• Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
SUBSCRIBE
No Result
View All Result
HARRIET MARTINEAU FOUNDATION
No Result
View All Result

“Trashëgimia dhe veçoritë e gatimeve arumune” në Elbasan

editor by editor
September 30, 2025
in Projekte
0
136
SHARES
1.2k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Më 27 dhe 28 shtator, në Elbasan u organizua veprimtaria kushtuar shijes së gatimeve tradicionale arumune. “Ekspozita e shijes”  u mbajt më 27 dhe 28 shtator 2025 përkatësisht në mjediset e  bar “Meduzës” dhe më 28  shtator 2025  në Famullinë  Ortodokse “Shën Nikolla”  prej orës  11.00.  “Ekspozita e shijes”e çelur në mjediset e Barit “Meduza” te shtunen e 27 shtatorit afroi pranë kureshtarë dhe vizitorë.

E diela në Famullinë Ortodokse “Shën Nikolla” solli në vëmendje mjeshtërinë e gatimit të zonjave arumune të Elbasanit. Këtë ditë e gëzoi me praninë e Tij Mitropoliti i Elbasanit, Shpatit dhe Librazhdit Hirësi Andoni qe i hapi dyert kësaj veprimtarie.   Të pranishmit patën mundësinë të shijonin gatimet e përgatitura nga duart e amvisave, gatimet karakteristike të identitetit arumun të këtij qarku dhe recetat që ruajnë kulturën dhe historinë lokale. Veprimtaria shërbeu si një urë lidhëse midis trashëgimisë dhe identitetit shpirtëror, duke afruar vendas, vizitorë dhe besimtarë. Me pjesëmarrjen e amvisave lokale dhe mbështetjen e KPK-se kjo veprimtari u kthye në një nderim për bukurinë e rrënjëve arumune dhe shijen që e kaluara vijon të mbahet e gjallë nga duart e amvisave.

You might also like

U prezantua ne Fier projekti me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë”

Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

Divjakë: Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

Veprimtaria dyditore kushtuar promovimit të trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare në Shqipëri u realizua mbështetur nga Komiteti për Pakicat Kombëtare të Republikës së Shqipërisë në kuadër të Thirrjes së Dytë për vitin 2025 me moton “Diversiteti na bashkon: Ruajmë traditat dhe zakonet, ndërtojmë të ardhmen”. Kjo ishte  veprimtaria e tretë e këtij projekti duke u paraprirë nga demonstrimet dyditore në Fier dhe Korçë.  Nëpërmjet demonstrimit të kulinarisë tradicionale të amvisave arumune që jetojnë në Elbasan do  të promovohen gatimet e kësaj pakice që do të jenë edhe  pjesë e  botimit të  një broshure mbi “Trashëgiminë Kulinare” duke nisur  që nga përgatitja e ushqimit tradicional, historiku i tyre, deri tek  recetat përkatëse.

Previous Post

“Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”, tryezë informuese e projektit

Next Post

Fondacioni “Harriet Martineau” zhvillon tryezën informuese: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

editor

editor

Related Posts

U prezantua ne Fier projekti me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë”

U prezantua ne Fier projekti me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë”

by editor
September 9, 2026
0

Fondacioni HM i prezanton projektet çdo vit me 31 gusht. Zgjedhja e datës 31 gusht nuk eshte e rastësishme: Kjo...

Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

by editor
August 17, 2026
0

Më 15 dhe 16 gusht 2026, në hapësirat e Aliaj EVENT, në Divjakë, u zhvillua veprimtaria “Identitete në dritë: Libri,...

Divjakë: Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

Divjakë: Ekspozim i punimeve artizanale dhe fotografive që pasqyrojnë kulturën e pakicës arumune

by editor
August 19, 2026
0

Fondacioni HM ka nisur zhvillimin e  projektit me titull: "Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”. Projekti realizohet “Me mbështetjen...

“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”

“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”

by editor
July 31, 2026
0

Fondacioni H.Martineau po zhvillon projektin me titull:“Identitete në dritë: Libri, artizanati dhe trashëgimia”. Ky projekt realizohet “Me mbështetjen e Komitetit...

Next Post
Fondacioni “Harriet Martineau” zhvillon tryezën informuese: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

Fondacioni “Harriet Martineau” zhvillon tryezën informuese: “Trashëgimia dhe kultura arumune, së bashku dhe në një tryezë”

Category

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

About

We bring you the best Premium WordPress Themes that perfect for news, magazine, & blog, etc. Visit the landing page for details.

Categories

  • Artikuj
  • Projekte
  • Uncategorized
  • veprimtari

Recent Posts

  • Pjesëmarrja e drejtueses së Fondacionit “H.Martineau” në Samitin Rajonal Evropë-Eurazi me temë: “Gratë, Paqja dhe Siguria”
  • U prezantua ne Fier projekti me titull: “Vazhdimi i klasave të arumanishtes në rajonin e Sqepurit, Berat dhe në rajonin e Mekatit, Vlorë”

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home
  • Projekte
  • veprimtari
  • Rreth nesh

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.