30 qershor, 1 dhe 2 korrik 2025, jane datat e paraqitjes se kandidateve per studime në Selinë diplomatike për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit për përkatësinë në identitetin kulturor rumun. Arumunët nga Shqipëria që dëshirojnë të kryejnë studimet në Rumani duke filluar me vitin akademik 2025 -2026 janë njoftuar në datën 26 qershor nga përfaqësia diplomatike e Rumanisë në Tiranë se në datat 30 qershor, 01,02 korrik 2025, në intervalin orar 09:00 – 12:00 mund të paraqiteshin për të marrë dokumentin e vetëdeklarimit. Të gjithë kandidatët duhet te paraqiten me Kartë Identiteti ose Pasaportë të vlefshme. Për personat të cilët nuk kanë mbushur moshën 18 vjet është e nevojshme prania e një ose të dy prindërve ose e përfaqësuesve ligjorë.
Verë letrare në Tiranë
Më 24 gusht, në orën 11:00, në Bibliotekën "Moikom Zeqo" në Tiranë do te mbahet nje veprimtari kushtuar librit, "për...





