iași të Rumanisë, u zhvillua Konferenca e 20-të Ndërkombëtare e UNIFERO – Unionit Ndërkombëtar të Grave Rumune Inc., një veprimtari e rëndësishme kushtuar promovimit të gjuhës dhe kulturës rumune, si dhe ruajtjes së identitetit kulturor për brezat e ardhshëm.

Në organizimin dhe zhvillimin e Konferences janë angazhuar personalitete të UNIFERO-s, ndër të cilët Prof. Smaranda Livescu, Presidente dhe Themeluese, Conf. univ. dr. Veronica Mihalache, Sekretare e Përgjithshme II, si dhe Oana Poleacec, Sekretare e Përgjithshme. Në këtë veprimtari mori pjesë dhe mbajti një fjalë edhe znj. Entela Binjaku, nga Fondacioni Harriet Martineau, e cila u nderua me Diplomë Nderi me motivacionin: “… si vlerësim për përpjekjen e saj të vazhdueshme në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe kulturës së Rumanisë në të mirë të brezave që vijnë”.Falenderime te sinqerta organizatoreve per vleresimin!





